Pirana është një vendbanim në komunën e Prizrenit, Kosovë. Fshati shtrihet në hapsirën gjeografike të rrafshit të Dukagjinit në fushën e Podrimës.

Piranë
Fshat

Gjeografia

Redakto

Pozita e mirë gjeografike që ka fshati, toka bujqësore si dhe rrjedha e dy lumenjëve (Drini i Bardhë dhe Topllu) bëjnë që fshati të ketë të zhvilluar bujqësinë ku më shumë se 50 % e popullsisë merren me bujqësi. Pirana është qendër e rëndësishme nëpër të cilën kalon rruga magjistrale e cila lidh qytetin e Prizrenit me Gjakovën dhe Rahovecin, rruga e cila lidh fshatrat e thella si Reti e ulët, rruga e vjetër për Rahovec poashtu rruga e cila lidh Therandën me Prizrenin.[1]

Piranja në lindje kufizohet me fshatin Zojz, në jug-lindje me fshatin Arbanas dhe në jug me fshatin Landovicë. Në perëndim e ndan Drini i Bardhë me fshatrat e Hasit të Prizrenit : Krajk e Çollak, në veri me fshatrat Krushë e vogël, Qëndres si dhe Reti e ulët.

Demografia

Redakto

Pirana ka një popullsi prej 3.800 banorë prej të cilëve 98% janë shqiptarë.

Historia

Redakto

Piranja është nje fshat shumë i vjetër Shqiptar. Burimet më të hershme tregojn se pirana ka egzistuar gjat shekullit të 15 dhe që kishte një popullat shqiptare. [2]

Gjatë Lufës së Kosovës ajo ishte qendra e Betejës së Piranës.

Njerëz nga Pirana

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Sheradin Berisha. "Ndarja administrative në Qarkun e Prizrenit - në vitin 1919". Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2008. Marrë më 29 maj 2017.
  2. ^ https://vdocuments.mx/179876370-s-pulaha-popullsia-shqiptare-e-kosoves-gjate-shekujve-xv-xvi.html?page=1%7Cpage Arkivuar 27 shtator 2022 tek Wayback Machine 58

Lidhje të jashtme

Redakto