Prefektura e Ilirikut

This is the stable version, checked on 10 shkurt 2023. Template changes await review.

Prefektura Pretoriane e Ilirikut (latinisht: Praefectura praetorio per Illyricum) ishte një nga katër prefekturat pretoriane në të cilat u nda Perandoria RomakeAntikitetin e Vonë.

Harta e Prefekturës së Ilirikut
Stema e Prefektit Pretorian të Ilirikut

Qendra administrative e prefekturës ishte Sirmiumi (375-379), ndërsa pas vitit 379, Selaniku. [1] [2] Emrin e mori nga provinca e vjetër e Ilirikut e cila ishte emërtuar sipas Ilirisë antike, dhe në shtrirjen e saj më të madhe përfshinte Panoninë, Norikumin, Greqinë dhe pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik përveç Thrakisë. Tre prefekturat e tjera ishin ajo e Italisë, Orientit (Lindjes) dhe Afrikës.

Historiku

Redakto

Themelimi

Redakto

Në vitin 293 pas Krishtit perandori Diokleciani reformoi rrënjësisht strukturën administrative të perandorisë Romake. Ai krijoi tetrarkinë (ndarjen e pushtetit në katër). Kjo ishte një bashkëperandori me dy perandorë të vjetër (August), Diokleciani dhe Maksimiani, dhe dy perandorë të vegjël (Cezarët), Constantius Chlorus dhe Galerius. Perandoria u nda në katër prefektura pretoriane. Secili drejtohej prej njërit nga dy bashkëperandorët ose një nga dy Cezarët (pra, gjithsej dy bashkëperandorë dhe dy bashkëcezarë). Diokleciani dhe Maksimiani ishin gjithashtu përgjegjës të përgjithshëm përkatësisht të pjesës lindore dhe perëndimore të perandorisë. Numri i provincave u dyfishua dhe ato u grupuan në pesëmbëdhjetë dioqezat që ishin nën prefekturat pretoriane. Prefekturat pretoriane ishin: Prefektura pretoriane e Galisë (Galia), Prefektura pretoriane e Italisë (Italia dhe Afrika), Prefektura pretoriane e lindjes (Orienti) dhe Prefektura e Ilirikut (Prefektura pretoriane e Ilirikut). Kështu, Iliriku u bë një prefekturë pretoriane. Ai përfshinte dioqezat e Panonisë, (Hungaria perëndimore, një rrip toke në Kroacinë veriore përgjatë lumit Sava dhe Vojvodina, në Serbinë veriore), Dacia ( Bullgaria moderne perëndimore, qendrore dhe veriore, Serbia qendrore dhe jugore, Mali i Zi, Shqipëria veriore dhe pjesa veriore e MaqedonisëVeriut ) dhe Maqedonia (Greqia). Prandaj, Iliriku mbulonte gati të gjithë Gadishullin Ballkanik, duke përfshirë Greqinë, përveç dioqezës së Trakisë (në Bullgarinë moderne juglindore, Greqinë verilindore dhe Turqinë Evropiane). Ai gjithashtu përfshiu Kretën dhe ishujt grekë në veri dhe jugperëndim të detit Egje dhe Norikumin. Dioqeza e Panonisë u nda në provincat e Panonia Prima, Secunda, Savia dhe Veleria (përkatësisht në veri, juglindje, jugperëndim dhe perëndim të Panonisë), Dalmacia, Norikum Ripense ("përgjatë lumit", pjesa veriore, e cila kaloi buzë lumit Danub ) dhe Norikum Mediterraneum (pjesa jugore). [3] Kryeqyteti i prefekturës pretoriane të Ilirikut ishte Sirmium ( Sremska Mitrovica moderne, Serbia veriore). Nën tetrarki ajo drejtohej nga Galerius. Prefektura pretoriane mbijetoi deri në fillim të shekullit VII.

Historia administrative

Redakto

Ndryshe nga tre prefekturat e tjera "klasike" që përmenden në Notitia Dignitatum (Prefektura e Galisë, Prefektura Itali-Afrikë dhe Prefektura Lindore ), historia e hershme administrative e Ilirikut (Illyricum) si prefekturë gjatë shekullit IV përfshinte heqjen, rivendosjen dhe ndarjen e saj disa herë [4]

Fillimisht territoret që përbënin prefekturën e mëvonshme pretoriane të Ilirikut i përkisnin Prefekturës së Italisë, Ilirikut dhe Afrikës. Ajo u krijua si një prefekturë pretoriane në të drejtën e saj gjatë luftimeve dinastike midis bijve të Konstandinit të Madh që pasuan vdekjen e tij në vitin 337. [5] Duket se tre dioqezat e Maqedonisë, Daçia dhe Panonia u grupuan së pari në një prefekturë të veçantë pretoriane në vitin 347 nga Konstansi duke i larguar nga prefektura pretoriane e Italisë, Afrikës dhe Ilirikut (e cila më pas u bë prefektura pretoriane e Italisë dhe Afrikës) ose se kjo prefekturë pretoriane u formua në vitin vitin 343 kur Konstansi caktoi një prefekt të veçantë për Italinë. [6]

Prefektura e ilirikut mbeti në funksion deri në vitin 361, kur u shfuqizua nga perandori Julian, dhe më pas u ringjall nën qeverisjen e Gratianit midis viteve 375-379. [7] Në atë vit Dioqeza e Pannonisë ( Illyricum occidentale, "Iliriku Perëndimor") iu shtua përsëri Italisë si " Dioqeza e Ilirikut", ndërsa Maqedonia dhe Dacia ( Illyricum orientale, "Iliriku Lindor") qeveriseshin për pak kohë direkt nga Theodosius I nga Selaniku. [8] Gjatë viteve 384-395 ato u përfshinë përsëri në prefekturën italiane, përveç një periudhe të shkurtër në vitet 388-391, kur të dy dioqezat formuan një prefekturë të veçantë.

Vetëm pas vdekjes së Theodosius në vitin 395 dhe ndarjes së Perandorisë, Iliriku (Illyricum) mori formën e përhershme e cila shfaqet në Notitia, duke përfshirë dioqezat e Maqedonisë dhe Daçisë, me Selanikun si kryeqytet. Sidoqoftë, Perandoria Romake Perëndimore, veçanërisht gjatë regjencës së Stilicho, vazhdoi t'i kërkonte ato deri në vitin 437 kur, si pjesë e pajës së Licinia Eudoxia, Valentiniani III njohu sovranitetin e Lindjes mbi prefekturën. [9] Me këtë rast, duket se kryeqyteti i prefekturës ishte Sirmiumi (437-441), [10] gjë që debatohet ende, pasi Ballkani i Veriut ishte në atë kohë i shkatërruar nga pushtimet. Po kështu, qëllimi i Justinianit I për të zhvendosur kryeqytetin në qytetin e tij të ri Justiniana Prima në vitet 540 mbeti i parealizuar. [11]

Pas pushtimeve sllave në shekullin VII, pjesa më e madhe e Gadishullit Ballkanik nuk qeverisej më nga Bizantinët, të cilët ruajtën vetëm kontrollin e pjesëve të Trakës rrethinat e Kostandinopojës, Selanikut dhe dhe disa rajone bregdetare në Greqi. Një prefekt pretorian ( ὕπαρχος ) është vërtetuar në burimet si guvernator i Selanikut që nga fundi i viteve të para të shekullit IX, një nga të mbijetuarit e fundit të sistemit të vjetër administrativ konstandinian në të gjithë Perandorinë. Në atë pikë megjithatë, luftërat me fuqinë në rritje të Bullgarisë kërkuan një riorganizim të provincave, kur Selaniku ishte konstituuar si një ttemë e veçantë nën një strateg diku para vitit 840. [12]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Thessalonica, 1910 Catholic Encyclopedia
  2. ^ Illyria, 1910 Catholic Encyclopedia
  3. ^ Talbert, R., Atlas of Classical History (1989), p. 175
  4. ^ It is a common mistake that the praetorian prefectures were established as territorial units by Constantine I already around 318 or 324, as anachronistically claimed by Zosimus. In reality, each Augustus or Caesar continued to have his own praetorian prefect as his chief of staff, and only by the mid-4th century did the prefectures become permanent administrative subdivisions of the Empire. Morrison (2007), pp. 190–191
  5. ^ Barnes, T. D., The New Empire of Diocletian and Constantine, p. 139
  6. ^ Barnes, T. D., Constantine: Dynasty, Religion and Power in the Later Roman Empire, p. 160, 2011
  7. ^ Morrison (2007), p. 396
  8. ^ Greece, 1910 Catholic Encyclopedia
  9. ^ Morrison (2007), pp. 397–398
  10. ^ Southern Pannonia during the age of the Great Migrations
  11. ^ Morrison (2007), pp. 401–402
  12. ^ Bury (1912), pp. 223–224