You-En është një organizatë rinore jo-fitimprurëse shqiptare. You-En e filloi aktivitetin në vitin 2004 si MENV Group për të ndryshuar më tej në vitin 2013 me emrin, misionin dhe strukturën e re. Emri You-En vjen nga akronimi i fjalëve në anglisht Youth and Environment. Megjithatë emri i plotë nuk është në përdorim. Në aktivitetin e saj, You-En është e përqëndruar në përdorimin e praktikave të edukimit jo-formal.

Përshkrim i përgjithshëm

Redakto

You-En është një organizatë jofitimprurëse, e cila prodhon platforma të ndryshme për problematikat mjedisore dhe aktivizimin e rinisë në të tilla sipërmarrje vullnetare për të përmirësuar mjedisin në Shqipëri. Organizata You-En ka marrë këtë emër në 1 nëntor 2013 dhe që atëherë është angazhuar në projekte të ndryshme trajnimi dhe në dhënien e ideve frytdhënëse për të përmirësuar mjedisin nëpërmjet aktivizimin të rinisë.You-En është aktivizuar në krijimin e metodologjive dhe politikave të ndryshme për përfshirjen e rinisë. You-En operon edhe në fushën e shkëmbimit të ideve dhe kulturave duke marrë më të mirën prej gjithsecilit që është i gatshëm të kontribuojë nëpërmjet ideve të reja dhe novatore në funksion të misionit të saj.

Aktivitete

Redakto
  • Kampi Rinor Ekologjik, 18 - 24 korrik, 2011. Krijimi i një mini-shkolle verore në bregdetin jugor për rritjen e përgjegjësisë ndaj çështjeve mjedisore nëpërmjet vetëangazhimit rinor. Të rinjtë pjesmarrës, të cilët ishin te shumtë në numër, zbuluan problematikat kryesore mjedisore (si psh. mungesa e koshave, mbishkrime në mure, etj.) dhanë një zgjidhje kreative e modeste për të krijuar ngacmim tek pushuesit verorë.
  • Ekspozita "Sub-Urbanistika", 17 - 22 Mars, 2012. Aktivizimi i të rinjve të apasionuar pas fotografisë (në 4 nëntema të ndryshme, hapësira gri, qënie mjerane nëpër kazanë, qytetërim i gjelbër, mjedisi si koncept) dhe publikimi i 103 fotografive përballë 400 pjesmarrësve, 4 mediave vizive dhe 8 mediave të shkruara.
  • Dokumentari "Paraburgim", 22 prill, 2012. Kontribuimi për "Dita e Tokës" mbi izolimin e pemëve të rrugës nga kapset. Krijimi i një dokumentari ndërgjegjësues drejtuar institucioneve përkatëse.
  • Kampi Rinor Ekologjik, 8 - 12 gusht, 2012. Krijimi i një mini-shkolle verore, në bregdetin jugor, për rritjen e përgjegjësisë ndaj çështjeve mjedisore nëpërmjet vetë-angazhimit rinor. Të rinjtë pjesmarrës, të cilët ishin te shumtë në numër, identifikuan problematikat urbanistike, nëpërmjet punës në grupe duke dhënë disa ide për zgjidhen e çështjeve drejtuar kryetarit të Bashkisë së Himarës.
  • "I Have A Dream", 25 - 28 janar 2013. Aktivitet i përvitshëm mbi kombinimin e turizmit, sportit dhe shkëmbimit kulturor për të rritur aktivitetin sportiv në zonën Pukës. Promovimi i vlerave turistike e kulturore nëpërmjet të rinjve.
  • BUS - Build Ur Success no.1, 22 - 24 Mars, 2013. Trajnim mbi nxitjen e ngritjes së një biznesi të qëndrueshëm. Hapat që duhet ndjekur për të kthyer një sipërmarrje në biznes të qenrdueshëm.
  • BUS - Build Ur Success no.2, 12 - 14 prill, 2013. Trajnim mbi nxitjen e ngritjes së një biznesi te qëndrueshëm. Hapat që duhen ndjekur për të kthyer një sipërmarrje në biznes të qenrdueshëm.
  • GIFT - Global Intensive Financial Training, 3 Maj, 2013. Trajnim intensiv nga 8 kompani të mirënjohura kombëtarisht nëpërmjet një perfaqësuesi mbi përvojat financiare dhe përdorimi i tyre nga studentët.
  • "I Have A Dream", 24 - 27 janar 2014. Aktivitet i përvitshëm i cili kombinon përvojat në lidhje me turizmin, sportin dhe shkëmbimin kulturor, për të rritur aktivitetin sportiv në zonën ku zhvillohet ky aktivitet. Gjithashtu promovimi i vlerave turistike e kulturore nëpërmjet të rinjve nga vendi e rajoni.
  • Nismëtare të disa aktiviteteve të vogla bamirësie si; Aktiviteti i dhjetorit 2013 te Shtëpia e Fëmijës "Zyber Hallulli" në Tiranë, Shkurtit 2014 për mbjelljen e një numri të konsiderueshëm pemësh në zona të ndryshme të Tiranës.
  • Organizimi i aktivitetit të "Ditës së Ujit", më 22 Mars 2014. Ky aktivitet kishte në qendër të tij ujin si një element i pandashëm në jetën e gjithësecilit. Për të treguar sa më mirë rëndësinë e tij You-En paraqiti një kolazh fotografik në ambjentet e jashtme të Galerisë Kombëtare të Arteve. Po ashtu në mënyrë simbolike u shpërnda dhe nga një shishe ujë për të pranishmit në këtë aktivitet. Prezente ishte gjithashtu media elektronike dhe ajo e shkruar.
  • Ora e Tokës po ashtu ishte një ngjarje e cila nuk kaloi pa u festuar edhe nga shqiparët si në të gjithë botën. You-En ishte një nga organizatorët e këtij eventi në bashkëpunim me disa organizata të tjera dhe institucione shtetërore si Bashkia Tiranë, e cila bëri të mundur fikjen e drtave në oraret e mbrëmjes. Por aktiviteti nga You-En filloi që në orët e para të mëngjesit tek Rr “Murat Toptani” me muzikë dhe krijimin e shënjës 60+ me lule dhe tapa shishesh. Ndërsa në mbrëmje aktiviteti vazhdoi në Sheshin Skënderbej ku u krijua e njëjta shenjë me njerëzit dhe po ashtu me qirinj, të cilët bënë të mundur ndriçimin në orarin 20.30-21.30 ku u fikën dritat e Muzeut Historik Kombëtar, Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ministrive përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
  • Green Light and Green Entrepreneurship, 17 - 24 prill, 2014. Një projekt i financuar prej Komisionit Europian nën programin "Youth in Action" mbi trajnimin e 26 pjesmarrësve nga disa shtete të Bashkimit Europian.
  • Çdo të Shtunë pasdreke zhvillohen transmetime në formën e projeksioneve të filmave dhe videove me metrazh të shkurtër dhe me tematika të ndryshme, të hapura për të gjithë të rinjtë që kanë interes të informohen dhe te debatojnë duke nxjerrë ne fund ide konstruktive ne lidhje me tematikën e zgjedhur. Po ashtu You-En ka pasuruar këtë aktivitet duke i shtuar përveç filmave me metrazh të shkurtër edhe sete fotografike të bëra nga fotografët e organizatës, por edhe nga fotograf të tjerë të përmasave kombëtare dhe jo vetëm.

Synimet

Redakto

You-En synon që të jetë një organizatë lider në disa fusha dhe çështje si struktura e organizuar rinore, mënyra e funksionimit, nxitja e konceptit të vullnetarizmit te rinia shqiptare dhe çështjet mjedisore.

Struktura

Redakto

You-En funksionon me një strukturë horizontale dhe gjithëpërfshirëse. Në këtë strukturë përfshihet koordinatori i përgjithshëm, head-unit e departamenteve dhe anëtarët e tjerë të stafit. You-En ka katër departamente të cilat janë: Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun, Burimet Njerëzore, Menaxhimi i Projekteve dhe Departamenti i Arteve. Secili departament kryesohet nga një head-unit dhe ka skuadrën përkatëse. Koordinatori i përgjithshëm menaxhon, delegon punën si dhe e shpërndan atë në çdo departament. Vullnetarët angazhohen nëpërmjet një strukture ndryshe nga ajo e stafit. Struktura e tyre është nëpërmjet youth-leader, të cilët kanë në administrim maksimumi 5 vullnetarë. Secili vullnetar kalon nëpërmjet disa niveleve dhe hapave derisa në përfundim bëhet pjesë e skuadrës së You-En.

Redakto