Serbët

një komb që jeton kryesisht në Ballkan

Serbët ose Sërbet (serbisht: Срби Srbi) janë popull sllavo-jugor, i cili kryesisht jeton në Gadishullin Ballkanik dhe Ultësirën e Panonisë: në Serbi (ku përbën 84.5% të popullsisë), në Bosnje dhe Hercegovinë (rreth 38%) dhe në Mal të Zi (rreth 29%). Në numër më të vogël, serbë ka dhe në Kroaci, Hungari, Kosovë, Rumani, Maqedoni, Bullgari dhe Shqipëri, si dhe në vende të ndryshme të diasporës.

Serbët
Срби
Serb women in festive dress, near Prizren. Autochrome by Auguste Léon, 9 May 1913 (Coll. Musée Albert-Kahn).jpg
Serbët në Prizren, Kosovë (1913)
Popullsia e përgjithshme
11.5–12.5 milion
Rajone me popullsi të konsiderueshme
Serbia Serbia5,988,150 (2011)
Bosnja dhe Hercegovina Bosnja dhe Hercegovina1,086,733 (2013)[1]
Kroacia Kroacia186,633 (2011)[2]
Mali i Zi Mali i Zi178,110 (2011)[3]
Kosova Kosova146,128 (2013)[4]
Pjesa tjetër e ish-Jugosllavisë
Flag of Slovenia.svg Sllovenia38,964 (2002)[5]
Maqedonia e Veriut Maqedonia e Veriut35,939 (2002)
Pjesa tjetër e Evropës
Gjermania Gjermaniarreth 500,000 (2014)
Austria Austriarreth 300,000 (2010)[6]
flamuri Zvicrarreth 150,000 (2000)[7]
Franca Francarreth 120,000 (2002)[8]
Suedia Suediarreth 110–120,000
Britania e Madhe Britania e Madherreth 70,000 (2001)[9]
Italia Italiarreth 50–70,000
Rumania Rumania18,076 (2011)[10]
Greqia Greqiarreth 15,000 (2012)
Amerika Veriore
Flag of the United States.svg SHBA199,080 (2012)
Flag of Canada.svg Kanadaja80,320 (2011)
Pjesa tjetër e botës
Australia Australia69,544 (2011)[11]
Amerika Jugoremë shumë se 20,000
Flag of New Zealand.svg Zelanda e Re1,056 (2013)[12]
Gjuhët
Serbishtja
Fetë
Krishterimi ortodoks lindor
(Kisha ortodokse serbe)

Serbët janë kryesisht të krishterë ortodoksë. Flasin gjuhën serbe, që është pothuajse e njëjtë me gjuhën boshnjake, kroate dhe malazeze, e cila i takon grupit të gjuhëve sllavefamiljes gjuhësore indo-evropiane, konkretisht nëngrupit të gjuhëve sllavojugore.

GjeografiaRedakto

 
Shpërndarja e serbëve në Gadishullin Ballkanik.

Sot, hapësirat etnike tradicionale serbe janë politikisht të ndara mes disa shteteve, në të cilat gjendja e popullit serb ndryshon. Shteti amë i serbëve është Serbia. Më tej, serbët janë një nga tre popujt kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës. Në Kosovë, e cila nuk njihet si shtet i pavarur nga Serbia, pozita e serbëve është e rregulluar në kuptimin që gjuha shqipe dhe serbe janë gjuhë të barabarta zyrtare në atë shtet. Mali i Zi është i përkufizuar si shtet qytetar, ku statusi i serbëve nuk është i përcaktuar posaçërisht, por serbët në këtë shtet nuk konsiderohen si minoritet.

Në Serbi, serbët përbëjnë shumicën e popullsië në Vojvodinë (67%), në Beograd (91%), në Shumadi dhe Serbinë perëndimore (89%) dhe në Serbinë jugore dhe lindore (89%). Në Republikën Serbe, një nga dy entitet e Bosnjës dhe Hercegovinës, serbët përbëjnë shumicën (88%). Në Mal të Zi, serbët përbëjnë shumicën e popullsisë në disa komuna në veri të Malit të Zi, si dhe në Grykën e Kotorrit. Në Republikën e Kosovës, serbët përbëjnë rreth 4% të popullsisë, ku janë populli i dytë më i madh në numër, pas shqiptarëve. Në Kroaci jetojnë rreth 190,000 serbë, Serbët në Kroaci ishin popull kushtetues deri në vitin 1991, kur numri i tyre ishte rreth 580,000. Serbët përbëjnë shumicën e popullsisë në disa komuna kroate në veri të Dalmacisë, në Licë, në Kordun, në Banijë, në Sllavoni, në perëndim të Sremit dhe Baranjë. Në Rumani, serbët përbëjnë shumicën e popullsisë në komunat Svinjicë, Pozhezhenë dhe Sokolloc të Banatit.

GjuhaRedakto

  Për më shumë informacione shikoni artikullin Gjuha serbe

Serbët flasin gjuhën serbe, e cila i takon grupit të gjuhëve sllavefamiljes gjuhësore indo-evropiane. Gjuha serbe është gjuha zyrtare e Serbisë, dhe një nga tre gjuhët zyrtare të Bosnjës dhe Hercegovinës (së bashku me gjuhën boshnjake dhe kroate). Gjithashtu, pranë gjuhës shqipe, është një nga dy gjuhët zyrtare të Kosovës. Në Mal të Zi, gjuha serbe është gjuha më e folur, por nuk ka status zytrar në nivel shtetëror (gjuha zyrtare e Malit të Zi është gjuha malazeze, pothuajse e ngjajshme me serbishten).

Gjuha serbe standarde është e bazuar në dialektin shtokav (srb. Štokavsko narečje) të gjuhëve sllavo-jugore, dhe ndahet në dy të folura: ekave (ekavski izgovor) dhe ijekave (ijekavski izgovor). Përveç tyre, ekzistojnë dhe të folurat ikave (ikavski izgovor) dhe sllavone (slavonski izgovor). Në kontakt me gjuhën rome, në bazë të serbishtes ka lindur gjuha romo-serbe, të cilën e flet një pjesë e popullsisë rome në Serbi.

FejaRedakto

  Për më shumë informacione shikoni artikullin Kisha ortodokse serbe

Shumica e serbëve janë ndjekës të Kishës ortodokse serbe. Sidoqoftë, mes serbëve ka dhe protestantë, ateistë dhe agnostikë, si dhe në numër më të vogël myslimanë dhe katolikë. Mes serbëve ortodoksë ka besimtarë të vërtetë, si dhe ata që fenë e shohin si pjesë e traditës familjare, e jo si sistem vlerash në të cilin jetojnë. Kisha ortodokse serbe është e pranishme në hapësirat etnike tradicionale serbe, si dhe në diasporën serbe. Përveç serbëve, një pjesë e ndjekësve të Kishës ortodokse serbe janë anëtarë të grupeve tjera etnike: malazezë, romë, vllehë, maqedonë dhe të tjerë.

ReferimeRedakto

  1. ^ Popis 2013 (PDF). Sarajevo: BHAS. qershor 2016. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 dhjetor 2017. Marrë më 30 qershor 2016. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Croatian Bureau of Statistics 2011.
  3. ^ "Census of Population, Households and Dwellings in Montenegro 2011" (PDF). 12 korrik 2011. Marrë më 13 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Community Profile: Serb Community (PDF), ECMI Kosovo, 2013, arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 janar 2017, marrë më 13 qershor 2017 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Slovenian census". 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Srbi u Austriji traže status nacionalne manjine". Blic. 2010-10-02. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ (PDF) https://web.archive.org/web/20120322225231/http://www.saez.ch/pdf/2000/2000-47/2000-47-669.PDF. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 mars 2012. Marrë më 20 dhjetor 2016. {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Mediaspora (2002). "Rezultat istrazivanja o broju Srpskih novinara i medija u svetu". Srpska dijaspora. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2016. Marrë më 20 dhjetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "So, just how many Serbs live in Britain? Britić figures defy census figures of 2001". Ebritic.com. 3 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Tab11. Populaţia stabilă după etnie şi limba maternă, pe categorii de localităţi". Rezultate definitive_RPL_2011. Institutul Naţional de Statistică. 2011. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2017. Marrë më 2014-04-17. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "The People of Australia – Statistics from the 2011 Census" (PDF). Department of Immigration and Border Protection. 2014: 59. ISBN 978-1-920996-23-9. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 korrik 2014. Marrë më 20 dhjetor 2016. Ancestry {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Ethnic group". 2013 census. Statistics New Zealand. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2013. Marrë më 20 dhjetor 2016. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)