Zyber Konçi
Zyber Konçi ish-trajneri i Kombëtares shqiptare të Futbollit dhe një prej figurave më të njohura të trajningut shqiptar.
Prof. Dr. Zyber Konçi ishte trajneri i parë që drejtoi Shqipërinë në një fushatë eliminatore ato të Euro 1964, ku arriti dhe suksesin e parë historik të kuqezinjve 1-0 ndaj Danimarkës në Tiranë. Ai e drejtoi Kombëtaren në dy periudha të ndryshme tetor 1963-maj 1965 dhe nga shtatori e deri në dhjetor të 1980.
I shkolluar në një prej akademive më të mira të Botës në Çekosllovaki, ai injektoi në Shqipëri, idetë dhe skemat e trajningut më modern të kohës. Profesor Doktor Zyber Konçi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në futjen e metodave shkencore në Institutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve. U nda nga jeta më 19 janar 2015.