Çarlota Joaqina
Çarlota Joaqina de Bourbon ( Carlota Joaquina Teresa Marcos Caetana Coleta Francisca de Sales Rafaela Vicenta Ferrer Joana Nepomucena Fernanda Josefa Luísa Antônia Francisca Bibiana Maria Casilda Rita Januária e Pasquala ; ( Aranjuez, 25 prill 1775 - Queluz, 7 janar 1830) ishte bashkëshortja mbretëreshë e Portugalisë, vendosur martesën me Gjonin VI të Portugalisë, duke u kujtuar për komplotet e saj të mëdha për të qenë kreu i Portugalisë.
Carlota Joaquina de Bourbon e de Bourbon | |
---|---|
Bashkëshortja mbretëreshë e Portugalisë | |
Në detyrë 20 mars 1816 – 10 mars 1826 | |
Paraprirë nga | Mariana Victoria e Spanjës |
Pasuar nga | Marija Leopoldine e Austrisë |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 25 prill 1775 Aranjuez, Madridit, Spanja |
Vdiq më | 7 janar 1830 Lisbonës, Portugalia |
Nënshtetësia | Spanjishte |
Bashkjetuesja/et | Gjoni VI i Portugalisë |
Fëmijët | Pedro I i Brazilit |
fillimi i jetës Redakto
Lindur në Aranjuez, Madrid, Spanjë, vajza e Çarl das Asturias, Çarl IV i ardhshëm i Spanjës dhe vajza e Mbretëreshës Marija Luiza të Parmës. Kur lindi, babai i saj nuk ishte mbret, por gjyshi i saj, Çarl III i Spanjës, Çarl III e adhuronte mbesën e tij Çarlota,Carlota trashëgoi karakterin dominues të nënës së saj, Marija Luiza ishte shumë kontrolluese dhe ambicioze, duke ua përcjellë këtë të gjitha vajzave të saj.
Dasma Redakto
Spanja dhe Portugalia kishin një rivalitet të gjatë dhe bënin vazhdimisht martesa dysnatike për të shmangur luftërat, falë të cilave Çarlota u martua me një princ portugez. Çarlota do të martohej me Gjoni de Bragança, kjo nuk i pëlqente sepse nuk ishte trashëgimtari i fronit, por vëllai i tij i madh Josè principe de Brasil. Dasma u bë në vitin 1785, Gjoni ishte 18 vjeç dhe Karlota 10 vjeç. Natën e dasmës ishte një fatkeqësi, Çarlota e kafshoi veshin e Gjoni dhe e goditi me shandanë. Me këtë, të dy flinin në dhoma të ndara dhe u ra dakord që të bënin seks vetëm kur Çarlota të ishte 14 vjeç.