Wikipedia:Kontrolluesit
Kontrolluesit në Wikipedia janë anëtarë të cilët kanë një privilegj më shumë se përdoruesit e zakonshëm: kontrollojnë redaktimet e bëra nga përdoruesit e Wikipedia-s.
Edhe pse një kontrollues ka këtë privilegj, kjo nuk do të thotë se ai mund ta shfrytëzojë sipas dëshirës! Kontrolluesit nuk kanë më shumë fuqi se redaktorët e tjerë por thjesht kanë fituar besimin e komunitetit dhe duhet të veprojnë sipas rregullave të caktuara nga i gjithë komuniteti. Nëse ka nevojë dhe dëshirë, kontrollues të tjerë mund të zgjidhen këtu duke vënë kandidaturën vetë ose më mirë duke i propozuar dikush tjetër.
Kushtet
RedaktoKandidaturë vetjake: Kushtet për t'u bërë kontrollues në përgjithësi kanë të bëjnë me sa kohë dhe sa kontribute një redaktor ka dhënë. Redaktori duhet të jetë i besueshëm dhe kjo gjë arrihet vetëm duke redaktuar artikuj në mënyrë konstruktive dhe duke qenë në kontakt me redaktorët e tjerë. Gjithashtu duhet të ketë qenë anëtar prej 1 muaji (nga redaktimi i parë) e të ketë minimalisht rreth 300 kontribute.
Kandidaturë e propozuar nga dikush tjetër: Kandidatura mund të jetë e sponsorizuar dhe nga një redaktor i rregullt (domethënë redaktor që kanë qenë anëtar për të paktën 1 muaj dhe ka mbi 50 redaktime).
Ju lutem shtoni kandidaturat në ndarjen e duhur dhe në formatin e mëposhtëm:
Kandidatura për kontrollues
RedaktoBrikena Liko
RedaktoPërshëndetje,
Jam redaktore e gjuhës shqipe prej më shumë se 12 vitesh dhe po ashtu kam disa vite përvojë si mësuese e gjuhës shqipe dhe e letërsisë. Kam punuar për shtëpi të ndryshme botuese dhe për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Herë pas here duke lexuar artikuj të ndryshëm në Wikipedia më ndodh të gjej gabime që, meqenëse i shoh do të doja t'i rregulloja. Për më tepër dua të përditësoj disa faqe të njerëzve që njoh nga afër duke shtuar veprat e fundit, kontributet e tyre në fusha të tjera. Do doja të më jepnit statusin e kontrolluesit që të jap kontributin tim në fushën time.
Faleminderit, Brikena Liko
- Përshëndetje, Brikena! Unë jam një administrator. Të falënderoj personalisht për vullnetin tënd për të ndihmuar pasi kemi realisht nevojë për ndihmë në këtë drejtim. Edhe pse nuk vë në diskutim aftësitë e tua profesionale në fushën e gjuhësisë, do të të lutesha të punoje ca kohë fillimisht në "Wikipedia" përpara se të mundesha të aprovoja këtë kërkesë pasi duhet mësuar pjesa teknike e punës. Kontrolluesit ndër të tjera kontrollojnë dhe për gabime sintaksore nga ana e "kodit" (për shembull, një lidhje fotografie e dëmtuar në një artikull apo një kategorizim i gabuar i një faqeje tjetër) kështu që nevojitet pak përvojë përpara se të ndodhë gradimi. Gjatë kësaj kohe, për çdo paqartësi teknike mund të kërkosh ndihmë në çdo moment duke shtypur butonin e pikëpyetjes poshtë, djathtas faqeve. Faleminderit dhe njëherë! - Klein Muçi (diskutimet) 8 shtator 2023 13:39 (CEST)
JoraK
RedaktoPërshëndetje,
Ju lutem mund t'i japim statusin kontrollues përdoruesit @JoraK,: https://sq.wikipedia.org/wiki/P%C3%ABrdoruesi:JoraK në sq.wikipedia pasi do na ndihmonte shumë në vazhdim në kontrollin e artikujve. Jora ka shumë kohë që kontribuon në Wikipedia në aktivitet që janë zhvilluar në Open Labs dhe mendoj qe do ishte një shtesë shumë e vlefshme në vazhdim sidomos duke marrë parasysh faktin që kemi planifikuar aktivitete të tilla në vazhdim. Faleminderit --NafiShehu (diskutimet) 8 shkurt 2020 15:57 (CET)
- U bë!. – Βατο (diskutimet) 10 shkurt 2020 16:28 (CET)
LGashi
RedaktoPërshëndetje, Kërkoj që të më jipet statusi i kontrolluesit në sq.wikipedia pasi konsideroj që do të isha aktiv në mirëmbajtjen e artikujve shqip. Jam përdërues më i vjetër se 3 vite, me disa redaktime në sq.wikipedia dhe en.wikipedia.@LGashi https://sq.wikipedia.org/wiki/P%C3%ABrdoruesi:LGashi Ju falemnderit LGashi (diskutimet) 24 janar 2023 16:55 (CET)
- LGashi, përshëndetje! Faleminderit për gatishmërinë e treguar! Të lutem të jesh aktiv në rregullim artikujsh për këtë javë dhe në vijim do të kujdesem përsonalisht për të të dhënë statusin e kërkuar. Do të jem duke i ndjekur kontributet e tua. — Klein Muçi (diskutimet) 24 janar 2023 17:18 (CET)
- Përshendetje. Aktiv u tregova me aq sa pata mundësi duke redaktuar disa faqe por ende nuk mora statusin e kerkuar. Nëse bën, kerkoj që të më jipet statusi tani, pasi që pa të nuk kam as vullnet të punoj. LGashi (diskutimet) 22 prill 2023 13:51 (CEST)
Typical Albanian
RedaktoPershendetje te gjitheve, po ju shkruaj ketu te ju kerkoj te me ipet statusi i kontrolluesit pasiqe po has ne shume editime te cilat jane te sakta por nuk po kontrollohen. Jam editues edhe ne wikipedian angleze dhe jam mjaft aktiv. Faleminderit paraprakisht dhe gjithe te mirat. ps. po shkruaj pa ë-ja pasiqe po me vi me lehte.
- Typical Albanian: U bë! Hidh një sy te veglat dhe shiko të aktivizosh ato me paradigmën "Quick" përpara dhe "ButtonizeReview" (i ke nga fundi). Do të të ndihmojnë në kontroll. Të lutem të shikosh listën me ndryshime ne pritje dhe mundësisht të fillosh nga ndryshimet që kanë më shumë kohë në pritje për kontroll. Për çdo paqartësi ndihu i lirë të më shkruash te faqja personale e diskutimeve. Puna e mbarë! - Klein Muçi (diskutimet) 19 korrik 2023 12:10 (CEST)
- Faleminderit shumë për besimin dhe për privilegjin e dhënë, Klein Muçi! Do të bëj më të mirën! Typical Albanian (diskutimet) 19 korrik 2023 13:09 (CEST)
Universiteti i Shkodres Luigj Gurakuqi
RedaktoPërshëndetje të gjithëve! Kërkoj nga ata që kanë privilegjin e kontrolluesit të kontrollojnë disa nga modifikimet e mia. Kam punuar për dy muaj brenda kohës së kufizuar që kam dhe mbi 90 për qind e modifikimeve të mia janë ende në pritje të miratimit. Nuk kam asgjë urgjente, por kur punojnë kaq shumë njerëz në të njëjtin artikull dhe artikulli nuk kontrollohet, është e vështirë të dihet se në cilin segment të punës një artikull ka nevojë për përmirësim ose plotësim. Faleminderit.
- Përshëndetje! Do të sugjeroja që kjo kërkesë t'ju japë mundësinë që ju vetë ta merrni privilegjin e kontrolluesit. I kam parë punimet tuaja dhe kështu besoj se puna juaj flet vetë në tema të ndryshme, referime, rregullime problemesh etj., që ju ta merrni privilegjin e kontrolluesit sa më shpejt. --Vyolltsa (diskutimet) 3 tetor 2023 13:01 (CEST)
- Përshëndetje. Të falënderoj shumë për mbështetjen e përhershme dhe për menaxhimin e aftësive të mia modeste në të mirë të materialeve të botuara deri tani në Wikipedian shqipe. Ndoshta ajo që jam mirënjohës edhe më shumë është fakti që më ka mësuar gjëra të rëndësishme në lidhjen me përgjegjësinë që kemi si njerëz të kulturuar që ndihmojmë në zhvillimin dhe përmirësimin e platformës Wikipedia në shqip. Le të bëjmë gjëra të mira së bashku. Edhe një herë faleminderit për rolin tuaj të çmuan në punën time. Universiteti i Shkodres Luigj Gurakuqi (diskutimet) 3 tetor 2023 17:00 (CEST)
- Universiteti i Shkodres Luigj Gurakuqi: Ndryshime të ndryshme korrektuese në aspektin drejtshkrimor e teknik. U bë!
Siç kam përmendur më sipër, aktivizo veglat e kontrolluesve dhe hidh nje sy te lista me ndryshime në pritje për kontroll. Puna e mbarë! — Klein Muçi (diskutimet) 3 tetor 2023 18:47 (CEST)- Faleminderit Shumë. Do vazhdoj të mësoj dhe të bëj më të mirën. Mirënjohje për besimin. Universiteti i Shkodres Luigj Gurakuqi (diskutimet) 3 tetor 2023 23:03 (CEST)
- Universiteti i Shkodres Luigj Gurakuqi: Ndryshime të ndryshme korrektuese në aspektin drejtshkrimor e teknik. U bë!
- Përshëndetje. Të falënderoj shumë për mbështetjen e përhershme dhe për menaxhimin e aftësive të mia modeste në të mirë të materialeve të botuara deri tani në Wikipedian shqipe. Ndoshta ajo që jam mirënjohës edhe më shumë është fakti që më ka mësuar gjëra të rëndësishme në lidhjen me përgjegjësinë që kemi si njerëz të kulturuar që ndihmojmë në zhvillimin dhe përmirësimin e platformës Wikipedia në shqip. Le të bëjmë gjëra të mira së bashku. Edhe një herë faleminderit për rolin tuaj të çmuan në punën time. Universiteti i Shkodres Luigj Gurakuqi (diskutimet) 3 tetor 2023 17:00 (CEST)
Universiteti Metropolitan Tirana
RedaktoPershendetje! Ju lutem dikush me titullin e kontrollorit te miratoje ndryshimet qe jane bere se fundmi per faqen shqip Universiteti Metropolitan Tirana dhe ne anglisht University Metropolitan Tirana. Do ta vleresonim nje feedback te shpejte nga ana juaja. Faleminderit.
Heqje privilegjesh
RedaktoKëtu mund të paraqitni kërkesën për heqjen e privilegjeve të një përdoruesi:
Lista e kontrolluesve
RedaktoPër momentin Wikipedia shqip ka 163 kontrollues. Listën e plotë të tyre mund ta gjeni këtu.