Stampa:Grisje Mes shekujve XVII-XIX, në Evropë filloi të shfaqej një lëvizje e re kulturore, e cila u quajt romantizëm. Me kalimin e kohës, romantizmi mori përhapje të gjerë në shumicën e vendeve të Evropës. Kjo lëvizje u shfaq në kulturë e në art, sidomos në letërsi, në pikturë, në muzikë, etj. Aty zënë vend ndjenjat e njeriut, imagjinata dhe mjeshtërsia artistike e autorëve. Kjo rrymë kulturore mori përmasa posaçërisht në shekullin XIX.

Letërsia

Redakto

Shkrimtarët romantikë në veprat e tyre trajtuan tema të ndryshme dhe i kushtuan rëndësi përshkrimit të natyrës, popullit dhe vendit të tyre, dashurisë etj. Ndër shkrimtarët më të njohur romantikë në Gjermani ishin Johan Gëte (1749-1832) dhe vëllezërit Jakob (1785-1863) e Vilhem (1786-1859) Grim. Përmes këtyre veprave ata nxitnin ndjenjën kombtare, krenarinë e popullit Gjerman dhe domosdoshmërinë për bashkimin e Gjermanisë. Ndër këta shkrimtarë më të njohurit ishin: Valter Skot (1771-1832) nga Anglia, Viktor Hygo (1802-1885) nga Franca, Aleksandër Pushkini (1799-1837) nga Rusia, etj.

Piktura

Redakto

Përveç në letërsi, romantizmi u shfaq edhe në pikturë. Piktorët Anglezë ishin të frymëzuar më së shumti nga natyra. Kështu piktori Konstebëll në veprat e tij pikturonte natyrën e bukur të Anglisë. Në Francë piktori Delakrua u bë simbol i romantizmit dhe veprat e tij frymëzim për piktorët e tjerë. Në mesin e shumë veprave të tij, më e njohura është tabloja "Liria dhe Barrikada".

Muzika

Redakto

Kompozitorët dhe muzikantët romantikë u përpoqën që, përmes veprave të tyre, të emocionojnë dëgjuesit. Ndër kompozitorët më të njohur u shquan polaku Fridrih Shopen, hungarezi Franc List, rusi Petar Çajkovski,çeku Smetana, etj. Edhe kompozitorët Gjermanë dhe Austriakë frymëzoheshin nga këngët folklorike. Kështu, Ludvig van Bet'hoveni zgjeroi edhe më tutje orkestrën duke futur sërish instrumente të reja. Xhuzepe Verdi krijoi shumë opera të bukura me motive të ndryshme.