Nikollë Loka (25 mars 1960) është një poet, studiues dhe hulumtues nga Mirdita.

Biografia

Redakto

Nikollë Loka ka lindur në Sang të Fanit në Mirditë me 25 mars 1960. Ka mbaruar studimet e larta për mësuesi në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër, në vitin 1983 dhe ka kryer dy specializime pasuniversitare njëvjeçare me shkëputje nga puna në Tiranë dhe Bruksel, si dhe një kurs katërmujor për marrëdhënie europiane në Bruksel. Master në shkencat e edukimit; Doktor i Shkencave Pedagogjike, në disiplinën Histori Arsimi; Ka punuar mësues dhe drejtues në shkollën e mesme Klos në Mirditë (1982-92); sekretar në Degën e Partisë Socialiste në Mirditë (1993-98); emigracion në Belgjikë ; redaktor në gazetën “Politika”, analist në gazetat “Ballkan”, “Ekspres”, “Albania” ; Drejtor i Institutit të Studimeve Albanistike “Gjon Gazulli” ; pedagog i jashtëm në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Studimeve Albanistike “Gjon Gazulli” me qendër në Tiranë.  Autor dhe bashkautor në disa monografi shkencore; pjesëmarrës në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit, kryesisht me studime rreth historisë së arsimit në Shqipëri. Punimet e tij  janë botuar në revista shkencore të institucioneve akademike në trevat shqiptare, si dhe jashtë vendit. Poet i përkthyer në anglisht, italisht, frëngjisht, gjarmanisht, rumanisht, suedisht dhe i botuar në disa vende në Europë dhe në SHBA. I përfshirë në Enciklopedinë e shkrimtarëve të gjuhës italiane në vitin 2021.

Publikime

Redakto
Konferenca shkencore
  • Shteti i parë shqiptar, 800 vjetori i Principatës së Abërit, organizuar nga Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar me 18 prill 2014 në në sallën Balsha, Hotel “Tirana International” me kumtesën “Arsimi në Arbërinë Mesjetare”.
  • Beteja e Dytë e Kosovës (Konferencë shkencore ndërkombëtare), Instituti Albanologjik Prishtinë, 16 tetor 1915, me kumtesën “Zhvillimi i arsimit në Kosovë në vitet e fundit të sundimit serb dhe dy shekujt e parë të sundimit osman”.
  • Gjuha dhe letrësia, sfidë specifike në zhvillimin socio-etik dhe atë profesional, Konferenca e katërt ndërkombëtare e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, Maqedoni, Tetovë 21-22 prill 2017, me kumtesën “Zhvillimi i arsimit femëror në trevat shqiptare në shtetet fqinje”.
  • Konferenca shkencore”Imzot Nikollë Kaçorri (1867-1917), personaliteti kryesor i Pavarësisë së Shqipërisë”, Durrës me 3 gusht 2017, me kumtesën “Kontributi i Imzot Nikollë Kaçorrit në arsimin shqip”.
  • Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “Zhvillimi ndërrajonal në fokusin gjeografik, historic, socio-ekonomik dhe kulturor, Universiteti “Fan Noli”, Korçë 3 nëntor 2017 me punimin:’Zhvillimi i arsimit femëror në trevat shqiptare deri në fund të shekullit XX.
  • Konferencë shkencore ndërkombëtare “Sot veprojmë, ruajmë të kaluarën dhe zhvillojmë të ardhmen”, Instituti për kërkime shkencore dhe zhvillim, Ulqin me 15 nëntor 2017, me kumtesën, “Ndikimi i arsimit në zhvillimin e identitetit kombëtar gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX”.
  • ISER 95 th International Conference, Rome-Italy, 20th-21st December 201, vith the article ”Pope Clement and the beginnings of Albanian nationalism”.
  • Fifth International Conference on “Education and Social Sciences-Challenges towards the future,(ICES V-2018), 10 mars 2018, Tirana, organized by  International Institute for Private-Comercial Law: ”Characteristics of the development of female education in Mirdita”.
  • XVI European Conference on Social and Behavioral Sciences, organized by International Association of Social Science Research on May 10-12 2018, Prizren Kosova, “Information about the "Mirdita" dormitory in the period 1925-1939”.
  • Sevewnth  International Conference on “Education and Social Sciences-Challenges towards the future,(ICES VII-2018, Bialystok,  6 October 2018, organized by  International Institute for Private-Comercial Law ”Educational developments in Albanian lands during the Skanderbeg period”.
Monografi
  • Fani del nga muzgjet, shtëpia botuese “Faik Konica”, Tiranë 1996
  • Dinastitë iliro-shqiptare me famë botërore, botimet “Mirdita”, Tiranë 2004.
  • Iliria biblike, botimet “Geer”, Tiranë 2005.
  • Genivs Illvrici: dyzet e dy perandorë ilirë të Romës, Volume 1, botimet “Mirdita”, Tiranë 2005.
  • Arnautomania, botimet “Mirgeeralb”, Tiranë 2007.
  • Dera e parë e Fanit, botimet “Ideon”, Tiranë 2011.
  • Imzot Nikollë Kaçorri, burrështetas shqiptar në altarin e Atdheut” botimet “Emal”, Tiranë 2012.
  • Studime historike, reçensione, publicistikë,(Vëll. I), botimet "Emal", Tiranë 2014.
  • Zef Shkorreti, mësuesi hero i kohës së vet, botimet “Emal”, Tiranë 2014.
  • Vatikani dhe shqiptarët, monografi (bashkautor), enti botues “Gjergj Fishta”, Tiranë 2014.
  • Prengë Marka Prenga, flamurtari i Mirditës, botimet “Emal, Tiranë 2014.
  • Principata e Arbërit, shteti i parë i shqiptarëve, botimet “Mirgeeralb”, Tiranë 2015.
  • Studime historike, reçensione, publicistikë,(Vëll. I), botimet “Mirgeeralb”, Tiranë 2016.
  • Tuk Jakova, jeta dhe vepra, botimet "Grand Print", Tiranë 2017.
  • Prengë Bibë Doda, dritëhijet e një burrështetasi, botimet “Emal”, Tiranë 2017.
  • I lumi Dom Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire(bashkautor), botimet "ISKPK", Tiranë 2018, fitues i çmimit”libri më i mire” nga Shoqata Mbarëkombëtare “Vatra”.
  • I lumi Dom Shtjefën Kurti, dëshmitar i Kishës Martire(bashkautor), botimet "Emal”, Tiranë 2020.
  • Studime historike, reçensione, publicistikë,(Vëll. I), botimet "Hieronimus",Pejë 2020.
  • Autor i 13 monografive shkencore me karakter historik, popullarizues dhe enciklopedik.
  • Reçensent i monografisë “Arsimi në Mirditë”- Nga shkolla e Velës 1632 e deri sot”, botim i Zyrës Arsimore “Mirditë”, botimet “Mirgeeralb”, Tiranë 2017.

Çmimet

Redakto
  • “Din Mehmeti” në mitingun XXXIV poetik, të organizuar nga Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë-Kosovë.
  • Vendi i dytë në Festivalin Poetik "Terra Lontana", Kalabri 2017.
  • Dëshmi e meritës në Premio Letterario/Premiul Leterar Corona, III Edizione, 2018.
  • Dëshmi i nderit në Premio Letterario/Premiul Leterar Corona, IV Edizione, 2019.
  • “Amarati Poetic Prism 2018” Vijaywada, Anthra Pradesh, Indi
  • “Amarati Poetic Prism 2019” Vijaywada, Anthra Pradesh Indi;

Shih edhe

Redakto