Ndihmë:Kontrolli i faqes
Rishikimet e shënjuara të redaktimeve (en.: flagged revisions) është një shtojcë e programit MediaWiki (anglisht). Kjo u lejon atyre që përdorin programin MediaWiki të përcaktojnë kushte të veçanta për "përdoruesit e besuar" dhe për "kontrolluesit", në mënyrë që ata të kenë mundësinë të shënjojnë një nga këto rishikime. Kjo do të thotë që ata mund të vendosin shfaqjen e një rishikimi të caktuar të artikullit para shfaqjes së redaktimeve nga përdorues të thjeshtë apo anonimë. Qëllimi i shënjuesve është rritja e besueshmërisë së artikujve dhe njohja e reagimit të lexuesit për cilësinë e tyre. Wikipedia në shqip është një nga 16 wikipeditë ku është në funksionim kjo shtojcë.
Legjenda e shenjuesve është si më poshtë:
- … (Butoni me syrin e mbyllur) - Ky shenjues tregon se në artikull janë kryer ndryshime të cilat janë ruajtur, por nuk shfaqen në këtë version të artikullit. Duhen kontrolluar ndryshimet e bëra së fundmi.
- … (Butoni me syrin e hapur) - Ky shenjues tregon se artikulli nuk përmban vandalizma që të bien në sy, por nuk mund t'ju sigurojmë nëse artikulli është po kaq i pastër nga ana e fakteve.
- … (Butoni me shenjën ok!) - Ky shenjues tregon se artikulli është rishikuar nga një ekspert lidhur me saktësinë e fakteve. (Shënim: ky nivel shënjuesi nuk është ende në përdorim)