Zonja me të kuqe
Zonja me të kuqe është roman i autores Majlinda Nana Rama, botuar nga shtëpia botuese Toena. Faqet e librit 184.
Ky roman është rasti më flagrant i fatit të nëpërkëmbur të një gruaje, e cila nuk shihet përtej pamjes së leckosur. Për këdo ajo mund të jetë një lypëse, një varfanjake dhe as më shumë e as më pak sesa një e çmendur. Por, në gjithë këtë zallamahi etjesh për të poshtëruar një qenie të pambrojtur, shfaqet një burrë, një njeri që merr përmasat e mbi Himalajeve, që kapërcen telin me gjemba të paragjykimit të thellë shoqëror dhe depërton në thellësi të kësaj krijese. Ai i zbulon gurë më gurë, thesaret e një bote pa mbarim... dhe imagjinoni... të botës së flakur tej, të botës së lënë në rrugë, të botës së vrarë çdo ditë, të botës pa ëndrra. Ky është superburri, një kryeprokuror që i dëshmon botës mbarë se vlerat ndër burra ekzistojnë... Një romancë dashurie në përmasa të ethshme mes Jasminës dhe Iliazit e sjellë, në këtë roman, racën njerëzore në dimensione të tjera, me vlera dhe jovlera, që ka një start dualiteti zemër-arsye, por që prodhon drama dhe jo vetëm...
Ky artikull për një libër është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |