Sideritis
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Çaji i Malit | ||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Sideritis syriaca | ||||||||||||||
Klasifikimi shkencor | ||||||||||||||
| ||||||||||||||
Emërtimi shkencor:Sideritis syriaca | ||||||||||||||
Sideritis, i njohur ndryshe me emrin Çaji i malit, apo ne arberisht "skutina e Shen Merise" është një barishte e mrënjohur për vetitë mjekësore. Ajo rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht Ballkan. Sideritis është bima i njohur si çaj mali. Këto bimë janë të egra, që janë përshtatur për të mbijetuar me pak ujë dhe pak tokë. Çaji i malit rritet në shpatet shkëmbore dhe kullotat në lartësinë mbi 1.000 metra.
Përdorimi
RedaktoShumë popullore në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Bullgari dhe Republikën e Maqedonisë kjo bimë është përdorur si një barishte ose për përgatitjen e çajit ose për vetitë e saj aromatike në kuzhinat lokale. Përgatitja e çajit bëhet në këtë mënyrë: Pasi pastrohet, hidhet në ujë të valuar. Mbulohet me kapak dhe si të marrë valë hiqet duke e lënë të mbuluar me kapak, që të mos i dalë aroma deri në momentin e servirjes. Kur serviret mund ti hidhet mjaltë dhe limon. Çaji i malit ndihmon tretjen, forcimin e sistemit imunitar dhe trajton të ftohtin e zakonshëm, gripin dhe viruset e tjera, alergjitë dhe astmën, kongjestionet e sinozitit, madje edhe dhimbjet dhe ankthet e lehta. Shoqërohet me biskota të llojeve të ndryshme, me kek, torta etj.
Provat moderne kanë treguar se çaji ndihmon në parandalimin e osteoporozës, ndërsa vetitë e tij anti-oxidante ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Studimet tregojnë gjithashtu një efekt pozitiv në pothuajse çdo gjë që shkakton shqetësim në trup. Sideritis është i njohur shkencërisht të jetë anti-mikrobial, anti-inflamator, dhe anti-oxidant. Elementet aktive përfshijnë diterpenoidin, flavonoidin dhe vajrat esenciale të tij. Hulumtime të rëndësishme të bëra për sideritisin konfirmojnë përdorimin e tij popullor për të parandaluar ftohjet, gripi, dhe alergjitë. Shumica e këtyre hulumtimeve janë bërë në universitete në Holandë dhe në Shqipëri, Turqi, Maqedoni, Bullgari dhe Greqi, ku bima është autoktone.
Kultivimi
RedaktoS. raeseri është kultivari më i zakonshëm i sideritis në Shqipëri, Greqi dhe Republika e Maqedonisë. Hibride të avancuara të tij ekzistojnë gjithashtu. Mbjellja rekomandohet gjatë dy periudhave (tetor-nëntor ose shkurt-mars në hemisferën veriore) dhe mblidhet në korrik, kur është në lulëzim të plotë. Bimë është zakonisht e tharë para përdorimit.
LLojet kryesore
Redakto- Sideritis aranensis (Font Quer) D.Rivera & Obón - Crapaudine du Val d'Aran
- Sideritis bubanii Font Quer
- Sideritis caureliana (Obón & Rivas Goday) Coulomb
- Sideritis chamaedrifolia Cav.
- Sideritis endressii Willk. - Crapaudine d'Endress, crapaudine du Roussillon
- Sideritis fruticulosa Pourr. - Crapaudine faux Scordium
- Sideritis glabrata (Benth.) Coulomb
- Sideritis hirsuta L. - Crapaudine hirsute, Crapaudine hérissée
- Sideritis hyssopifolia L. - Crapaudine à feuilles d'Hysope - Thé des Alpes - Thé des montagnes - Crapaudine des Alpes
- Sideritis incana L.
- Sideritis lanata L.
- Sideritis montana L. - Crapaudine des montagnes
- Sideritis peyrei ssp.guillonii Crapaudine de Guillon
- Sideritis peyrei Timb.-Lagr.
- Sideritis romana L. - Crapaudine de Rome
- Sideritis rossii Peris, Stübing, Jury & Rejdali
- Sideritis scardica Griseb.
- Sideritis spinulosa Barnadez ex Asso
- Sideritis syriaca L.
- Sideritis scordioides L.Crapaudine Faux-Scordium
Wikispecies ka informacione në lidhje me: Sideritis |