Zhvillimi i shëndetësisë në Shkodër gjatë shek. XVIII-XX (libër)

"Zhvillimi i shëndetësisë në Shkodër gjatë shek. XVIII-XX (Kontribut për historinë e përgjitheshme të mjekesisë në Shqipni)", prej 300 faqesh, të botuar në Tiranë në vitin 1962. Në këtë libër të Dr. K. Kërçikut janë paraqitë 103 tebela statistikore të nxjerra me shumë durim dhe profesionalitet nga regjistra të ndryshëm sidomos nga regjistrat e Kishës Katolike Shkodër mbi regjistrimin e popullsisë katolike, mbi lindjet, regjistrimet dhe vdekjet ku janë shënuar edhe shkaqet e vdekjeve. Për shkak se për popullsinë myslimane nuk ka pas regjistra dhe të dhëna zyrtare, thotë autori, atëherë konkluzionet janë nxjerrë për analogji edhe për të gjithë banorët e Shkodrës e rrethina me malësi.

Ky libër ka 74 fotografi të rralla të institucioneve mjekësore, të mjekëve të huaj dhe vendas, të farmacisteve të huaj dhe vendas, dentisteve të huaj dhe vendas dhe të personalit mjekësor në përgjithësi. Përmban po ashtu 103 tabela statistikore simbas viteve, sëmundjeve, shkaqeve të sëmundjeve, moshave të të sëmurëve etj. Si dhe 46 grafikë të mbështetura në këto statistika. Po ashtu ka Listën emërore të 120 mjekëve civil dhe ushtarak shqiptar që kanë shërbye në Shkodër si dhe vitet gjatë të cilëve ato shërbyen, listën emërore të 75 mjekëve turq civil dhe ushtarak me shërbim në Shkodër si dhe vitet e shërbimit, listën emërore të 44 mjekëve italian civil dhe ushtarak si dhe vitet e shërbimit, listën emrote të 20 mjekëve austriak dhe gjerman si dhe vitet e shërbimit, listën emërore të 26 mjekëve civil dhe ushtarak të kombësive të ndryshme dhe vitet e shërbimit, listën emërore të 94 farmacistëve shqiptar dhe vitet e shërbimit, listën emërore të 29 farmacistëve turq dhe vitet e tyre të shërbimit, listat emërore të 9 farmacistëve italian, austriak, gjerman dhe të kombësive të tjera dhe vitet e shërbimit. Po ashtu ka listën emërore te 111 priftenve katolik që kanë qenë famullitar dhe kanë ba regjistrimet ne “Librin Defuntorum= te vdekjeve” dhe në “Librin Baptisatorum= të pagëzimeve” në qytetin e Shkodrës, nëpër fshatrat për rreth si dhe nëpër malsina. Ka po ashtu dy Shtojca mbi “Smutoren e Sckodrës” në vitin 1904 dhe atë të vitit 1905, ka përmbledhjen anglisht të përmbajtjes së librit, ka dhjet faqe Bibliografi, indeksin e vendeve dhe personave simbas faqeve përkatëse, indeksin e çështjeve simbas faqeve, ka pasqyrën e klisheve si dhe natyrisht edhe pasqyrën e lëndës e cila ndahet në gjashtë kapituj.