Hajdar Rexhep Bytyqi lindi më 1927 në fshatin Piranë, Kosovë, ishte patriot dhe ushtarak shqiptarë.

Biografia

Redakto

Hajdar Rexhep Bytyqi lindi më 1927 në fshatin Piranë. Ai herët e kuptoi okupimin që iu është bërë shqipëtarëve nga mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene. Në atë kohë Kral Petri e kolonizoi Kosovën me serb dhe malazez, duke iu marrur tokat e shqiptarëve deri në derë të shtëpisë. Si i ri me fillimin e luftës së dytë botërore iu bashkëngjit forcave të ballit kombëtar, ku më vonë në vitin 1944 zëvendësoi vëllanë Hamzën dhe iu bashkëngjit brigadës së pestë në të cilën komandant ishte Ramiz Alia. Kjo brigadë erdhi nga Shqipëria dhe mobilizoi shumë shqiptar nga Kosova, dhe e zhvilloj luftën kryesisht në Sanxhakë (Novi Pazar, Tutinë etj.). Pas mbarimit të luftës ishte anëtar i komitetit krahinor të Kosovës dhe kryetar i lidhjes së rinisë në Prizren. Me kohën kuptoi që nuk ishte çlirim i kësaj popullate por ishte një ri okupim më i egër se ai i para lufte. Me kohën e hershme që e kuptoi filloi të punoi me shumë shokë për një çlirim të mirëfilltë të këtij populli të vuajtur, duke formuar grupe ilegale qe quhej Lëvizja Popullore e Kosovës.

Që nga mbledhja e lëvizjes popullore të Kosovës që u mbajtë në shtëpinë e Idriz Kopinës në Ferizaj, ku mbledhjen e udhëhoqi Rifat Berisha (kryetar), Xheladin Hana (sekretar) dhe procesmbajtës ku ishin të pranishëm, Hajdar Bytyqi, Idriz Kopina, Hajredin Hoxha, Ymer Qërkezi etj., që kishte si moto bashkimin e trojeve shqiptare. Pas kësaj mbledhje, Rifat Berisha u vra nga forcat Serbo-Jugosllave, gjithashtu Xheladin Hana qe të dy të tradhtuar nga bashkëpunëtorët e forcave çetnike-Serbe, nën maskën komuniste, të tjerët u kapën nëpër vende të ndryshme të Kosovës dhe u burgosën nëpër disa qendra të Kosovës. Hajdar Bytyqi u burgos në Podujevë, ku qëndroi dy net për bojkotin që i kishte bërë mbledhjes së drithit, ndërsa burgosja e tij kishte karakter më të gjerë politikë dhe patriotik. Pas dy ditëve nga Podujeva e dërguan në burgun e Prishtinës ku qëndroi mbi dy muaj (në dhjetor të vitit 1948 deri në shkurt të vitit 1949), duke lëne edhe familjen në padijeni se ku gjendej, a ishte i gjallë apo i vdekur. Nga Prishtina i dërguan me tren të mallrave në bregdetin e Adriatikut prej nga i dërguan në burgun më famëkeq të Goli-Otokut. Hajdar Bytyqi qëndroi plot tre vite e gjysmë në Goli-Otok dhe u kthy vetëm 35 kg i rëndë. Pas ardhjes nga burgu, kurrë nuk pushoi së vepruari, duke pësuar vuajtje të rënda në vitin 1955-1956 në aksionin e pushkëve, me bastisje të shpeshta, me përjashtimin e mbarë familjes së tij nga lidhja socialiste dhe më 28 nëntor të vitit 1959 e ngriti flamurin kombëtar në odën e Halit Hazirit dhe u burgosë për herë të dytë, por këtë herë në Mitrovicë të Sremit ku qëndroi deri në vitin 1962.

Hajdar Bytyqi vdiq më 13 shtator në vitin 1995 në vendlindjen e tij, në Piranë.

Shiko dhe këtë

Redakto

Rasti informbyroisti