Agjencia e Statistikave të Kosovës
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK-ja) është institucion profesional, i pavarur, bartës dhe shpërndarës i statistikave zyrtare dhe koordinator i statistikave zyrtare të Kosovës, e cila vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit (ZKM-së) dhe ushtron funksionet dhe përgjegjësit e saj të përcaktuara me Ligjin Nr. 06/L-058 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare, nr. 3/2019, 17 Janar 2019) dhe Rregulloren përkatëse për organizimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. [1]
Agjencia e Statistikave të Kosovës | |
Shkurtesa | ASK |
---|---|
Lloji | Agjenci |
Vendndodhja | |
Koordinatat | 42.6651886,21.1659775 |
Rajoni i shërbimit | Republika e Kosovës |
Gjuha zyrtare | Shqip, Anglisht, Serbisht |
Organizata amë | Qeveria e Kosovës |
Faqja në internet | http://ask.rks-gov.net/ |

ASK kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi si dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri.
Misioni Redakto
Misioni i ASK-së është të sigurojë të dhëna cilësore në kohë dhe statistika zyrtare relevante, që i përmbushin nevojat e të gjithë shfrytëzuesve vendorë dhe ndërkombëtarë
ASK përmes planeve vjetore të veprimit ka synuar ta:
- fuqizojë planifikimin e ASK-së dhe ta finalizojë zbatimin e KVP-së, ta finalizojë
riorganizimin e ASK-së dhe ta fuqizojë Departamentin e Planifikimit2 dhe Departamentin e Regjistrimit dhe Anketimit;
- themelojë një dialog sistematik me përdorues;
- fuqizojë Teknologjinë Informative (TI) dhe shërbimet mbështetëse;
- zbatojë paralelisht metodologjinë e dokumentimit dhe proceset e prodhimit. Lidhur me këtë PSZ 2013 - 2017 përcakton prioritetet për zhvillimin e fushave statistikore, që janë sipas renditjes së prioriteteve.[2]
Referime Redakto
- ^ http://ask.rks-gov.net/
- ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 korrik 2018. Marrë më 10 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)