Zabeli i Sahit agës, është kodra në juglindje të Gjilanit, përballë Kullës së Sahit agës, në kufcë të Poshtme, jo larg fshatit Malishevë, e cila edhe tani në shënimet kadastrale mban emrin e pronarit të saj të dikurshëm. Siç mësuam nga të dhënat memoriale, zabeli dikur ishte mal i dendur, i cili në kohën osmane ruhej me rojtarë të paguar nga Sahit aga. Pas Luftës së Dytë Botërore, zabeli shtë konfiskuar nga pushteti komunist dhe në hapësirën e tij janë vendosur depot e APJ-së. Pas luftës së fundit në Kosovë, një pjesë e zabelit shfrytëzohej si qendër stërvitore e TM të Kosovës, kurse kohën e fundit, me zgjerimin e qytetit, pjesa më e madhe është urbanizuar.[1]


Në afërsi të qyteti të Gjilanit, në dalje të qytetit kah fshati Malishevë, gjendet Çezma e Sahit Agës. Ky ndërtim u realizua, sipas të dhënave që janë marrë nga pronari i çezmës, para njëqind viteve. Pra, është ndërtuar në të njejtën kohë kur është ndërtuar edhe shtëpia - kullë e Sahit Agës. Çezma është e ndërtuar nga gurë të latuar dhe jo të latuar. Në pjesën e përparme, ku edhe buron uji përmes një gypi metalik, ka një gravim të thelluar në formë të gjysmëharkut me majë, ndërsa në mes ka një të çelur në formë të një dritareje të vogël (nishë) që ka shërbyer sigurisht për vendosjen e enës për të pirë ujë. Ndërsa mbi çezme është i vendosur një gurë në formë sferike. Është vizituar dhe fotografuar disa herë radhazi nga viti 2006, ndërsa në dhjetor 2014 është bërë incizimi dhe përpunimi kompjuterik nga QRTK-Gjilan.

Referime Redakto

  1. ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5.