Zana Rudi
Zana Rudi ka shërbyer si Ambasadore e Republikës së Kosovës në Panama. Emëruar nga Presidenti i Kosovës në dhjetor të vitit 2016, u bë ambasadorja e parë e Kosovës në këtë shtet. Ambasadorja Rudi i paraqiti kredencialet Presidentit të Panamasë Arkivuar 23 mars 2021 tek Wayback Machine duke filluar edhe zyrtarisht punën e saj si ambasadore në Panama me 9 shkurt 2017.[1] Nga Panamaja ajo shërbeu si Ambasadore jo-rezidente në El Salvador Arkivuar 20 mars 2021 tek Wayback Machine, Honduras Arkivuar 20 mars 2021 tek Wayback Machine, Kosta Rikë Arkivuar 20 mars 2021 tek Wayback Machine, Saint Kits dhe Nevis Arkivuar 20 mars 2021 tek Wayback Machine, Belize Arkivuar 20 mars 2021 tek Wayback Machine, Saint Lucia Arkivuar 29 mars 2019 tek Wayback Machine, dhe Guajana Arkivuar 20 mars 2021 tek Wayback Machine. Ajo mbuloi gjithë rajonin e Amerikës Latine dhe Karaibeve ex-oficio duke kontribuuar kështu në mënyrë aktive dhe direkte agjendës së njohjeve, prezencës ndërkombëtare dhe forcimit të imazhit të Kosovës në këtë pjesë të botës.
Para se të bëhet Ambasadore, Zana Rudi ka shërbyer si shefe e misionit në Qytetin e Panamasë, Panama ku edhe filloi karrierën e saj në shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës, duke hapur dhe drejtuar ambasadën e parë dhe të vetme të Kosovës në Amerikën Latine.
Para se të fillojë karrierën në shërbimin e jashtëm, Zana Rudi në vitin 2011, u kthye në Kosovë nga SHBA për t'iu bashkuar Ministrisë së Punëve të Jashtme në cilësinë e këshilltares së Ministrit duke kontribuar në politikën jashtme të Kosovës, duke iu bashkuar kështu përpjekjeve institucionale për forcimin e imazhit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.
Menjëherë pas përfundimit të studimeve pasuniversitare në Universitetin prestigjioz të Harvardit, në vitin 2010 ajo iu bashkua State Street Corporation në Boston në tri ekipe në Tregjet Globale. Në Programin e Zhvillimit Profesional të State Street Corporation ajo pati rastin të mësojë për sektorin privat në një kompani me rëndësi. Kjo përvojë është treguar e nevojshme në përpjekjet në diplomaci ekonomike.
Në studimet e magjistraturës në Harvard Kennedy School, përkrahur nga Fondi KAEF, ajo u diplomua me titullin magjistër në Politika Publike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Globale.
Përvojat profesionale të ambasadores Rudi përfshijnë edhe dy angazhimet e saj në organizatat multilaterale me UNHCR në Nju Jork dhe Bankën Botërore në Prishtinë.
Para se të fillojë studimet e magjistraturës në 2006, në moshën 23 vjeçare, Zana ishte pjesë e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokale në cilësinë e shefes së kabinetit të Ministrit, ku ajo përforcoi përvojën dhe pasionin e saj për politikat publike në nivel qendror dhe lokal (përmes grupeve punuese si ato për zgjedhjet, decentralizim, etj).[1]
Në vitin 2002, Zana Rudi u regjistrua në Universitetin Graceland-it në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si pjesë e një programi të bursave të promovuar nga Ambasadori i atëhershëm i SHBA në Kosovë, SH.T. Z. John Menzies. Në Graceland, Zana ndoqi studime ndërkombëtare, shkenca politike, histori dhe spanjisht.
Me gjithë përvojat e saj, Zana kishte një dëshirë të fortë për t’i përdorur ato në Kosovë për të ndihmuar në zhvillimin e vendin e saj.
Për angazhimin e saj meritor dhe kontributin për shoqërinë të vlerësuar nga Universiteti i Graceland-it Arkivuar 23 mars 2021 tek Wayback Machine, Zana Rudi në prill të vitit 2017 u nderua me Çmimin “Doktor Nderi” nga ky universitet.
Zana është e martuar dhe ka dy vajza.
Referime
Redakto- ^ a b "Ambasada e Republikës së Kosovës në Panama". Ambasada e Republikës së Kosovës në Panama. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2019. Marrë më 4 shkurt 2018.