Zef Paci
Zef Paci është profesor i Historisë së Artit dhe i Pikturës në Fakultetin e Arteve Pamore, Universiteti i Arteve, Tiranë. Është autor artikujsh studimorë në revista shkencore dhe ka një pjesëmarrje aktive në konferenca e workshope. Krahas veprimtarisë didaktike e studimore ka marrë pjesë në ekspozita, ka realizuar disa skenografi teatri (2008, 2009) dhe disa afreske (1995) e vitrazhe për katedralen e Shkodrës dhe atë të Vaut të Dejës.
Është përkujdesur për një sërë aktivitetesh artistike (ekspozita vetjake në grup) në drejtim të konceptit dhe të ngritjes së tyre. Ndër to përmendim: "Vështrimi nuk i lë gjërat e pandryshuara" (2005) në Galerinë Publike të Artit, Shkodër, GASH; "Vizatimet e pashfaqura të Edi Hilës" (2008); "Franc Ashiku publik dhe privat" (2009); "Ndër kohë" (2010) në Zeta Galeri; çmimi "Idromeno" (2008, 2010) në GASH; çmimi "Ardhje" (2009, 2010, 2011, 2012) për artistët e rinj në Zeta Galeri dhe FAP.