Borshi është një fshat i madh dhe i bukur, me histori të lashtë ne zonen e Bregut apo siç njihet riviera shqiptare, dhe bën pjesë në bashkinë e Himarës, rrethi Vlorë.

Borshi
Skeda:Xxxborsh.jpg
Map
Popullsia
 • Total
2.500

Borshi kufizohet në lindje nga Fterra dhe ka një popullsi mbi 2500 banorë. Fshati quhet ndyshe edhe perla e jugut.

Rruges_per_ne_Fterre
Kiesstrand bei Borsh (Aufnahme von 2005)

Popullsia

Redakto

Regjistrimet osmane të viteve 1551 e 1583 e tregojnë fshatin Borsh si një fshat tërësisht të krishterë, Për popullsinë myslimane, ekziston xhamia e Sopotit ndërtuar nga Haxhi Bendo.

Historia

Redakto
 
Tabela e kalasë së Sopotit

Arkeologu i njohur Jano Koci, duke u bazuar tek autoret antike Plini dhe Straboni si dhe vendvensdosjen e mure dhe rrenojave te nje qendre te banuar ne nje siperfaqe rreth 50 hektare dhe limin qe e gjaperon ate (nje shpjegim greqisht i fjales meandria) ka hedhur hipotezen se pikerisht ketu ishte ngritur qyteti i vjeter grek i quajtur Meandria [1] Nje vendbanim i lashte eshte gjetur gjithashtu ne vendin e quajtur Musga.

Koha bizantine

Redakto

Historiani bizantin Kantakuzeni e radhit Himarën me Sopotin në anën e Andronikut të tretë gjatë luftrave me Andronikun e dytë.

Vizatimet e kalasë së Sopotit gjatë kapjes nga anijet veneciane në 1570

Koha osmane

Redakto

Përveç kështjellës dhe fshatit, burimet përmendin edhe një port me emrin Sopot. Më 15 prill 1454, këtu, në portin e Sopotit (in portu Sopoto), piratët vendas dëmtuan një anije veneciane dhe, në këmbim, Senati urdhëroi sekuestrimin e mallrave e të personave nga Sopoti, Himara e Igumenica, që ishin nën juridiksionin e Sanxhakut shqiptar me qendër Gjirokastrën.

Në kohen e Ali pashe tepelenes komandeën e ka Haxhi Bendo

Vitet 1913-1914

Redakto

Borshi u sulmua dhe u pushtua nga ushtarët grekë, më 1913. Kur luftimet morën shtrirje të gjerë, ato e përfshinë dhe Borshin.

Në mars të 1914, 300 ushtarë grekë nën komandën e majorit Griva, një ushtarak i etur për luftëra pushtuese, rrethoi fshatin Borsh dhe bëri çarmatimin. Borshiotët mbaheshin nën rrethim.

Grekët kalojnë në tortura burrat e fshatit. Nga goditjet e rënda me qytën e pushkëve, vdes i masakruar patrioti Muhamet Gapi. Trupin e këtij patrioti ushtarët pushtues për ta fshehur e hodhën në Lëngadhë, por borshiotët e nxorën andej dhe e varrosën atë me nderime.

Në prill të vitit 1914, një çetë me borshiotë e përbërë nga 10 luftëtarë të armatosur dalën në mal e qëndruan në gatishmëri për të vepruar.

Ditën e katërt të javës së fundit të prillit, pasdite, ndërsa fshatarët e Borshit i kishin mbledhur të sheshi i Bregut që quhet Yzeire dhe kërcënoheshin nga ushtarët pushtues, dëgjoheshin nga ana Fterës krisma pushke dhe thirrje “Prite, Sali Vranishtin !”

Kështu zuri fill lufta në këtë sektor, e cila përfundoi me largimin e ushtarëve pushtues grekë.

Populli për bombardimin nga flota greke me 1914 këndonte:

  • Ç'ka Hacemadhe që qa
  • qan për...
  • e rrih topie gjylia
  • asnjë brënda nuk ra

Ditët e majit çeta e Borshit dhe ajo e Sali Vranishtit godiste furnizimet që i dërgoheshin garnizonit grek në Himarë. Me urdhër të Mbretit Kostandin vjen në gjirin e Borshit një anije luftarake dhe godet me topa fshatin dhe kalanë e Borshit. Qëndresa e shqiptarëve vazhdon, goditjet mbi kalanë e Borshit dendësohen. Goditen pozitat nga toka dhe nga deti.

Kultura

Redakto

Shih edhe

Redakto

Lidhje te jashtme

Redakto
  • Borshi, mrekullia e harruar e Jonit, Top Channel me 26. prill 2011 , zuletzt abgerufen am 27. April 2011
  • Vaj Ulliri Borsh O & B Sh.p.k.,, zuletzt abgerufen am 27. April 2011
  1. ^ Jano Koci-Giuide turistike-Arkelogji-histori-kulture, Tirane 2006