Çeta Territoriale e Fterrës
Çeta Territoriale e Fterrës organizim ushtarak vullnetar
Historia
RedaktoU krijua më 27 qershor 1942 me 25 luftëtarë dhe më vonë u shumua duke arritur në 55 pjesëtarë me komandant Iljaz Kofina e zëvendëskomandant Muhedin Haderi, komisar Hiqmet Dusha dhe zëvendëskomisar Shaban Mita. Çeta mori pjesën për çlirimin e Komunës së Kuçit dhe të nënprefekturës së Gusmarit në Nëntor 1942, në aksionin e postbllokut të Borshit (30 janar 43), si dhe në luftime të tjera në zonën e Bregdetit e të Kurveleshit. Në aksionin e postbllokut të Borshit (30 janar 43) ra dëshmor Fuat Mato. që nga ajo kohe çeta mbajti emrin e tij.