Zija Këlliçi
Zija Këlliçi (Tiranë, 1919 – 1982) ka qenë inxhinier ndërtimi, profesor, akademik.
Biografia
RedaktoLindi në Tiranë, ku kreu dhe gjimnazin. Në v. 1939 filloi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Torinos, të cilat i ndërpreu (1942) për të marrë pjesë në Luftën ANÇ. Në v. 1945 vazhdoi dhe përfundoi studimet në Moskë. Pas kthimit në Shqipëri punoi në Komitetin Ekzekutiv të Tiranës, në ndërtimin e Kombinatit të Tekstileve në Yzberish dhe zv.ministër i Ndërtimit. Prej vitit 1952 kaloi në arsimin e lartë: drejtor i Institutit të Lartë Politeknik (1952–1957), rektor i parë i Universitetit Shtetëror të Tiranës (1957–1962) dhe përgjegjës i katedrës së Rezistencës së materialeve (1962–1982). Është autor i tekstit “Rezistenca e materialeve” (Pjesa I, 1966) dhe ka botuar një varg artikujsh në shtypin shkencor, të cilat gjetën jehonë edhe në rrethet shkencore të huaja. Z.K. gërshetoi veprimtarinë drejtuese e mësimore me atë kërkimore-shkencore. Referati i tij “Rreth deformimeve të trupave të ngurtë” (1973) u botua në aktet e Kongresit IV Kanadez të Mekanikës së Zbatuar. Ka qenë deputet i Kuvendit Popullor (1950–1970).