Kostandini (Flavius Valerius Constantinus) ishte një nga ilirët e shumtë që arritën të ishin perandorë të Romës. I lindur në atë pjesë të Ilirisë (Nish), që sot është zaptuar nga serbët (Sërbia), rreth AD 274-337. Një perandor që sundoi 31 vjet (306 - 337). Emri i tij i lindjes ishte Flavius Valerius Constantinus. Ishte djali i Komandantit ilir Constantius Chlorus. Në vitin 305 ai ishte bashkëperandor. Një vit më pas u bashkua me të atin në Britani.

Kostandini i Madh
Rome-Capitole-StatueConstantin.jpg
U lind në19 Maj 272
Vdiq23 Maj 337
Nikomedia, Perandoria Romake (sot Turqia)
KombësiaIlir
PunësimiPolitikan, Ushtarake
TitulliPerandor i Perandorisë Romake
Bashkëshorte/tMinervina
Fausta
FëmijëConstantina
Helena
Crispus
Constantine II
Costantius II
Constans
Prind/ërConstantius Chlorus
Helena

Kostandini qe perandori i parë romak që mbështeti dhe toleroi krishterimin në perandorinë e tij. Shumë legjenda janë krijuar rreth emrit të tij. Ai eliminoi sistematikisht Cezarët e tjerë dhe zhduku tetrarkinë e Dioklecianit. Volteri e ka përkufizuar karakterin e tij në një fjali: "Objektivi kryesor i Kostandinit qe të ishte zot në gjithçka".

Pa dyshim, ai e ka merituar titullin Kostandini "i Madh" për reformat që bëri në ushtri, në sistemin monetar, si dhe për integritetin e administratës së tij. Kjo ishte, gjithashtu, shprehje e ambicies së tij të pakufishme. Është i pamohueshëm fakti që ai ka lënë gjurmë të qëndrueshme në histori. Transferimi i kryeqytetit perandorak nga Roma në Kostadinopojë dhe adoptimi i fesë së krishterë ia ndryshuan rrënjësisht fytyrën perandorisë.Perandori Konstantin, që më të drejtë mori epitetin “ Konstantin i Madh”, në vitin 313 lëshoi një edikt më të cilin lejohet besimi i krishterë.

Kostandini u shpall August i Perëndimit, në Jork, në vitin 306, pas vdekjes së babait të tij, Konstancit, njëri nga 4 tetrarkët. Kostandini ishte mbajtur rob nga Galeri, Cezari i Perandorisë Perëndimore, për ta penguar që të trashëgonte funksionin e të atit. Por djali i ri arriti të shpëtonte dhe bëri që të dështonin të gjitha tentativat e ndjekjes, duke vrarë rrugës të gjithë kuajt e trupave perandorake që mund ta ndiqnin. Kostandini ushtronte pushtetin në Britaninë e Madhe dhe në Gali, por për të qeverisur të gjithë perandorinë, atij iu desh të mundte dy rivalë të fuqishëm. Në vitin 312, Konstandini marshoi mbi Romë që të rrëzonte tiranin Maksenc. Në urën e Milvianit, ai mundi një ushtri shumë më të madhe në numër, të dërguar për të mbrojtur qytetin. Lumi i fryrë shembi urën, duke vrarë mijëra vetë, midis të cilëve edhe Maksencin.

Sipas legjendës, Kostandini u kthye drejt krishterimit, sepse pa në qiell një vizion, që e porositi t'ia besonte fatin e ushtrisë së tij perëndisë së krishterë. Ai vuri si emblemë mbi mburojat e ushtarëve të tij kryqin që i qe shfaqur në qiell, me moton: "Me këtë shenjë, do të fitosh". Por, megjithatë, ai e festoi fitoren sipas mënyrës tradicionale romake, me një Hark Triumfi. Sapo Kostandini e ndjeu (pas një pritjeje 9-vjeçare) se zotëronte forcat e nevojshme për të kaluar në sulm, ai e prishi aleancën e tij me Licinin, i cili qeveriste gjysmën tjetër të perandorisë. Ai e mundi Licinin një herë në Adrianopojë, pastaj e përzuri përfundimisht nga Bizanti në betejën e Krizopolisit.

Pasi konsolidoi pushtetin e tij, Kostandini përfundoi reformat administrative të ndërmarra nga Diokleciani. Këto reforma patën si rezultat forcimin e rolit të funksionarëve lokalë (më tepër se një administrate e fuqishme civile qendrore) dhe ndarjen pothuajse të plotë të funksioneve civile dhe ushtarake.

Historiani Zosimus e ka akuzuar Kostandinin se ka shkatërruar sistemin e mbrojtjes së Dioklecianit dhe se i kishte lënë kufijtë të pambrojtur nga sulmete barbarëve, duke i zhvendosur garnizonet e postave të kufirit drejt qyteteve. Por, pas rritjes spektakolare të numrit të ushtarëve në kohën e Dioklecianit ishte bërë i nevojshëm një racionalizim i ushtrisë. Masat e ndërmarra nga Knstandini patën si qëllim të thyenin pushtetin e ushtrisë, që kishte kurorëzuar dhe shkurorëzuar shumë perandorë gjatë dhjetëvjeçarëve të mëparshëm.

JETËSHKRIMET – kureshti nga jetaRedakto

  • Kostandini ishte i motivuar, pa dyshim, nga arsye sa politike, aq edhe fetare. Nëna e tij, Helena, u kanonizua pasi kishte zbuluar "kryqin e vërtetë". Jeta e Kostandinit u bë një temë klasike e artit të krishterë. Madje, emri i tij është lidhur me një pikturë false të Mesjetës ("Dhurata e Kostandinit"), për të justifikuar pushtetin e përkohshëm të papatit. Kostandini shpalli si të paligjshme shumë praktika tradicionale pagane dhe mori pjesë në kryerjen e riteve dhe të festave kristiane, por ai nuk pranoi ta shpallte krishterimin fe zyrtare të perandorisë. Ai ruajti titullin e vet pagan, Pontifex Maximus dhe praktikonte ndonjëherë ritet hyjnore romake.
  • Me gjithë politikën e tij në favor të krishterimit, Kostandini nuk ishte i krishterë në kuptimin e plotë të fjalës. Ai u pagëzua vetëm në shtratin e vdekjes nga një prift arian.
  • Kostandini i madh është një nga perandorët më ndriçues të Romës. Ngaqe nuk ishte as romak apo grek, nuk duan ta cilësojnë si me të madhin, por në fakt ai ishte me i madhi ndër perandorët e Romës, shetin e të cilës e riorganizoi dhe ndërtoi fitoren përfundimtare të krishterimit në fundin e shekullit të katërt.
  • Fillimisht i kishte ndëshkuar rrepte, egër me brutalitetin tipik te një iliri, pa asnjë lloj mëshire, por me vonë dalëngadalë kishte nisur t’i donte dhe t’i mbronte me pasionin tipik të një iliri fisnik. Kësisjoj ishte figura qendrore që themeloi Evropën e krishterë të mesjetës. U ngritën buste edhe për injorant, por asnjë shtatore nuk u ndërtua për këtë kalorës gjigant të Ilirisë, që luftoi nën dhe për flamurin e Romës, por sipas shumë shkencëtarëve aso kohe ajo perandori cilësohej si perandoria Iliro-Romake.