Vandalizmi nëpër libra nuk fshihet lehtë, kurse në Wikipedia vetëm me një klik.

Herë pas here ndodh që përdorues të ndryshëm të mundohen të dëmtojnë përmbajtjen e një artikulli me qëllim. Për këtë lloj veprimi ka shkaqe nga më të ndryshmet. Çdo wikipedian e ka mundësinë që të ndihmojë për të shmangur vandalizmin, nëqoftëse njeh dhe zbaton rregullat e mëposhtme:

Ç'është vandalizmi?

Redakto

Vandalizmi është dëmtimi i qëllimshëm dhe me vetëdije i përmbajtjes së artikujve të wikipedisë.

Këtu bëjnë pjesë këto lloj veprimesh:

  • Shuarja e plotë e tekstit të artikullit. (për shembull në këtë rast.)
  • Shuarja pa shkak e pjesëve të gjata të tekstit.
  • Futja e teksteve të pallogjikshme nëpër artikuj.
  • Fallsifikimi i qëllimshëm i informacioneve.

Çfarë nuk është vandalizëm?

Redakto

Ka dhe veprime të tjera që janë të dëmshme, por që nuk mund të quhen vandalizma, pasi nuk bëhen me qëllim, si për shembull:

  • Ndodh ndonjëherë që përdoruesi të shuajë tekstin e faqes pa e kuptuar fare se ç'ka bërë. Ose dikush shuan tekstin e një artikulli duke menduar se po fillon të hapë një faqe të re me titull tjetër.
  • Mbishkrime ose zëvendësime të një pjese teksti, të cilat zakonisht lindin gjatë redaktimit të një artikulli njëkohësisht nga dy përdorues.
  • Grindjet që shfaqen ndonjëherë gjatë editimeve të një artikulli nuk mund të quhen vandalizma, pasi ato shkaktohen ngaqë ka arësyetime e njohuri të ndryshme.
  • Disa fillestarë nuk e kanë kuptuar akoma, se wikipedia është një projekt që shërben për krijimi n e një enciklopedie. Kështu që nga padijenia ata fillojnë dhe shkruajnë duke u bazuar në njohuritë e tyre personale. Në të tilla raste bëhet zakonisht rrikthimi i një versioni të mëparshëm e më pas i hidhet një vështrim historisë së redaktimeve. Menjëherë kuptohet nëse në këtë rast kemi të bëjmë me vandalizëm, apo me ndonjë përdorues fillestar me njohuri të pamjaftueshme. Në rastin e dytë duhet nisur nga qëllimi i mirë dhe këshillohet, që përdoruesit të ri t'i dërgohet një përshëndetje te faqja e tij e diskutimeve duke ju ofruar ndihma e nevojshme, ose të drejtohet tek projekt-faqet ndihmëse të wikipedias.

Këndvështrim ndaj vandalizmit

Redakto

Vandalët veprojnë zakonisht anonim, dmth. ata nuk janë përdorues të regjistruar. Kjo vihet re pasi pas redaktimeve të tyre në vend të nofkës së tyre shfaqet numri i IPsë. Fenomeni i vandalizmit është për wikipedian mjaft i qartë, sepse enciklopedia e lirë është një projekt i hapur ku mund të angazhohet gjithkush, pavarësisht nga interesat. Ndryshimet e bëra nga përdorues të pa regjistruar janë një pjesë përbërëse e wikipedias. Pengesa që mund të sillte largimi ose mos-bashkëpunimi i tyre është më i rëndë se dëmi që shkaktohet nga vandalët.

Ç'mund të bëjmë nëse vandali nuk heq dorë?

Redakto

Nëse ti zbulon ndonjë vandalizëm mos u shqetëso, por vepro sipas këshillave:

  • Bëj rikthimin e ndryshimit që bëri vandali. Kontrollo edhe ndryshimet e bëra ndoshta më parë nga vandali dhe kryej zëvendësimin me faqen që kishte versionin më të mirë. Mos shkruaj fjalë ofenduese në rreshtin e përmbledhjeve. Sharjet dëmtojnë projektin dhe bashkëpunimin midis wikipedianëve.
  • Kontrollo edhe redaktimet e tjera që mund të jenë bërë nag e njëjta IP ose nga i njëjti përdorues.
Disa vandalë zakonisht nuk ndryshojnë vetëm një por edhe më shumë artikuj të tjerë. Pasi të kesh bërë krahasimin te historia e ndryshimeve dhe je bindur që ke të bësh me vandalizëm, atëhere kliko te lidhja e redaktimeve të përdoruesit. Pas kësaj do të hapet një listë me të gjitha redaktimet që vandali ka kryer kohët e fundit. Në të shumtën e rasteve do të vësh re, që ky përdorues ka tentuar të dëmtojë dhe artikuj të tjerë. Që të kontaktosh vandalin kliko thjesht mbi lidhjen te emri i perdoruesit nëse ai ka një të tillë, ose mbi adresën IP. Tregohu i sjellshëm dhe shpjegoi me edukatë vandalit që të heqë dorë nga puna e dëmshme. E nëse vandali nuk kupton, atëhere shko ke faqja e tij e diskutimeve. Për të thjeshtuar punën, nga wikipedianët janë krijuar dhe shabllonë të posatçëm për këtë çështje, të cilën ti mund ta vendosësh te faqja e diskutimeve të vandalit.
  • Në rast se kemi të bëjmë me ndonjë rast ekstrem ku vandali nuk do që të heqë dorë nga keqbërja, atëhere ti mund të bësh dhe një kërkesë për bllokimin e artikullit ose të vandalit te faqja e lajmërimit kundër vandalizmit, ose të lajmërosh ndonjë administrator aktiv.