Zamindar Bari i Sutrapurit
Zamindar Bari i Sutrapurit është një ndërtesë e bukur i vendosur në Rrugën Rebati Mohan Das i Sutrapur thanas së Dhakës së Vjetër. Ndërtesa u ndërtua nga Rebati Mohan Das, një zamindar i fuqishëm hindu i shekullit të XX. Ajo përfshihet në listën e monumenteve të Departamentit të Arkeologjisë së Bangladeshit.
Zamindar Bari i Sutrapurit | |
---|---|
সূত্রাপুর জমিদার বাড়ি | |
Informacion i përgjithshëm | |
Tipi | Rezidencë |
Stili arkitektural | Arkitektura Neo-klasike |
Vendndodhja | Rruga Rebati Mohan Das, Satrapur thana, Dhaka e vjetër, Bangladesh |
Qyteti | Dhaka |
Koordinatat | 23°42′17″N 90°25′07″E / 23.7046696°N 90.418505°E |
Lartësia | 15.24 m (50.0 ft) |
Qiramarrës | Qendra e Shërbimit Zjarrfikës dhe Mbrojtjes Civile |
Përfundimi | 1898 |
Pronar | Qeveria e Bangladeshit |
Lartësia | 15.24 m (50.0 ft) |
Technical details | |
Floor count | 3 |
Grounds | 1 acre (4,000 m2) |
Historia
RedaktoNdërtesa zotërohej nga Roj Bahadur Satjendra Kumar Dasi, një zamindar (pronar feudal tokash) i Periudhës Britanike. Ai u bë i famshëm si zamindar, sipërmarrës, bankier dhe pronar shtypi. Ai ishte gjithashtu përfaqësues i Bashkisë së Dhakës. Ai pagoi për instalimin e dritave elektrike në Rrugën Walter, kështë që një pjesë e madhe e saj u emërtua Rruga Rebati Mohan Das ose Rruga R. M. Das sipas babait të tij Rebati Mohan Das. Ndërtesa e Satjendra Kumar Dasit ishte e njohur nga banorët vendas si Zamindar Bari.[1]
Gjatë ndarjes së Indisë, pasardhësit e zamindarit, ashtu si shumë hindu të zonës, e lanë rezidencën, duke shkuar në Indi. Nga ana tjetër në zonë u vendosën disa familje bihareze dhe të etnive të tjera jo bengaleze mysliman. Rezidenca u vu nën kotrollin e qeverisë si pronë armiku. Pas pavarësisë së Bangladeshit, biharezët dhe myslimanët e tjerë jo bengalezë u shpërngulën në Pakistan. Tashmë, ndërtesa përdoret si qendër e Shërbimit Zjarrfikës dhe Mbrojtjes Civile. Tani në të strehohen familjet e zyrtarëve të shërbimit zjarrfikës dhe qeverisë.[2][3]
Struktura
RedaktoE gjithë ndërtesa është një kombinim i dy ndërtesave të ndara tre-katëshe të vendosura krahë për krahë, pjesa jugore e të cilës duket se është më e vjetër. Ndërtesa kryesore jugore ka një hyrje rreth 15.24 m (50.0 ft) të lartë me tre kolona korintike në krye. Në të dy anët e saj mund të shihen dizajne dhe punime të larmishme artizanale. Poshtë tyre ndodhen disa struktura gjysmë-rrethore dhe dizajne të rrumbullakta. Në të gjithë ndërtesën ndodhen rreth 35 dhoma të madhësive të ndryshme. Duke hyrë nëpërmjet verandës së vogël ballore, mund të futesh në një oborr të hapur prej rreth 4.6452 m2 (50.001 sq ft), që është i rrethuar nga ndërtesa në tre krahë dhe përfundon në skajin e hapur lindor të Dholai Khalit. Pjesa e mbrapme e ndërtesës është gjithashtu e zbukuruar me kolona korintike, një strukturë gjysmë-rrethore me tre punime artizanale me dizajn rrethor dhe floreal.
Ndërtesën tre-katëshe në anën veriore dihet se e ndërtoi një nga të afërmit e Rebati Mohan Dasit. Ajo është gjithashtu një hyrje 15.24 m (50.0 ft) e lartë dhe me një numër pothuajse të njëjtë dhomash. Drejt oborrit të brendshëm ndodhet një rrugicë e hapur (në lindje) dhe kanali Dholai Khal. Në parapetin e çatisë ka pore të vogla në njëfarë largësie. Dy ndërtesat së bashku janë ndërtuar në një hapsirë prej rreth një akre.[4]
Galeri pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ "এই আমাদের ওয়ার্ড ৮০". Prothom Alo (në bengalisht). 25 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 6 maj 2018. Marrë më 30 shtator 2016.
- ^ Abdul Ashraful Havak Vadud. "Samakal: Antiquities of Dhaka are being lost and destroyed". samkal.net (në bengalisht).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Sohail Miah (15 mars 2015). "অরক্ষিত হয়ে পড়ছে পুরান ঢাকার প্রাচীন নিদর্শন: শুধু ঘোষণাতেই সীমাবদ্ধ ঐতিহ্য". Daily Manobkantha (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2015. Marrë më 30 shtator 2016.
- ^ Nazimuddin Ahmed (1986). John Sanday (red.). Buildings of the British Raj in Bangladesh (në anglisht). The University Press Limited. fq. 52–1. ISBN 984051091-6.
Bibliografia
Redakto- Nazimuddin Ahmed (1986). John Sanday (red.). Buildings of the British Raj in Bangladesh (në anglisht). The University Press Limited. ISBN 984051091-6.