Zdeněk Svěrák (shq. Zdenjek Svjerak) (i lindur më 28 mars 1936, në Pragë) është aktor, skenarist, kompozitor, shkrimtar dhe një ndër personalitetet kulturore më të shquara çeke.Që nga viti 1968 u bë pjesë e botës së filmave.

Në vitin 1958 u diplomua në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Çeke në Universitetin e Karlit, në Pragë. Veprimtaria e tij përmban më shumë se 300 tekste muzikore dhe shfaqje artistike, e më e rëndësishmja, ai ka luajtur në 32 filma. Për sa u përket skenarëve të filmave, dy më të njohurit e më të suksesshmit janë: “Kolja”, fitues i çmimit Oskar dhe “Obecná škola” (Shkolla fillore), i nominuar për Oskar. Të dy këta ishin të drejtuar nga djali i tij, Jan Svěrák.

Zdeněk Svěrák gjithashtu themeloi një organizatë bamirësie, “Paraple”, e cila fokusohet në ndihmën e njerëzve të paralizuar. Svěrák ka fituar tri çmime “Magnesia Litera” për shkrimet e tij. Në vitin 2004 fitoi çmimin “Readers' Choice” për librin e tij “Jaké je to asi v čudu”. Të njëjtin çmim e fitoi në vitin 2012 me librin “Nové povídky” dhe më 2014 me librin “Po strništi bos ”. Në vitin 1989 ishte anëtar i jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.


Filmografia Redakto

  • Zločin v šantánu (1968)
  • Skřivánci na niti (1969)
  • Pane, vy jste vdova! (1970)
  • Lucie a zázraky (1970)
  • 30 panen a Pythagoras (1973)
  • Jáchyme, hoď ho do stroje! (1974)
  • Na samotě u lesa (1975)
  • Marečku, podejte mi pero! (1976)
  • Kulový blesk (1978)
  • Brontosaurus (1979)
  • Kam nikdo nesmí (1979)
  • Vrchní, prchni! (1980)
  • Trhák (1980)
  • Kalamita (1981)
  • Jako zajíci (1981)
  • V podstatě jsme normální (1981)
  • Srdečný pozdrav ze zeměkoule (1982)
  • Karty (1982)
  • Jára Cimrman ležící, spící (1983)
  • Inzerát (1983)
  • Tři veteráni (1983)
  • Slavnosti sněženek (1983)
  • Svatební cesta do Jiljí (1983)
  • Rozpuštěný a vypuštěný (1984)
  • Co je vám, doktore? (1984)
  • Jak básníci přicházejí o iluze (1984)
  • Vesničko má středisková (1985)
  • Jako jed (1985)
  • Rohy (1986)
  • Nejistá sezóna (1987)
  • Narostl mu hřebínek (1988)
  • Tvrdý chleba (1990)
  • Obecná škola (1991)
  • Akumulátor 1 (1994)
  • Kolja (1996)
  • Lotrando a Zubejda (1997)
  • Talár a ptačí zob (2003)
  • Tatínek (2004)
  • Vratné lahve (2006)
  • Kuky se vrací (2010)
  • Tři bratři (2014)
  • Po strništi bos (2017)

Referime Redakto