Zaho Koka (14 korrik 1920, Vuno - 1944), ishte partizan i Luftes se Dyte Boterore dhe Heroi i Popullit.[1]

Jetëshkrimi

Redakto

I ati ishte punëtor i shumë zanateve: rriste qitro,ndërtonte mullinj drithi dhe vaji, bënte qereste, meremetonte armë. E ëma Katerina (Takja siç e thërrisnin) erdhi në Vuno nga Grabocka e Korçës sepse I ati kishte goditur një bej dhe duhej të mbrohej nga hakmarrja e beut. Takja ishte një grua e thjeshtë, e virtytshme, e bukur, me shpirt të ndjeshëm. Midis kujdesit prindëror, 2 vëllezërve Fanes dhe Kostës dhe 3 motrave Thipes, Lilos e Ferditës u rrit Zahoja në një shtëpi vunjotase ku rriteshin lule e trëndafila.[1]

Më 25 gusht 1942 Zahoja kryesoi aksionin në Vishë ku iu zu pritë tenentes Luigi Moretti dhe karabinierit Fulvio Capelletti në makinën italiane me numër 10019. Në vitin 1941 bëhet pjesë e çetave partizane dhe në vitin 1942 u fut në Brigadën e Pestë Sulmuese, duke marrë dhe rolin e zv/ komisarit të Batalionit të III të kësaj Brigade. Gjatë kësaj kohe u njoh me partizanen Ramize Gjebrea duke pasur dhe një raport dashurie me njëri-tjetrin.[1]

Në mesin e shekullit të shkuar ata morën pjesë në luftën antifashiste, ku simbol i fshatit mbetet Zaho Koka. Në reflektimet e ditëve të sotme ai është pa mëdyshje hero dhe viktimë, pasi luftoi trimërisht kundër pushuesve, sikurse u bë kurban i atyre me të cilët e bashkoi çlirimi i vendit. Zaho Koka në ato vite u lidh në një dashuri të madhe me Ramize Gjebrenë, gjithashtu në forcat partizane, gjë që i kushtoi jetën si njërit dhe tjetrit. Kjo i kushtoi shumë të dyve, pasi Shtabi i Përgjithshëm vendosi që të bëj gjyq ushtarak ndaj Ramize Gjebresë duke e pushkatuar atë, ndërsa për Zahon u mor një masë më e lehtë, duke e larguar nga të gjitha funksionet në Brigadë. Kjo detyroi Zahon të futej në dëshpërim dhe në qershor të vitit 1944 i del përpara autokolonës gjermane dhe përballet me plumbat e tyre. Ndryshe nga Ramizeja, Zaho u shpallë “Hero i Popullit” dhe gjatë gjithë viteve të komunizmit është nderuar si një luftëtar i zoti i rënë në luftë. Për dashurinë e Zahos dhe Ramizesë janë bërë disa libra vitet e fundit.[2]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c Gjidede, Pavllo (2002). Dashuri & plumba Pavllo Gjidede Dashuri & Plumba Ramize Gjebrea & Zaho Koka : ditari & giyqi partizan. Tirane: Himara Press.
  2. ^ [http://shqiptarja.com/dossier/2711/ekskluzive--si-e-shiti-zaho-koka-ramize-gjebrene-189112.html%7CZaho[lidhje e vdekur] Koka dhe Ramize Gjebrea