Zëri i rinisë, gazetë në gjuhën shqipe, e nisi botimin më 1.1.1945 . Zëri i rinisë delte dy herë në javë. Si organ i BRPSH pasqyronte jetën dhe punën e rinisë për ndërtimin e socializmit, aksionet dhe lëvizjet e saj revolucionare në fushën ideologjike dhe ekonomike, veprimtaritë dhe arritjet në përvetësimin e kulturës, arsimit e shkencës, në kalitjen fizike e ushtarake. Zëri i rinisë botonte krijimtari letrare nga të rinjtë, nxiste dhe përkrahte talentet e reja në fushën e letërsisë e të arteve. Pasqyronte veprimtarinë e BRPSH dhe të organizatave-bazë të rinisë dhe jepte ndihmesë të rëndësishme për edukimin revolucionar të rinisë.