Zeqai Spahiu
1912-1991
- Figura e prof. Zeqai Spahiut hyn në dekadate fundit të shek XX me një bagazh dijeshe kulture duke i vënë ato në sherbim te kombit. Gjatë përkushtimit te tij në mësimdhenië si një mesues premtues dhe horizont të gjërë, si njohës i pedagogjisë ai sjell tek nxënësit thelbin e pjekurisë se tij me vlera të cmuara.
- Merita në vazhdimesine e jetes së tij ishte personaliteti i një njeriu me vlera që la mbresa të pashlyera në qytetarinë durrësake. Lindi më 1912 në qytetin e kulturës së lashtë të Korçës, nga një familje qytetare intelektuale. U edukua nga një baba që asaj kohe për vlerat dhe meritat që kishte e edukoi për dashurin ndaj atdheut dhe e shpuri Zeqaiun drejt rrugës së dijës.
- Me 1940 kthehet në atdhe dhe në vitin 1941 emerohet drejtor i përgjithshëm i Arsimit te Mesëm pranë Ministrisë së Arsimit të asaj kohe.
- Zeqai Spahiu, njeriu që sfidoi diktaturën me dijet e tij pedagogjike, i dekoruar me medalien Naim Frasheri, ai thoshte: “Të thuash të vërtetën, të mësosh gjithcka të mirë, ky duhet të jetë parim në jetën tuaj, të dashur studentë e bijtë e mi.” Synimi i prof.Zeqaiut ishte që cilido prej studentëve të integrohej shpejtë në jetë me hapa te sigurta në vetvete, me bindje e besim duke dhënë shembullin e mirë e duke demostruar një edukatë moralo-njerezore.
- I lidhur ngushtë me idetë patriotike si dhe dhënderr i patriotit të shquar Hafiz Ali Korçës, ai iu përgjigj kërkesës për të shërbyer si pedagog në Kosovë, ku punoi me devotshmëri e korrektësi, seriozitet pune.
- I njohur në Tetovë, Prizëren e në tërë trevën e Kosovës si përhapës i dijes dhe i kulturës, mbetet i pashlyer.