Zenun Pajaziti lindi më 12 shtator 1966Gjilan është politikan shqiptar në kosovë.

Biografia

Redakto

Zenun Pajaziti shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan. Studioi në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës ku specializoi në ndërtimtari. Më vonë studioi në Shkollën Politike të Prishtinës dhe përfundoi kursin nga programi për vizitorë ndërkombëtar të udhëheqësisë për Llogaridhënie dhe Etikë në Qeveri dhe Biznes, i sponsoruar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve/Zyra e Amerikane në Prishtinë.

Karriera

Redakto

Zenun Pajaziti është zëvendës ministër i Punës dhe Mirëqenjes Sociale në Qeverinë e Republikës së Kosovës ku angazhohet për ngritjen e mirëqenjes se të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Zenun Pajaziti ka qenë ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës që nga janari 2008 deri ne riformatimin e Qeverise se Kosovës në shtator të vitit 2010. Është anëtar i udhëheqësisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Gjatë karrierës së tij, puna e z. Pajazitit në veçanti u përqendrua në integrime evropiane dhe çështje të standardeve, në ndihma humanitare për personat e zhvendosur, sport dhe në promovim të aktiviteteve pozitive për të rinjtë. Zenun Pajaziti është edhe kryetar i Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe nënkryetar i Komisionit Olimpik të Kosovës.

Gjatë punës së tij si ministër i Punëve të Brendshme, z. Pajaziti ka caktuar prioritet çështjeve kyçe siç janë ligji dhe rendi, si dhe shpallja e fushatave për luftimin e krimit të organizuar dhe të trafikimit me qenie njerëzore. Ministri Pajaziti i ka dhënë prioritet të lartë bashkëpunimit ndërkombëtar për polici dhe siguri, dhe marrëdhënieve të ngushta me shtetet në regjion.

Nën udhëheqjen e tij, Ministria e Punëve të Brendshme ishte përgjegjëse për planifikim dhe zbatim të çështjeve për një gamë të plotë të dokumenteve civile, përfshirë pasaportat e Kosovës, letërnjoftimet dhe patentë-shoferët, duke i dhënë qytetarëve të shtetit të ri të pavarur identitetin e vet. Z. Pajaziti gjithashtu ka paraparë një reformë të rëndësishme të Policisë së Kosovës, përfshirë përgatitjen dhe zbatimin e Ligjit për Polici të vitit 2008 që transferoi përgjegjësinë për polici në Kosovë nga mbikëqyrja ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Gjatë luftës në Kosovë, z. Pajaziti shërbeu në Komitetin Emergjent të Kosovës në Prishtinë ku ishte përgjegjës për personat e zhvendosur. Nga nëntori i vitit 1999 gjer në mars 2000 ai punoi si koordinator i programit zhvillimor në OJQ-në ndërkombëtare International Medical Corps. Prej vitit 2000 ai ishte anëtar i Bordit këshillëdhënës për Kosova Action Together, një OJQ që monitoronte aktivitetet e qendrave rinore që operonin në Kosovë.

Në mars të vitit 2000, ai u bë bashkëkryesues i Departamentit të sportit në strukturën e përkohshme të përbashkët administrative që ishte niveli më i lartë i organit këshillëdhënës për UNMIK-un. Në këtë rol ai ishte përgjegjës për themelimin e strukturës së re organizative për sportin në Kosovë, duke u bërë kryesuesi i vetëm i Departamentit në nëntor të vitit 2000.

Në vitin 2004 ai hyri në Qeverinë e Kosovës, duke shërbyer në Zyrën e Kryeministrit si udhëheqës i Zyrës ndërlidhëse të Qeverisë me UNMIK-un, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Koordinatorin për Standarde. Në vitin 2005 ai u kthye në OJQ-në Kosova Action Together si drejtor ekzekutiv.

Prej vitit 2005 gjer në vitin 2007 ai ishte edhe konsulent me Public Administration International, i angazhuar në mbështetje për procesin e integrimeve evropiane dhe standardet, projekt i financuar nga Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar i Britanisë së Madhe (DFID).

Ai mori pjesë në seminare ndërkombëtare në Shqipëri, Itali, Turqi dhe vende të tjera.

Z. Pajaziti është i martuar dhe ka tre fëmijë: dy djem dhe një vajzë.

Lidhje të jashtme

Redakto

http://www.kuvendikosoves.org/?cid=2,102,989

Burimi i të dhënave

Redakto