Zgjebja
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Zgjebja është një parazit i vogël dhe pothuaj i padukshëm i cili zhbiron dhe futet në lëkurë, ndërzen dhe lë vezët e tij në kanalet e krijuara në lëkurë. Mbushja e lëkurës me këtë parazit shkakton nevojë për t’u kruajtur. Parazitët e zgjebes gjenden shpeshherë tek duart, sidomos midis gishtave, rreth thitheve, në sqetulla dhe rreth gjenitaleve.
Si transmetohet zgjebja ?
RedaktoZgjebja transmetohet nëpërmjet kontaktit të ngushtë të trupave, për shembull kur njerëzit flejnë së bashku si dhe gjatë marrëdhënieve seksuale.
Cilat janë simptomat e zgjebes ?
RedaktoZgjebja krijon një nevojë të fortë për t’u kruajtur për rreth 2-3 javë pas infektimit. Kruajtja, e cila është reagim alergjik ndaj parazitit të zgjebes, është më keq në mbrëmje dhe gjatë natës.
Cila është procedura e testimit ?
RedaktoDoktori ekzaminon kanalet e zgjebes dhe nxjerr parazitët e zgjebes me gjilpërë.
Si mjekohet zgjebja ?
RedaktoZgjebja mjekohet me një vaj, Tenutex, që mund të merret pa recetë, që lyhet në gjithë trupin përveç kokës. Kruajtja, e cila mbetet disa herë madje edhe pas heqjes së parazitëve, mund të zbutet me anë të një vaji ose melhemi të veçantë.
Po partneri im ?
RedaktoFamiljarët dhe partneri juaj duhet të ekzaminohen. Ata me të cilët flini në një krevat duhet të mjekohen në të njëjtën kohë. Për parandalimin e riinfektimit, këshillohet mjekimi i partnerit të të infektuarit si dhe i familjarëve të tjerë që kanë pasur kontakt të ngushtë me të infektuarin.