Dioqeza e Dakisë (Latin: Dioecesis Daciae) ishte një dioqezë e vonë e Perandorisë Romake, në zonën e Shqipërisë Veriore, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë së sotshme. Ishte mvartëse e Illyricum-it. Qëndra ishte Serdica (Sofia e sotme).

Ndarjet e Dioqezave në Ballkan

Historia

Redakto

Perandori Aurelian (270-275), u ballafaqua me kryengritje në Gali dhe Spanjë në vitet 260, me përparimin e Sasanidëve nga Azia, dhe shkatërrimin që Karpianët dhe Gotët po i bënin Moezisë dhe Ilirisë, e la provincën e Dakisë të krijuar nga Trajani dhe i mblodhi trupat bashkë, duke rregulluar kufirin perandorak në Danub. Një Dacia Aureliana e re u organizua në jug të Danubit me qendër Serdicën.

Lëshimi i Dakisë Trajane nga romakët citohet nga Eutropi në veprën e tij Breviarium historiae Romanae, book IX :

"Provinca e Dakisë, që Trajani formoi mbi Danub, e lëshoj, i dëshpëruar, pasiqë, Iliria dhe Moezia ishin çpopulluar, pa e përballuar. Qytetarët romakë, u hoqën nga qytetet dhe tokat e Dakisë, dhe u shpërngulën në brendësi të Moezisë, duke e quajtur Daki që tani ndanë 2 Moezitë, dhe që në brigjet e djathta të Danubit duke dalë në det, ku më parë ajo ndodhej në të majtë."

Më vonë, gjatë reformave administrative të Dioklecianit dhe Kostandinit I, Dioqeza e Moezisë u krijua, duke përfshirë Ballkanin qëndror dhe gadishullin grek. Pas ca vitesh, dioqeza u nda në dy, duke formuar Dioqezën e Maqedonisë dhe atë të Dakisë, duke përfshirë krahinat e Dakisë Mesdhetare, Moezisë s'Vogël, Prevalit dhe Dakisë së Poshtme.

Dioqeza iu dha Perandorisë së Përëndimit në 384 nga Theodosius I, mundësisht një kompensim i pjesshëm perandoreshës Justina për njohjen që i bëri uzurpimeve të Magnus Maximus-it në Britani, Galí e Hispania. Gjithsesi mbas vdekjes së tij me 395, iu rikthye Perandorisë së Lindjes, duke formuar së bashku me Dioqezën e Maqedonisë, prefekturën Pretoriane të Illyricum-it.