Zaza Aleksidze
Zaza Aleksidze, e transliteruar edhe si Zaza Alexidze;18 tetor 1935 – 24 janar 2023) ishte një historian dhe gjuhëtar gjeorgjian i specializuar në studimet armene dhe orientale .Ai është më i njohur ndërkombëtarisht për deshifrimin e shkrimit të shqipes kaukaziane .
Biografia
RedaktoZaza Aleksidze lindi më 18 tetor ne vitin 1935 në Telavi në Gjeorgjinë e atëhershme Sovjetike.Ai u diplomua në Universitetin Shtetëror të Tbilisit me një diplomë në histori në 1958 dhe fitoi një doktoraturë në vitin 1969 dhe një post-doktoraturë në vitin 1984.[1]
Aleksidze punoi në Institutin Gjeorgjian të Dorëshkrimeve nga viti 1958 deri në vitin 1968 dhe në Institutin e Historisë,Arkeologjisë dhe Etnografisë nga viti 1968 deri në viti 1979.Më pas,nga 1979 deri në 2006,Aleksidze kryesoi Departamentin e Studimeve Armene në Universitetin Shtetëror të Tbilisit.Më vone ai shërbeu si drejtor i Institutit të Dorëshkrimeve nga viti 1989 deri në vitin 2006 dhe si drejtues i Departamentit të Kodikologjisë në Qendrën Kombëtare të Dorëshkrimeve.
Aleksidze ishte gjithashtu profesor emeritus i Universitetit Shtetëror të Tbilisit dhe akademik në Akademinë Kombëtare të Shkencave të Gjeorgjisë.[1][2]Ai u dekorua me Urdhrin e Nderit të Gjeorgjisë në vitin 2002 dhe çmime të tjera akademike.[2]
Aleksidze vdiq në qytetin Tbilisi më 24 janar ne vitin 2023, në moshën 87-vjeçare [3]
Punimet
RedaktoInteresat kërkimore të Aleksidzes u përqendruan në historinë sociale dhe kulturore të Kaukazit mesjetar.Ai shkroi disa vepra mbi mbishkrimet dhe dorëshkrimet mesjetare gjeorgjiane dhe armene,si dhe komente mbi burimet letrare mesjetare armene,si Libri i Letrave dhe Ukhtanes,të cilat ai i përktheu edhe në Gjeorgjisht.
Arritja më e famshme e Aleksidze është kontributi i tij në deshifrimin e shkrimit të Shqipes Kaukaziane.Një alfabet i vjetëruar prej kohësh i shqiptarëve të Kaukazit,të cilin ai ia detyroi zbulimit të tij në vitin 2003 të një palimpsesti gjeorgjio-shqiptar në Manastirin e Shën Katerinës në malin Sinai.[4]
Referime
Redakto- ^ a b Blair, Betty (2003). "Zaza Aleksidze, Decipherer of Rare Alphabet. Glimpses of Childhood". Azerbaijan International (në anglisht). 11 (3): 52–55. Gabim referencash: Invalid
<ref>
tag; name "azer" defined multiple times with different content - ^ a b "Academician Zaza Aleksidze Awarded Gold Medal of the University" (në anglisht). Tbilisi State University. 4 korrik 2022. Marrë më 24 janar 2023.
- ^ "გარდაიცვალა აკადემიკოსი ზაზა ალექსიძე" (në anglisht). Georgian Public Broadcasting. First Channel 1TV. Marrë më 24 janar 2023.
- ^ Alexidze, Zaza (2007). "Discovery and Decipherment of Caucasian Albanian Writing" (PDF). Bull. Georg. Natl. Acad. Sci. (në anglisht). 175 (1): 161–167.