Zeko Braho
Zeko Xhevdet Braho ( 9 shtator 1934 ) Profesor i Asocuar, Doktor i Shkencave, studiues dhe pedagog shqiptar. Ka lindur në Fterrë të Sarandës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, të mesmen në Normalen e Elbasanit, ndërsa studimet e larta në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës, të cilat i përfundoi më 1957. Dha mësim në shkollën e mesme pedagogjike në Vlorë, në gjimnazet e këtij qyteti, në Akademinë e Aviacionit e të Marinës dhe në Filialin e Universitetit të Tiranës për Vlorën. Pas vitit 1990 është në kryesinë e disa shoqatave kulturore të rrethit. Ka botuar monografitë: për Jani Mingën, Marigo Posion, “Vlora në rrjedhën e historisë”, “Historiku i arsimit në Vlorë” dhe disa studime të tjera. Ka botuar artikuj shkencorë dhe ka mbajtur kumtesa në veprimtari shkencore. Mban gradën shkencore Doktor dhe titullin Profesor i Asocuar.