Zgjidh e merr vetë
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Zgjidh e merr vetë (njohur edhe si Zgjidh e merr) është një poezi kupoeti I pa njohur, përmes vargjesh jep karakteristikat e banorëve të krahinave të Shqipërisë. Thuhet qe eshte e Fan Nolit por nuk ka asnje dokument nga studiuesit per qe ta vertetojne dhe te bien dakort me kete gje, pra mund te aludojme qe eshte apokrife.
MERR E ZGJIDH
1. A të duhen luftëtarë?
Dhe arratinë armiku të marrë?
A do botës t'i vesh zjarrë?
Merr nja dhjetë kosovarë.
2. A do male me dëborë
Trima të fortë e malësorë
Fort bujarë e burrërorë
Shkon në Kukës i ke në dorë
3. A të duhen sharlatanë
Që lëpijnë në çdo sahane
Që të percajnë vatanë
Ke sa të duash Tropojanë
4. A do njerëz për aheng
Për tryeza e për kuvend
Burra e gra kërcejnë me lodër
Këta i gjen veç në Shkodër
5. Njerëz të zgjuar me lezet
Që i gjen në çdo anë
Që të bëjnë muhabet
Këta janë mjeshtrit Dibranë
6. A të duhen budallenjë
Ca gomerë e ca kopukë
Hajdut kaçak e batakçinjë
Shko e merri mu në Puke
7. A do trima sejmenë?
Kapardisur kudo vënë,
Gjumi pa i zënë t'mos flenë,
Për tre Mirditorë bëj benë.
8. Këta Matjanë burra të zotë
Që dikur kanë bërë barotë
Se i njeh gjithë vendi mbarë
Nuk bëjnë tjetër veç për xhandar
9. A të duhen gënjeshtarë,
Matrapaz e kokë tharë
Kripen ta shesin për farë
Merr Krutanë dhe je i larë.
10. Do dembelë për Stamboll?
Mos u lodh e mos hiç hall,
Të rreshtosh nja tri taborr,
Tiranasit t'i zgjedhësh me dorë.
11. Po mafioza a të duhen?
Që e zbrazin mire koburen ,
Psikopatë e Budallenj te ri cdo dite,
Veç Elbasani i rrit.
12. Në do burra llafazanë
Që çudisin gjithë dynjanë
Që rrinë tërë ditën rrugës
Nga këto gjen plot në Durrës.
13. Po kërkove kokë palarë
Kryengritës dhe gomarë
Që punët të shkojnë vaj
Shko e merri në Kavajë
14. Kërkon hoxhë e kërkonë prift
Mos bridh e mos u ngjit
Se si këta që bëjnë mëkat
I gjen vetëm në Berat
15. A do urtë njerëzit të rrinë,
Nën komandë të kesh ushtrinë,
Në tabjatë të kesh njerezinë
Merre të gjithë Labërine!
16. Do për punë një korçar?
I ke bujq e ustallarë,
Me gra bashkë e hapin varre
Krahë e kokë s'u ka të sharë.
17. Do budallenj që veç hanë?
Me dy këmbë do hajvanë?
Pasuri që s'dinë të vënë
Merr shëtit gjithë Myzeqenë.
18. A do të ruash florinë?
Katandinë e shtëpinë?
Me dy qofte mbush sininë,
Ec e merre Gjirokastrinë.
19. A do të hash e të bësh qejf?
Sofra e shtruar si për mbret,
Pastërti e për yzmet,
Të tillë gjen veç në Përmet.
20. Do ministra kolonjarë?
Se mbahen burra për "mend",
Duan kudo të jenë të parë,
Në mexhlis e në kuvend.
21. Hall i madh me Skraparllinj
Ka rrezik të hash dhe dru,
Dy ministra le të rrine,
Se na duhen dhe pa tru.
22. Ore të gjorë, harruam Vlorën!
Se kjo punë lahet me gjak,
Dy shirit e një medalje,
Kësaj pune i vënë kapak.
23. A ke dëgjuar për burrat e dheut
Me trimëri të Skënderbeut
Burra që u zien gjaku?
Zër një shok nga Shijaku