Zemër e Lëkundur (Turqisht: Hercai) është një serial turk me zhanër dramë. Transmetimi i parë i serialit u bë më 15 mars 2019 në kanalin turk Atv. Seriali konsiston në 69 episode në total.

Zemër e Lëkundur
GjiniaDramë
Shkruar ngaEda Tezcan
Regjia ngaCem Karcı
Benal Tairi
Barış Yöş (35-)
ShtetiTurqia
Gjuha në prodhimin origjinalTurqisht
Nr. i sezoneve3
Nr. i episodeve69
Prodhimi
ProdhuesiBanu Akdeniz
Kohëzgjatja150 minuta
Transmetimi
Transmetimi i parë15 mars 2019
Transmetimi origjinal25 prill 2021
Lidhje të jashtme
http://miayapim.com/hercai/ Faqja e rrjetit

PërmbajtjaRedakto

Asllanbejtë kërkojnë hakmarrje ndaj familjes Shadollu për prindërit e Miranit. Për këtë ai me gjyshen e tij, Azizen kanë planifikuar që Miran të martohet me Rejanin, vajzën (jo-biologjike) të Hazarit nga familja Asllanbej. E gjitha kjo që Asllanbejtë të hakmerren ndaj Shadolluve, më saktë Hazarit i cili sipas Asllanbejëve ka vrarë prindërit e Miranit. Por a është e vërtetë kjo? A do mundet dashuria e Rejan dhe Miran të kapërcejë hakmarrjen? Një histori dashurie e lindur mes hakmarrjes, mes dokeve dhe ligjeve të errëta të shoqërisë njerëzore në një krahinë jo shumë të njohur të Turqisë, në Midyat.

ShikueshmeriaRedakto

Hercai renditet si një prej serialeve më të shikuar të kinematografisë turke ku në cdo episod ka arritur majat e klasifikimeve. Episodet e para komentoheshin në rang botëror në Twitter. Hercai është seriali i vetëm që ka arritur të mundë në shikueshmëri serialin që prej vitesh kryesonte, Arka Sokaklar. Vlerësimin më të lartë e arriti në episodin e tretë. Vetëm episodi i parë i Hercai numëron më shumë se 30 milionë klikime në YouTube dhe mbi 1 miliardë shikime të të gjithë kanalit në YouTube. Këto janë shifra të paarritura më parë nga ndonjë serial turk. Fragmentet e serialit ishin të komentuara në të gjithë botën sipas Twitter dhe YouTube me mbi 1 milionë shikime për pak orë. Edhe pse sezoni i dytë pati shumë kritika, gjithmonë shikueshmëria e këtij seriali ka qënë në maja.

Krijimi i serialitRedakto

Fillimi i 2020 gjeti produksionin Mia Yapim, me në krye producenten Banu Akdeniz në mes të punës. Ata kishin nisur përgatitjet 2 muaj më parë dhe po fillonin me përzgjedhjen e kastit. Kur emrat e Akin & Ebru u shfaqën si kryeprotagonistë, interesi qe i ulët dhe shumë thonin se do mbaronte me 6 episode. Por premiera e 2 episodeve të para me shifra të larta shikueshmërie vërtetoi krejt të kundërtën. Sumeyye Ezel ishte pjesë e ekipit të punës, si autorja e librit në të cilin bazohet Hercai. Me të njëjtin emër, libri Hercai ka dy pjesë të botuara nga Sumeyye Ezel Koc të cilat u njohën në më shumë se 100 shtete.

Kompania Mia Yapim ka hasur shumë vështirësi me xhirime. Si një kompani e vogël, duke punuar në një terren të vështirë dhe me kushte aspak të favorshme atmosferike, xhirimet gjtihmonë kishin vonesa sezonin e parë dhe për publikun jepej vetëm një fragment.

Transmetimi ne ShqiperiRedakto

Seriali filloi transmetimin në Shqiperi ne Tetor te 2019 ne platformen me pagese, Tring ne kanalet 3 Plus dhe Jolly HD. Pavaresisht se nje platforme me pagese, popullariteti ishte i madh.

Ne Kosove, filloi transmetimin ne nje kanal te ri ATV, ndersa ne Maqedoni ne kanalin Alsat M.

Transmetimi nderkombetarRedakto

Në Kili, kanali që e transmetonte arriti shikueshmërinë më të lartë nga të gjithë të tjerët. Interesi atje ishte shumë i madh dhe lëkundësja e Rejan dhe Miran improvizohej në rrugët e qytetit.

Edhe në Kinë ky serial u prit shumë mirë nga publiku atje.

Ne Prill 2021 gjiganti televiziv ne SHBA, Telemundo njoftoi se se shpejti do te niste transmetimi i Hercait edhe atje.

Deri më sot, Hercai numërohet si një nga serialet më të shitura ndonjëherë në më shumë se 125 shtete dhe dubluar në shumë gjuhë të huaja.

LuajnëRedakto

Aktorët Personazhi Epizodet
Akın Akınözü Miran Asllanbej/Shadollu 1-69
Ebru Şahin Rejan Asllanbej/Shadollu 1-69
Ayda Aksel Azize Asllanbej / Ajshe Shadollu 1-69
Feride Çetin Zehra Shadollu 1-29 / 42-69
Macit Sonkan Nasuh Shadollu 1-69
Serdar Özer Xhihan Shadollu 1-69
Gülçin Hatıhan Handan Shadollu 1-69
İlay Erkök Jaren Shadollu/Bakirxhiollu 1-69
Cahit Gök Fërat Demiralp/Asllanbej 1-69
Güneş Hayat Esma Demiralp 1-69
Emrullah Omay Mahmut 1-69
Zuhal Yalçın Asije 35-69
Barış Yalçın Mahfuz 39-69
Evlan Demirez Sejda 40-69
Dilaray Yeşilyaprak Zejnep Asllanbej 47-69

Personazhet e mbaruarRedakto

Aktorët Personazhi Epizodet
Eylem Tanrıver Keriman Çetin 1-12
Sarp İkiler Xhaner Katërxhë 8-17
İnci Şen Nigar Katërxhë 1-29
Aydan Taş Shehrijar Tashkën 5-25
Eda Elif Başlamışlı/Duygu Yetiş Elif Asllanbej Shadollu 1-38
Aydan Burhan Hanife Derbent 1-44
Doğan Bayraktar Aslan Asllanbej 39-49
Ebrar Alya Demirbilek Gyl Shadollu / Gyl Hanëm 1-50
Gülçin Santırcıoğlu Sultan Asllanbej 1-51
Ahmet Kayakesen Harun Bakirxhiollu 26-56
Oya Unustası Gonyl Asllanbej Shadollu 1-62
Ahmet Tansu Taşanlar Azat Shadollu 1-62
Aslı Samat Melike Ashtutan 1-64
Güven Hokna Shykran 24-64
Aysun Metiner Dilshah Asllanbej 54-65
Serhat Tutumluer Hazar Shadollu 1-65
Ayşegül Günay Fusyn Asllanbej/Bakirxhiollu 47-68
Sera Kutlubey Azra Bakirxhiollu 56-68

TransmetimiRedakto

Sezoni Dita dhe ora Fillimi i sezonit Fundi i sezonit Episode Kanali
Sezoni i parë E premte 20.00 15 mars 2019 31 Maj 2019 12 atv
num_seasons i dytë E premte 20.00 20 shtator 2019 27 mars 2020 26 atv
num_seasons i tretë E premte 20.00 18 shtator 2019 25 prill 2021 31 atv