Zenoni nga Citiumi (335 - 263/262) lindi në qytetin e vogël Citium në Qipër. Dijmë se është themeluesi i shkollës stoike dhe se ishte i njohur me nofkën Fenikasi. Bir i një tregtar të pasur, edhe ai filloi me tregti porse y zhyt në humbje të mëdha prandaj ngriti dorë e u tërhoq. Rreth vitit 310 p.e.s. largohet nga vendlindja dhe vendoset në Athinë. Nga këtu i ndjek mësimet e cinistit Krates, megarikut Stilponit dhe akademistëve ksenokratit e Polemonit.

Pas përafërsisht dhjetë vjetësh, Zenoni, filloi të ngrej shkollën e vet në vend publik, që ishte Portiku i pikturave (Stoa Puakile) nga rrjedh pra edhe emri i shkollës Stoicizmi.

Është vështirë të ndërtojmë një pasqyrim të qartë mbi idetë dhe edukimin që shtjellonte Zenoni, pasiqë nuk na ka ngelur gati asnjë shënimm i shkruar. Janë shkrimet e nxënësit e tij Krisipit nga të cilat mësojmë se detyra morale, kontrolli i vetvehtes dhe harmonia me natyrën ishin parimet kryesore të etikës stoike të doktrinës së tij. Ndër nxënësit tjerë me famë në këtë kohë është edhe mbreti i Maqedhonisë Antigon Gonatasi.

I veshur me dituri të gjithanshme, Zenoni iu përvesh ngritjes së virtytit të luhatur nga Epikurienët, dhe rimëkëmbjes e të vërtetës së damkosur nga Skeptikët. Ndau shkencës në tri lami kryesore : Logjika, Fiziologjia dhe Morale. Dy të parat në thelb, për te janë vetëm përgatitje për të përqafuar të tretën që është nënkuptohet në këtë rast edhe më madhorja.

Në logjikë, trajton kriteret e së vërtetës dhe thotë se çdo ide e ynë e ka nismën në ndonjë ndjenjë. Në fiziologji (Shkenca e natyrës) ndanë botën si dhe njeriun në dy principe : njëra pasive, që është materia dhe ajo aktive që është arsyja. Sa i përket Moralit, ai kërkon nënshtrimin rregullave të përmendura se janë ligj hyjnor dhe jep kahjen e të ndjekurit të natyrës. Ai nuk pranon asnjë hirë e të mirë tjetër përveç virtytit kështu që, ngritet në personalitet të urtësisë së lartë gjer në hyjnim.

Përndryshe nga Zenoni sot na kanë ngelur vetëm titujtë e disa veprave si : Jeta sipas natyrë, Natyra Njerëzore, Detyra Fjalët dhe Pasionet. Sa i përket çështjeve që trajton, na i njohim nga shkrimet e Ciceronit, Senekës e Plutarkut. Për jetën e tij mësojmë nga Diogjen Laersi.

Zenoni vdiq në moshë shumë të shtyrë rreth vitit 262/263 p.e.s. i adhuruar nga të gjithë.