Zylfije Hundozi e lindur më 01.06.1956 në Rahovec. Hundozi ishte deputete Grupit Parlamentar të AAK-së , në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, në lëminë e preventivës.Përveç gjuhës amtare ajo flet edhe gjuhën serbe dhe angleze. Është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Jeta dhe veprimtaria

Redakto

Si e vogël arsyet kanë qenë të shumta për Zylfijën që të zgjidhte profesionin e mjekës, pasi që vëllaun dhe djalin e xhaxhaut janë ndarë nga jeta prej kollit të keq që konsiderohej një sëmundje e pashërueshme e asaj kohe. Pas disa viteve i vdiq dhe vajza e axhës nga kafshimi i gjarpërit, në mungesë të mjekëve për ta shëruar. Këto ngjarje e bën Zylfinë të kuptonte se sa të rëndësishme ishin mjekët.

Këto shtyen Zylfijen të studionte mjeksinë për t’i dalur në ndihmë njerëzve.[1]

Pas studimeve të saja ajo filloi punën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që nga viti 1980 me plot 40 vite përvojë pune. Gjithashtu gjatë viteve 80-ta filloi punën si asistente dhe pas studimeve të doktoraturës është zgjedhur si profesoreshë e neuropsikiatriës.

Gjatë karrierës së saj akademike ka pulikuar 22 publikime akademike.

Refernecat

Redakto
  1. ^ Xhafa Mripa, Alketa (2021). Vepra e saj. Prishtine: Dukagjini Publishing. fq. 200. ISBN 978-9951-05-375-4.