Zabeli i Sahit Agës
Zabeli i Sahit Agës, është kodra në juglindje të Gjilanit, përballë Kullës së Sahit agës, në Kufcë të Poshtme, jo larg fshatit Malishevë, e cila edhe tani në shënimet kadastrale mban emrin e pronarit të saj të dikurashëm. Siç mësuam nga të dhënat memoriale, zabeli dikur ishte mal i dendur, i cili në kohën osmane ruhej me rojtarë të paguar nga Sahit aga.Pas Luftës së Dytë Botërore, zabeli është konfiskuar nga pushteti komunist dhe në hapësirën e tij janë vendosur depot e APJ-së. Pas luftës së fundit në Kosovë, një pjesë e zabelit shfrytëzohej si qendër stërvitore e TMK-së, kurse kohën e fundit, me zgjerimin e qytetit, pjesa më e madhe është urbanizuar.[1]