Në komunën e Zubin Potokut që nga krijimi i instutucioneve demokratike janë mbajtur dy herë zgjedhjet e lira. Partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet okale të 2002-ës kanë qenë:

  • DSS - Partia Demokratike e Serbisë - në Kosovë e udhëhequr nga Milorad Todoroviq për kryetar lokal ka Vladimir Milentijeviqin, në zgjedhje ka pasur tetë vende.
  • GISK - Socialistët e Kolashinit - iniciativ qytetare në krye me Miodrag Vukomanoviqin, në zgjedhje ka pasur katër vende.
  • LDK - Lidhja Demokratike e Kosovës - në Kosovë e udhëhequr nga Ibrahim Rugova që për kryetar lokal ka Sherif Ramën, në zgjedhje ka pasur një vend.
  • PDK - Partia Demokratike e Kosovës - në Kosovë e udhëhequr nga Hashim Thaçi që për kryetar lokal ka Rrustem Ferizin, në zgjedhje ka pasur një vend.
  • KP - Koalicioni Kthimi - në Kosovë e udhëhequr nga Momqillo Saviqi që për kryetar lokal ka Radisav Mutavdzhiqin, në zgjedhje ka pasur një vend.
  • Mbijetes e Zubin potokut - iniciativ lokale në krye me Sretko Jakshiqin, në zgjedhje ka pasur një vend.
  • GIK - Iniciativa Qytetare Koashin - iniciativ lokale në krye me Filip Vlaskoviqi, në zgjedhje ka pasur një vend.
  • AAK - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - në Kosovë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj që për kryetar ka Fehmi Aliun, në të dy zgjedhjet nuk ka arritur të zë ndonjë vend.
  • G17 Plus - në Kosovë e udhëhequr nga Stojanka Petkoviq që për kryetar lokal ka Radonja Kopmiroviqin, në zgjedhje nuk ka arritur të zë ndonjë vend.
  • Liberalët e Serbisë (ish-Demokracia e Re) - në Kosovë e udhëhequr nga Nenad Radosavljeviqi që për kryetar lokal ka Radisav Mutavdzhiqin, në zgjedhje nuk ka arritur të zë ndonjë vend.
  • Lëvizja Serbe e Forcës - në Kosovë e udhëhequr nga Andrija Mijanoviqi që për kryetar lokal ka Nadezda Bozoviqin, në zgjedhje nuk ka arritur të zë ndonjë vend.
  • SRS - Partia Radikale Serbe - në Kosovë e udhëhequr nga Dobrivoje Dobriqi që për kryetar lokal ka Predrag Bozhoviqin, në zgjedhje nuk ka arritur të zë ndonjë vend.
  • SPO - Lëvizja Serbe - në Kosovë e udhëhequr nga Radjel Nojkiq dhe Radmir Janijeviq për kryetar lokal ka Jordan Jakshiqin, në zgjedhje nuk ka arritur të zë ndonjë vend
  • SPS - Partia Socialiste e Serbisë - në Kosovë e udhëhequr nga Dobrosav Radoviqi që për kryetar lokal ka Miodrag Vukomanoviqin, në të dy zgjedhjet nuk ka arritur të zë ndonjë vend.
  • JUL - E majta e bashkuar Jugosllave - në Kosovë e udhëhequr nga Radomir Rojeviqi që për kryetar lokal ka Ljubisav Jakshiqin, në zgjedhje nuk ka arritur të zë ndonjë vend.