Prizreni
Prizreni (në tekste edhe Prizrend/Prizeren, serbisht: Призрен ) është qytet në pjesën jug-perëndimore të Republikës së Kosovës si dhe i dyti në Kosovë për nga madhësia dhe popullsia pas Prishtinës. Prizreni po ashtu është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër. Qyteti ka një popullsi prej rreth 170,000 banorësh, shumica shqiptarë. Komuna mendohet të ketë rreth 221,000 banorë, përfshi këtu vetë qytetin dhe 76 fshatrat që e përbëjnë. Gjendet në afërsi të Bjeshkëve të Sharrit në Kosovën jugore, rajoni kufizohet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Qyteti i Prizrenit shtrihet në pjesën jugore të Rrafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte me parë bregdetin verior të tokave shqiptare dhe qendrat e tij qytetaro-tregtare me rajonet e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit.
Prizreni | |
---|---|
![]() Pamje nga Prizreni | |
Koordinatat: 42°12′46″N 20°44′21″E / 42.21278°N 20.73917°E | |
Shteti | ![]() |
Rajoni | Prizreni |
Komuna | Prizreni |
Qeveria | |
• Kryetari | Shaqir Totaj (PDK |
• Këshilli | Këshilli Komunal i Prizrenit |
Sipërfaqja | |
• Komuna[1] | 626,86 km2 (242,03 sq mi) |
Popullsia (2011[2]) | |
• Sipërfaqja urbane | 94.517 |
• Sipërfaqja rurale | 83.264 |
• Komuna | 177.781 |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 20000 |
Area code | +383 (0) 29 |
Targa e automjeteve | 04 |
Faqja zyrtare | kk.rks-gov.net/prizren/ |
Toponimia, Historia
Të dhënat arkeologjike lënë të kuptojnë, se ky territor ishte i banuar që nga antika, kur njihej me emrin Theranda në Gjeografinë në shek. II para. K., e në këtë trevë banonte një popullsi Dardane. Në shek. V pas. K. përmendet emri Petrzên nga Prokopi i Çezaresë në De aedificiis (Libri IV, Kapitulli 4). Ndonjëherë citohet edhe në lidhje me Justiniana Prima. Gjatë shekullit XI ishte qendër e rëndësishme qytetare, më 1019 Prizreni ishte seli e ipeshkevisë të perandorisë Bizantine. Gjatë shek XII-XIV u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsisë sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre. Gjurmët e lashtësisë së Prizrenit Prizreni, që është i njohur si lokalitet urban që nga periudha antike. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se Prizreni është njëri ndër qytetetmë të vjetra të Evropës Juglindore e më gjerë. Emrin (në varianta të ndryshme) e Prizrenit e ndeshim në harta e dokumente të ndryshme, si në tabelën V të Ptolemeut (shekulli II), ku përmendet me emrin Termidava, pastaj në hartën Tabula Peutingeriana (shekulli III), te dijetari E. Spenser e ndeshim, si Procopera (359-336 para kohës së re). Prizrenin me këtë emër e ndeshim edhe te Procopi (565), si dhe sipas amerikanit Eric Hempi, emërtimi Prizren vjen nga Theranda (Therandë, Pri-zdrijana, Peneropolis, Pra-eserem, Pri-zna, Pri-zrenum, Pre-sarin, Pri-sareno, Pri-zirendi, Pre-zren,Pre-zdin, Pri-zdren, Pru-zrenin, Torzerm, Perserin e Pri-zrend, Pri-zerand, Pri-serand, Pri-zerendi, Pri-zereni dhe Prizreni.
Me ndarjen e Perandorisë Romake (395) në atë të Perëndimit dhe të Lindjes, Prizreni ra nën sundimin e Bizantit dhe atë serb deri në shekullin XIII.
Në shek XI njihet si qendër e rëndësishme qytetare
Më 1019 përmendet si një seli e ipeshkvisë në Perandorinë Bizantine. Gjatë sundimit serb (shek XII-XIV) u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsis sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre.
Pushtimi dhe sundimi osman
Prizreni ndonëse humbi përkohsisht rëndesinë e tij, u bë përsëri qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administrative (qender Sanxhaku dhe Vilajeti).
Në shekullin XIX Hahn e përshkruan si me popullsi më të lartë se Larisa, Janina, Shkodra edhe se Manastiri.
"Në fakt Prizreni, në bazë të listave zyrtare të pagesave, përmbledh 11.540 shtëpi, prej të cilave 8400 muslimanë, 3000 të krishterësh grek dhe 150 të krishterësh katolik. Në këto shtëpi banojnë gjithsej 46.000 frymë, nga të cilët 36.000 muslimanë, 8.000 të krishterë grek (bullgarë dhe vlleh) dhe 2.000 të krishterë katolik. [...] Qyteti është ndarë në njëzetekatër lagje, ka njëzetegjashtë xhami, dy kisha greke dhe një shtëpi private që është shndërruar në kishë katolike. Shkollat që ekzistojnë aty janë: shtatëmbëdhjetë shkolla muslimane për djemtë dhe nëntë për vajzat, një shkollë fillore ushtarake (Mejtep Ruzhdie), një shkollë bullgare e subvencionuar nga ambasadorët si dhe një shkollë katolike e përkrahur nga Madhëria e Tij Perandori, e cila aktualisht numëron njëzetegjashtë nxënës."[3]
Prizreni ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1.500 dyqane (1.200 sipas Hahn) në fund të kësaj periudhe. Si pas vjetarit turk të vitit 1874 qyteti i Prizrenit kishte 44.000 banorë nga të cilët mbi 35.000 shqiptar.
Më 1899 u themelua shkolla e parë e pavarur shqipe në të cilin jepte mësim Mati Logoreci.
Prizreni zë një vend të veçantë në historin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, pasi u bë kryeqendër e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që u themelua me 10 qershor 1878. Ishte kryeqendra/kryeqyteti i parë shqiptar që prej pushtimit turko-osman të shekullit të 15. Në Prizren pati selinë e vet edhe Qeveria e përkohshme Shqiptare (1881) e kryesuar nga banori i njohur i këtij qyteti, Ymer Prizreni. Në nëntor të vitit 1913 Prizreni pushtohet nga trupat serbp-malazeze, që u pasua nga një dëbim i madh i familjeve shqiptare nga qyteti, që u shpërngulen në Turqi. Gjatë Luftës së II botërore, Prizreni u bashkua me Mbretërinë Shqiptare dhe ekonomia e tij pati rritje si pasojë e rilidhjes me rrugët tregtare dhe tregjet e Shkodrës e Tiranës. Disa nga banorët e Prizrenit dhe rrethit të tij u përfshin në Lëvizjen Antifashiste Nadonalçlirimtare,e disa të tjerë në lëvizjen e Ballit Kombëtar. Trupat gjermane u larguan nga Prizreni më 17 nëntor 1944, që u pasua nga pushtimi sllavo-komunist i cili rinisi menjëherë dëbimin e familjeve shqiptare më të zëshme në mbrojtje të vendit. Me qindra familja shqiptare u detyruan të lënë Prizrenin nën kërcënimin e armëve. Një pjesë e këtyre familjeve u detyruan të vendosen në Kukës e qytete të tjera të Republikës së Shqipërisë.
Pas luftës deri më 1947, Prizreni ishte qendra e Qarkut Autonom të Kosovës. Megjithatë nuk pati ndonjë zhvillim të ndjeshëm. Edhe më pas ishte një ndër qendrat më të prapambetura në gjithë Jugosllavinë.Në fund të viteve të 50-ta deri në mesin e viteve të 60-ta nga Prizreni u shpërngulën mbi 3.200 familje në Turqi.
Gjeografia
- Artikulli kryesor: Gjeografia e Prizrenit.
Prizreni shtrihet në shpatet e Maleve të Sharrit në jug të Kosovës në brigjet e lumit Prizren. Komuna e Prizrenit kufizohet me Shqipërinë në jugperëndim dhe Maqedoninë e Veriut në juglindje.[48]
Popullsia
Prizreni në ditët e sotme ka më shumë se 177 000 banorë. Në vitin 1836 kishte rreth 26 000 banorë. Popullsia u rrit në 1875-ën, kur arriti në 40 000 banorë, me mbi 80% shqiptarë, më pak se 15% serbë e rreth 5% vllehë. Sot popullsia e Prizrenit përbëhet nga një shumicë prej më shumë se 90% shqiptarë, e pjesa e mbetur nga goranë, torbeshë, romë e shumë pak serbë e turqfolës.[4]
Vende të vizitueshme
Areali muzeal i shtepise "Lidhja e Prizerenit" Nga e kaluara e bujshme historike, qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo -historike. Më të rëndësishme janë : Kompleksi i Shatirvanit, Nënkalaja, Marashi, Kalaja, Kisha e Shën Premtës, Kisha e Shën Shpëtimit, Xhamia e Bajraklisë, Xhamia e Safi Sinan Pashës, Hamamet e qytetit, krojet e qytetit, Ura e Gurit dhe një numër i madh i shtëpive folklorike të qytetarëve të trashëguar ndër shekuj.
Galeria
Shiko dhe këtë
- Komuna e Prizrenit
- Regjioni i Prizrenit me komunat Prizren, Rahovec, Sharr,Therandë, Malisheve
- Nahija e Prizrenit
Numrat Postal
Posta dhe Telekomi i Kosovës sipas Unionit Postar Univerzal për Prizren ka caktuar numrat e kodeve postare të paraqitura në tabel.
Kodi Postar i Kosovës - 20000 Prizren | |||||||||
Qarku | Komuna | vendbanimi | Numri | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Prizren | Prizren | Prizren | 20000 | ||||||
Prizren | Prizren | Prizren 1 | 20010 | ||||||
Prizren | Prizren | Prizren 2 | 20020 | ||||||
Prizren | Prizren | Prizren 3 | 20030 | ||||||
Prizren | Prizren | Prizren 4 | 20040 | ||||||
Prizren | Prizren | Prizren 5 | 20050 | ||||||
Prizren | Prizren | Prizren 6 | 20060 | ||||||
Prizren | Prizren | Prizren 7 | 20070 | ||||||
Prizren | Prizren | Prizren 8 | 20080 | ||||||
Prizren | Prizren | Zym | 20510 | ||||||
Prizren | Prizren | Zhur | 20520 | ||||||
Prizren | Prizren | Reçan | 20530 | ||||||
Prizren | Prizren | Mamushë | 20540 | ||||||
Prizren | Prizren | Korishë | 20550 | ||||||
Prizren | Rahovec | Rahovec | 20500 | ||||||
Prizren | Rahovec | Rahovec 1 | 20510 | ||||||
Prizren | Rahovec | Rahovec 2 | 20520 | ||||||
Prizren | Rahovec | Ratkoc | 20530 | ||||||
Prizren | Rahovec | Xërxë | 21000 | ||||||
Prizren | Rahovec | Hoça e Madhe | 21050 | ||||||
Prizren | Rahovec | Krush e Madhe | 21060 | ||||||
Prizren | Dragash | Dragash | 22000 | ||||||
Prizren | Dragash | Bresanë | 22050 | ||||||
Prizren | Dragash | Bellobradë | 22060 | ||||||
Prizren | Dragash | Brod | 22070 | ||||||
Prizren | Dragash | Krushevë | 22080 | ||||||
Prizren | Therandë | Therandë | 23000 | ||||||
Prizren | Therandë | Mushtishë | 23050 | ||||||
Prizren | Therandë | Samadraxhë | 23060 | ||||||
Prizren | Malishevë | Malishevë | 24000 | ||||||
Prizren | Malishevë | Banjë e Madhe | 24050 | ||||||
Prizren | Malishevë | Kijevë | 24060 | ||||||
Ref: PTK |
Referime
- ^ "Komisioni për majten e territorit të Republikës së Kosovës" (PDF). Zyra e Kryeministrit të Kosovës. fq. 52. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 shtator 2020. Marrë më 2 tetor 2021.
- ^ "Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë 2011 – Rezultatet Përfundimtare: Të Dhënat Demografike sipas Komunave" (PDF). Agjencia e Statistikave të Kosovës. fq. 14. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 2 tetor 2021.
- ^ Hahn J., Udhëtim nëpër viset e Drinit e të Vardarit, përkthyer nga Pjetër Radiqi, Tiranë: Geer, 2001. fq. 18. ISBN 99927-738-8-X
- ^ https://books.google.al/books?id=VL02DwAAQBAJ&pg=PA210&lpg=PA210&dq=vlachs+prizren&source=bl&ots=20LV4AE7Xf&sig=f5kTfkKXmWT9oOfZ6e86WJ638p8&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjNoNW9lLfYAhVSY1AKHULEAu8Q6AEIKjAB#v=onepage&q=vlachs%20prizren&f=false
Vendbanime të populluara në komunën e Sharr (Dragash)
Vendbanime të populluara në Komunën e Prizrenit
Atmagja | Billusha | Caparca | Dedaj | Dobrushta | Dojnica | Drajçiqi | Dushanova | Gërnçari | Gornjasella | Gorozhupi | Grazhdaniku | Gjonaj | Hoça e Qytetit | Jabllanica | Jeshkova | Kabashi | Kabashi i Hasit | Karashëngjergji | Kobaja | Kojusha | Korisha | Krajku | Krusha e Vogël | Kushnini | Kushtendili | Landovica | Leskoveci | Lezi | Lubinja e Epërme | Lubinja e Poshtme | Lubiçeva | Lubizhda | Lubizhda e Hasit | Lukinaj | Lutogllava | Llokvica | Malësia e Re | Manastirica | Mazreku | Medveci | Milaj | Murademi | Mushnikova | Nasheci | Nebregoshti | Novaku | Novosella | Petrova | Pirana | Pllaneja | Pllanjani | Poslishti | Pouska | Randobrava | Reçani | Romaja | Sërbica e Epërme | Sërbica e Poshtme | Skorobishti | Smaqi | Srecka | Struzha | Shkoza | Shpenadia | Trepetnica | Tupeci | Velezha | Vërbiçani | Vërmica | Vlashnja | Zojzi | Zymi | Zhivinjani | Zhuri
Rajoni i Gjakovës · Rajoni i Gjilanit · Rajoni i Mitrovicës · Rajoni i Pejës · Rajoni i Prizrenit · Rajoni i Prishtinës · Rajoni i Ferizajt