Serbia

republikë në Evropën juglindore
(Përcjellë nga Serbi)

Serbia (Cirilik: Србија, romanizuar: Srbija) zyrtarisht njihet si Republika e Serbisë (Cirilik: Република Србија, romanizuar: Republika Srbija), është shtet i cili shtrihet në Evropën Qendrore dhe Evropën Juglindore. Ndodhet në udhëkryqin e Fushës së Panonisë dhe Ballkanit, në kufi me Hungarinë në veri, Rumaninë në verilindje, Bullgarinë në juglindje, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në jug, Malin e Zi në jugperëndim dhe Kroacinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën në perëndim. Beogradi është kryeqyteti i Serbisë.

Република Србија
Republika Srbija
Himni: Боже правде
Bože pravde
Zoti i Drejtësisë
Territori i Serbisë së sotme (e gjelbër e mbyllur) dhe territori i Kosovës së pavarur (e gjelbër e hapur) në Evropë
Kryeqyteti
dhe qyteti më i madh
Beogradi
Gjuhët zyrtareSerbishtja
Qeveria
Lloji i qeverisjesRepublika parlamentare unitare
Aleksandar Vuçiq
Ana Bërnabiq
Millosh Vuçeviq
KuvendiAsambleja Kombëtare
Historia e themelimit
780
1217
1346
1459–1556
1804–1835
1878
1882
1918
1992
• Pavarësia u rivendos
2006
Sipërfaqja
• Totale
77,612[1] km2 (29,966 sq mi) (111-të)
Popullsia
• Përllogaritje 2022
Neutral decrease 6,797,105[2] (105-të)
• Dendësia
92/km2 (238.3/sq mi) (95-të)
Ekonomia
PBB (PFB)Përllogaritje 2022 
• Gjithsej
Increase $157.4 billion[3] (78-të)
• Për kokë banori
Increase $22,900[3] (66-të)
PBB (zyrtare)Përllogaritje 2022 
• Gjithsej
Increase $65.7 billion[3] (84-të)
• Për kokë banori
Increase $9,560[3] (75th)
MonedhaDinari serb (RSD)
Të dhëna të tjera
Gini (2019)Positive decrease 33.3[4]
i mesëm
IZHNJ (2021)Increase 0.802[5]
shumë i lartë · 63-të
Zona kohoreUTC+1 (Zona Kohore e Evropës QendroreCET)
• Verës 
UTC+2 (CEST)
Formati i datësdd.mm.yyyy
Ana e drejtimit të makinësdjathtas
Prefiksi telefonik+381
Kodi i internetit TLD

Nga mesi i shekullit të 16-të, osmanët aneksuan tërësinë e Serbisë së sotme; sundimi i tyre u ndërpre nganjëherë nga Perandoria Habsburge, e cila filloi të zgjerohej drejt Serbisë Qendrore nga fundi i shekullit të 17-të, duke ruajtur një bazë në Vojvodinë. Në fillim të shekullit të 19-të, Revolucioni serb krijoi shtetin kombëtar si monarkinë e parë kushtetuese të rajonit, e cila më pas zgjeroi territorin e saj. Pas viktimave në Luftën e Parë Botërore dhe bashkimit të mëvonshëm të ish-kurorës së Habsburgëve të Vojvodinës me Serbinë, vendi bashkëthemeloi Jugosllavinë me kombet e tjera sllave të jugut, të cilat do të ekzistonin në formacione të ndryshme politike deri në Luftërat Jugosllave të viteve 1990. Gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, Serbia formoi një bashkim me Malin e Zi, i cili u shpërbë në mënyrë paqësore në vitin 2006, duke rivendosur pavarësinë e Serbisë si shtet sovran për herë të parë që nga viti 1918. Në vitin 2008, përfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës shpallën në mënyrë të njëanshme pavarësinë, me përgjigje të ndryshme nga komuniteti ndërkombëtar ndërsa Serbia vazhdon ta pretendojë atë si pjesë të territorit të saj sovran.

Historia

Redakto
 
Beogradi


Pas Luftës në Kosovës me kapitullimin e grupeve të armatosura kriminale serbe të vetëquajtura Armata Popullore e Jugosllavisë në hapësirën e Kosovës dhe me nënshkrimin e Marrëveshjes Teknike, këto trupat dhe banda serbe detyroheshin të tërhiqeshin na teritori i Kosovës dhe 5 km larg kufirit të saj.

Me vizitën e Havier SolanësBeograd përfaqësuese politik të këtyre bandave në krye me Koshtunicën, ata kërkuan nga Solana që të ju jepej një kohë prej gjashtë viteve për krijimin e një shoqërie civile funksionale. Për këtë shkak ai ju premtoj që do të gjente një zgjidhje ashtu që nacionalistët serbë të ngiheshin me termin "Serbia" dhe populli Serb i cili kontrollohej dhe mbahej si në mesjetë nga këto forca, gradualisht të mësonte të vërteten.

Kjo në praktikë ishte më së e thjeshtë po të mos ishte problemi i trashëgimisë së Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë. Ish-anëtaret tjera të RSF Jugosllavisë të cilat tanimë ishin pranuar si shtete nuk i lejonin kësaj pjese të mbetur të prezantohej si trashëgimtare e RSF Jugosllavisë.

Solana gjatë kësaj kohe kishte tri kriza të paevitueshme. Kriza e brendshme Serbe, pastaj reagimet për trashëgimin e RSF Jugosllavisë si dhe ligjin e OKB-së. Ndër të gjitha ligji i OKB-së ishte më i rëndësishmi. Pasi që ky territor i mbetur (RS e Malit të Zi dhe RS e Serbisë) duhej të kishte një status ndërsa trupat e NATOS dhe UÇK-së kishin arritur të çlironin nga kontrolli i bandave Serbe vetëm territorin e Kosovës i cili gjendej në hapësirën e RS Serbisë dhe territori i RS Malit të Zi mbahej si i çliruar me mjete politike për OKB ishte në pyetje statuti i pjesës së mbetur nën kontrollin e bandave serbe. Me qëllim që ky territor të mos mbetej pa status Sollana i propozoj bandave Serbe, shoqërisë civile në Mal të Zi dhe Kosovë krijimin e lidhjes shtetërore Serbia dhe Mali i Zi e cila do të kishte një jetesë prej gjashtë viteve.

Pasi që bandat serbe ankoheshin për shkatërrimet që i kishte bërë lufta ata morën në dispozicion më shumë se gjashtë vite për organizimin e shoqërisë civile në hapësirën e mbetur të RS Serbisë në Serbi dhe Vojvodinë. Brenda kësaj kohe këtyre bandave serbe ju lejohej që të prezantohen në botë si përfaqësues të një shteti, përfaqësuesve të Malit të Zi po ashtu ndërsa përfaqësuesit e Kosovës duhet të sillen brenda Kornizës Kushtetuese të cilën e kishin nënshkruar ata vetë dhe nën hijen e UNMIK-ut i cili sipas nevojës në punë të jashtme sillet si shtet i Kosovës ndërsa brenda në bazë të kushtetutës së 1974-së.

Gjatë kësaj kohe në Mal të Zi krijohet një shoqëri civile me institucione pak-a-shumë civile dhe demokratike, në Kosovë UNMIKU nuk është në gjendje të qeveris politiken e brendshme brenda kushtetutës së 1974 për shkake se bandat serbe nuk e respektojnë marrëveshjen me Solanen në bazë të së cilës bandat serbe duheshin të rikthenin kushtetutën e 1974-së. Përkundër kësaj bandat serbe nuk i përfillin vendimet e marruar në Vojvodinë dhe fillojnë të maskojnë popujt jo serbë në pjesën jugore të rajonit të Serbisë ku edhe fillon një luftë e armatosur në mes të popullsisë shqiptare në këtë rajon dhe bandave serbe të organizuara tani nën emrin Mbrojtja Territoriale e Serbisë.

Po ashtu këto banda tentojnë që përsëri të marinë kontrollin mbi kishën ortodokse serbe e cila e frikuar prishja e më tejshme e namit tashmë të përlyer. Pasi që disa anëtarë të këtyre bandave të shkapërderdhura në Kosovë ja arrin që të kontrollojnë pjesën më të madhe të kishave ortodokse dhe me hedhjen e dy fëmijëve shqiptar në lumin e Mitrovicës i fillojnë trazirat e Marsit me që rast shqiptarët i rrënojnë një pjesë të këtyre kishave të kontrolluara nga banditët që kishin për planë armatimin e popullsisë serbe në Kosovë sikurse kishte bërë Milosheviqi gjatë viteve 1990-1992.

Pas këtyre trazirave edhe përfaqësuesit e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ishin të bindura që për kthimin e shoqërisë civile në rajonin e Serbisë duhej pritur shumë pasi që tek populli ekzistonte një mentalitet i ngjashëm me kohën e mesjetës. Për këtë shkak dhe për shkak të afrimit të skadimit të pretimeve të Solanes këtyre bandave serbe OKB-ja filloi të mbledhë radhët për përgatitjen e njohjes së Malit të Zi si shtet dhe pranimin e Kosovës në radhët e veta.

Kështu në qershor të 2006, OKB-ja filloj me pranimin e shtetit të Malit të Zi dhe me informimin e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB gjegjësisht kryetarëve të Rusisë dhe Kinës për pavarësimin e Kosovës.

Në ndërkohë çështja e statutit të territorit të mbetur rajonit Serbia dhe Vojvodina si dhe të rajoneve Sanxhaku dhe Toplica ende nuk dihet. Bandat Serbe kanë marrë iniciativa të ndryshme për "mbrojtjen e Kosovës" mirëpo në fakt me këtë ato dëshirojnë që edhe më tutje të mbajnë popullin e Sanxhakut dhe të Toplicës në kontrollin e tyre si dhe popullin serbë në mendimet mesjetare.

Gjeografia e Serbisë

Redakto
 
Harta e Serbisë

Serbia është një vend pa dalje në det, i vendosur në udhëkryq mes Evropës Qendrore dhe Jugore, Serbia ndodhet në Gadishullin Ballkanik dhe në Fushën e Panonisë. Vendi mbulon një sipërfaqe (përjashtuar Kosovën), gjithsej prej 77,474 km2, që e bën atë vendin e 117-të në botë.

Fusha e Panonisë mbulon të tretën veriore të vendit (Vojvodina dhe Maçva) ndërsa maja më lindore e Serbisë shtrihet në Ultësirën e Vllahisë. Terreni i pjesës qendrore të vendit, me rajonin e Shumadijes në zemër, përbëhet kryesisht nga kodra të përshkuara nga lumenj. Malet mbizotërojnë në të tretën jugore të Serbisë. Alpet Dinarike shtrihen në perëndim dhe jugperëndim, duke ndjekur rrjedhën e lumenjve Drina dhe Ibër. Malet Karpate dhe Malet Ballkan shtrihen në drejtimin veri-jug në Serbinë lindore.

Malet e lashta në cepin juglindor të vendit i përkasin sistemit malor Rilo-Rodope. Lartësia shkon nga maja Midžor e Maleve Ballkan në 2,169 metra (maja më e lartë në Serbi, pa Kosovën) deri në pikën më të ulët prej vetëm 17 metrash) pranë lumit DanubPrahovo. Liqeni më i madh është Liqeni Gjerdap (163 kilometra katrorë) dhe lumi më i gjatë që kalon përmes Serbisë është Danubi (587.35 kilometra).

Politika

Redakto

Serbia është një republikë parlamentare, me qeveri të ndarë në degë legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore. Serbia kishte një nga kushtetutat e para moderne në Evropë, Kushtetutën e vitit 1835 (e njohur si Kushtetuta e Sretenjes), e cila në atë kohë konsiderohej ndër kushtetutat më përparimtare dhe liberale në Evropë. Që atëherë ajo ka miratuar 10 kushtetuta të ndryshme. Kushtetuta aktuale u miratua në vitin 2006 pas referendumit për pavarësinë e Malit të Zi, i cili si pasojë rinovoi pavarësinë e vetë Serbisë. Gjykata Kushtetuese vendos për çështjet që kanë të bëjnë me Kushtetutën.

Presidenti i Republikës (Republike Predsednik) është kreu i shtetit, zgjidhet me votim popullor për një mandat pesëvjeçar dhe është i kufizuar nga Kushtetuta në një maksimum prej dy mandatesh. Përveç se është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, presidenti ka detyrën procedurale të emërimit të kryeministrit me pëlqimin e parlamentit dhe ka njëfarë ndikimi në politikën e jashtme.[6] Aleksandar Vuçiq i Partisë Progresive Serbe është presidenti aktual pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017.[7] Selia e presidencës është Novi dvor.

Qeveria (Vlada) përbëhet nga kryeministri dhe ministrat e kabinetit. Qeveria është përgjegjëse për propozimin e legjislacionit dhe buxhetit, zbatimin e ligjeve dhe udhëheqjen e politikave të jashtme dhe të brendshme. Kryeministrja aktuale është Ana Bërnabiq, e propozuar nga Partia Progresive Serbe.[8]

Asambleja Kombëtare (Narodna skupština) është një organ legjislativ njëdhomësh. Asambleja Kombëtare ka fuqinë të miratojë ligje, të miratojë buxhetin, të caktojë zgjedhjet presidenciale, të zgjedhë dhe shkarkojë Kryeministrin dhe ministrat e tjerë, të shpallë luftë dhe të ratifikojë traktate dhe marrëveshje ndërkombëtare.[9] Ai përbëhet nga 250 anëtarë të zgjedhur në mënyrë proporcionale, të cilët shërbejnë për një mandat katërvjeçar.

Njësitë administrative

Redakto

Në Serbi, pa Kosovën, ka 145 komuna (opštine) dhe 29 qytete (gradovi), të cilat formojnë njësitë bazë të vetëqeverisjes lokale. Përveç komunave/qyteteve, ekzistojnë 24 distrikte (okruzi), ku Qyteti i Beogradit përbën një rreth shtesë. Me përjashtim të Beogradit, i cili ka një qeveri lokale të zgjedhur, rrethet janë qendra rajonale të autoritetit shtetëror, por nuk kanë kompetenca të tyre; ato paraqesin ndarje thjesht administrative.

Kushtetuta e Serbisë njeh dy provinca autonome, Vojvodinën në veri dhe territorin e diskutueshëm të Kosovës dhe Metohisë në jug,[10] ndërsa zona e mbetur e Serbisë Qendrore nuk kishte kurrë autoritetin e saj rajonal. Pas Luftës së Kosovës, paqeruajtësit e OKB-së hynë në Kosovë dhe Metohi, sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së. Qeveria e Serbisë nuk e njeh shpalljen e pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008, duke e konsideruar atë të paligjshme..[11]

Demografia

Redakto

Që nga regjistrimi i vitit 2011, Serbia ka një popullsi totale prej 7,186,862 dhe dendësia e përgjithshme e popullsisë është e mesme pasi qëndron në 92.8 banorë për kilometër katror.

Gjatë viteve 1990, Serbia kishte popullsinë më të madhe të refugjatëve në Evropë.[12] Refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit (PZHBV) në Serbi përbënin midis 7% dhe 7.5% të popullsisë së saj në atë kohë - rreth gjysmë milioni refugjatë kërkuan strehim në vend pas serisë së luftërave jugosllave, kryesisht nga Kroacia (dhe në një masë më të vogël nga Bosnja dhe Hercegovina) dhe PZHBV-të nga Kosova.

Serbët me 5,988,150 janë grupi më i madh etnik në Serbi, që përfaqësojnë 83% të popullsisë së përgjithshme (përjashtuar Kosovën). Serbia është një nga vendet evropiane me numrin më të madh të pakicave kombëtare të regjistruara, ndërsa krahina e Vojvodinës është e njohur për identitetin e saj shumetnik dhe multi-kulturor. Me një popullsi prej 253,899, hungarezët janë pakica më e madhe etnike në Serbi, e përqendruar kryesisht në Vojvodinën veriore dhe përfaqëson 3.5% të popullsisë së vendit (13% në Vojvodinë). Popullsia rome është 147,604 sipas regjistrimit të 2011, por vlerësimet jozyrtare e vendosin numrin e tyre aktual midis 400,000 dhe 500,000.[245] Boshnjakët me 145.278 janë të përqendruar në Rashkë (Sanxhak), në jugperëndim. Grupet e tjera minoritare përfshijnë kroatët, sllovakët, shqiptarët, malazezët, vllehët, rumunët, maqedonasit dhe bullgarët. Kinezët, të vlerësuar në 15,000, janë e vetmja pakicë e rëndësishme emigrante joevropiane.

Shumica e popullsisë, ose 59.4%, banon në zonat urbane dhe rreth 16.1% vetëm në Beograd. Beogradi është qyteti i vetëm me më shumë se një milion banorë dhe ka edhe katër të tjerë me mbi 100,000 banorë.

 
Kisha e Shën Sava
 
Xhamia Bajrakli, Beograd

Kushtetuta e Serbisë e përcakton atë si një shtet laik me liri të garantuar fetare. Të krishterët ortodoksë me 6,079,396 përbëjnë 84.5% të popullsisë së vendit. Kisha Ortodokse Serbe është kisha më e madhe dhe tradicionale e vendit, adhuruesit e së cilës janë kryesisht serbë. Komunitetet e tjera të krishtera ortodokse në Serbi përfshijnë malazezët, rumunët, vllehët, maqedonasit dhe bullgarët.

Në vitin 2011, katolikët romakë numëronin 356,957 në Serbi, ose afërsisht 6% e popullsisë, kryesisht në Vojvodinën veriore e cila është shtëpia e grupeve të pakicave etnike si hungarezët, kroatët dhe Bunjevci, si dhe për disa sllovakë dhe çekë.

Protestantizmi përbën rreth 1% të popullsisë së vendit, kryesisht luteranizmi midis sllovakëve në Vojvodinë si dhe kalvinizmi midis hungarezëve të reformuar. Kisha Katolike Greke respektohet nga rreth 25,000 qytetarë (0.37% e popullsisë), kryesisht Rusinë në Vojvodinë.

Myslimanët, me 222,282 ose 3% të popullsisë, formojnë grupin e tretë më të madh fetar. Islami ka një ndjekës të fortë historik në rajonet jugore të Serbisë, kryesisht në Rashkën jugore. Boshnjakët janë bashkësia më e madhe islame në Serbi, e ndjekur nga shqiptarët.

Në vitin 2011, kishte vetëm 578 hebrenj në Serbi, krahasuar me mbi 30,000 para Luftës së Dytë Botërore. Ateistët numëronin 80,053, ose 1,1% të popullsisë, dhe 4,070 të tjerë e deklaruan veten si agnostik.

Ekonomia

Redakto


Shiko dhe këtë

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "The World Factbook: Serbia" (në anglisht). Central Intelligence Agency. 20 qershor 2014. Marrë më 18 dhjetor 2014.
  2. ^ "Estimates of population for 1.1.2022" (PDF) (në anglisht). The Statistical Office of the Republic of Serbia. Marrë më 2022-07-11.
  3. ^ a b c d "World Economic Outlook Database, October 2020". IMF.org (në anglisht). International Monetary Fund. Marrë më 16 dhjetor 2020.
  4. ^ "Gini coefficient of equivalised disposable income – EU-SILC survey". ec.europa.eu (në anglisht). Eurostat. Marrë më 16 dhjetor 2020.
  5. ^ "Human Development Report 2021/2022" (PDF) (në anglisht). Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin. 8 shtator 2022. Marrë më 8 shtator 2022.
  6. ^ "Responsibilities" (në anglisht). predsednik.rs. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2013. Marrë më 20 mars 2013.
  7. ^ "Serbia elects Prime Minister Aleksandar Vucic as president". BBC News (në anglisht). 3 prill 2017. Marrë më 16 janar 2018.
  8. ^ "Izbori 2012 – Nova vlada položila zakletvu" (në serbisht). B92.
  9. ^ "National Assembly of the Republic of Serbia | Jurisdiction, competences and duties of the National Assembly" (në anglisht). Parlament.gov.rs. 11 qershor 2008.
  10. ^ "Law on Territorial Organization" (në serbisht). National Assembly of the Republic of Serbia. 29 dhjetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2013. Marrë më 6 tetor 2013.
  11. ^ Decision on the annulment of the illegitimate acts of the provisional institutions of self-government in Kosovo and Metohija on their declaration of unilateral independence
  12. ^ Tanjug (22 tetor 2007). "Serbia's refugee population largest in Europe" (në anglisht). B92. Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2007. Marrë më 24 tetor 2021.

Lidhje të jashtme

Redakto