Zyba Hysen Hysa lindi në fshatin Kokrevë të rrethit Librazhd më, 26 qershor 1955. Mësimet e para i mori në vendlindje, më pas në Elbasan, ku në vitin 1974 merr diplomën e mësuesisë. Në 1979 mbaron kursin filozofik dhe më pas ushtron profesionin e mësuesisë në lëndën gjuhë shqipe, në fillim në Vulçan, Polis Gostimë të Librazhdit dhe që nga viti 1999 në Vlorë. Krahas punës së mësuesisë, që nuk u nda për asnjë çast, ajo ka qenë aktiviste e rinisë duke u zgjedhur deri në forumet më të larta. Së fundmi aderon në Shoqatën për Identitet dhe Bashkim Kombëtar (SHIBK) Në funksionin e kryetares së gruas. Në ditën e shpalljes së pavarësisë ajo ka dorëzuar flamurin për Bashkimin e Kombit te kulla e Jasharëve dhe bashkë me anëtarët e kësaj shoqate janë betuar se do të falin gjithçka për bashkimin e kombit shqiptar. Një komb, një shtet, një flamurë! Ka qenë bashkëpunëtore në revistën për fëmijë “Vala e kaltër”, Drejtuese e emisionit për fëmijë “Drita e diturisë”. Krijimet e para poetike i ka botuar qysh në vitin 1972 në gazetën “Shkumbini” të Elbasanit.

Skeda:Zyba Hysa.jpg

Botime

Redakto
  • “Shkreptima Dhembjeje” (poezi) 2002
  • “Festa e Abetares” (poezi për fëmijë) 2002
  • “Erë Shqipërie” (poema) 2004
  • “Dritë në Llakatund” (poezi për fëmijë) 2005
  • “Kur Shpirti Vallzon” (monografi artistike) 2006
  • “Obelisku i Bektashizmit” 2007
  • “Sikur...” (poezi) 2009
  • “Nënë Engjëllore” (poemë) 2010
  • “Arb...” (roman) 2010
  • “Miset e Pyllit” (fabul) 2010
  • “Dritëhëna dhe Bubureza” (përrallë)