Zonë e ndaluar
"Zonë e ndaluar" është një emision i cili përmes një dokumentari 30 minutësh trajton histori, ngjarje, apo personazhe që kanë përbërë aktualitet, por që në këtë emision shihen në mënyrë më të thelluar, përmes zërave pro dhe kundër. Gama e temave që prekën është e madhe, nga aktualiteti politik, trajtimi, i çështjeve sociale, kronikës së zezë dhe debatit kulturor. Karakteristikë për “Zonë e ndaluar” është se pas shfaqjes së dokumentarit, gazetari Andi Bushati, fton gjithnjë në studio një oponent të materialit të paraqitur, i cili shpreh opinionet e tij që rëndom bien kundër me linjën e paraqitur gjatë dokumentarit.