Çërçishti
Fshati i braktisur në Greqi, Maqedonia Perëndimore
Çërçisht (greqisht: Τσάρτσιστα/Tsártsista; maqedonisht: Чрчишта/Črčišta ose Чарчишта/Čarčišta) ishte fshat në Qarkun i Kosturit, Greqi.
Çërçisht
Τσάρτσιστα | |
---|---|
Fshat |
Gjeografia
RedaktoGjatë periudhës midis dy luftërave, fshati Çërçisht u bë e braktisur për shkak të lëvizjeve së popullsisë dhe nuk u rivendos me njerëz.[1] Sot vendbanimi është i pabanuar. Nga veriu Çërçishti kufizohet me Prapackën e Sipërme, nga jugu me Dobrolishtin, nga lindje me Shënedjellin dhe nga verilindja me Oshanjin.
Toponimet të fshatit Çërçisht:(Para vitit 1923)[2]
- Ara e Asllankës - arë, në P.
- Ara e Kostës - arë, në P.
- Ara e Madhe - arë rreth 30 dynymë, në V.
- Ara e Plepit - arë, në J.
- Ara e Priftit - arë, në J.
- Ara e Urovit - arë që mbillej urov, në P.
- Ara e Vakëfit - ara, në V.
- Bi Çezmët - ara, në J.
- Bi Draniç - ara, në P.
- Burime – ara, në P. Dikur aty ka pasur burime, sot kanë shterur.
- Burim i Jankos - burim që del nga poshtë dheut, në VL.
- Cop’ e Vogël - arë e vogël, në L.
- Dardhat e Nesli Beft (Beut) - ara e dardha, në V.
- Fusha e Zonjës - arë, në V.
- Jonxhat - pas lumit. Ara që mbilleshin jonxhë, në P.
- Kaçkat - tre arra rresht përtej lumit.
- Klisha e Kodrës - gërmadhë kishe, në V.
- Kodra e Gremit - kodër, në P.
- Koria e Grënçit - korie, në P.
- Kodër e Grosheve - kodër me ara që mbilleshin groshë, në V.
- Kodra e Klishës - kodër me gërmadhat e një kishe, në V.
- Kodra e Plloçave - kodër ku ustallarët nxirrnin pllaka guri për të mbuluar çatitë e shtëpive, në V.
- Kodra e Varreve - kodër ku gjenden varret e fshatit, në L.
- Korie - ara, në P.
- Kroi i Vakëfit - pyll me drunj të ndryshëm, në V.
- Kroi i Priftit - krua i cili gjatë verës shter, në P.
- Kucura - ara, në P.
- Kull’e Dervishit - gërmadhë të një kulle, ish pronë e një të quajturi Dervish, në P.
- Lëndinat - ara, në V.
- Lucaz - arë, në P.
- Lum i Oshanjit - lum që kalon mes fshatit.
- Mburim i Plevicave - burim, në V.
- Mike - arë, në L.
- Padinat - arë, në V.
- Përtejlumit - ara përtej lumit.
- Përroi i Vreshtave - përrua që më dy krahët ka ara e vreshta, në V.
- Përroi i Xhaferrit - përrua, në V.
- Plevicat e Kashtës - vend që ka pasë plevica, në V.
- Plloçat - vend ku ustallarët nxirrnin pllaka për të mbuluar çatitë e banesave që ndërtonin, në V.
- Rriponjtë - ara që mbilleshin qiqra, në J.
- Rrumbullaket - ara, në V.
- Selishtat - ara, në J.
- Tre lisat - tre lisa në mesin e një are përtej lumit, në P.
- Urovishte - arë që mbillej urov, në V.
- Vakëfet - ara, në V.
- Varrezat e të Krishterëve - varre ku varroseshin të krishterët, në V.
- Varr i Dervishit - varr, në L.
- Varri Mikez - varr në Kodrën e Varreve, në L.
- Vresht e Madhe - vreshtë, në V.
- Vresht e Vogël - vreshtë, në V.
- Zadrat - kodra në fushë, në P.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Çërçisht:(Para vitit 1923)[3]
Merollinj, Zonja, etj.
Burimet
Redakto- ^ Todor Hristov Simovski (1999). Atlas of the Inhabited Places of the Aegean Macedonia Old and New Names. Türk Tarih Kurumu Basimevi. f. XXI, 23.
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 488-489. Tregoi: Sefade Bajram Zëmblaku, nga Çërçishti i Kosturit, Lushnjë, 1973.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 488.