Mamusha

qytet në Kosovë
(Përcjellë nga Mamushë)

42°11′N 20°26′E / 42.19°N 20.43°E / 42.19; 20.43

Mamushë
Qytezë
Kulla e sahatit në Mamushë
Kulla e sahatit në Mamushë

Mamushë është një vendbanim në komunën e Mamushës, Kosovë e selia administrative e komunës me të njejtën emër. Qyteza ndodhet rreth 19 km në veri të Prizrenit.

Demografia

Redakto

Popullsia

Redakto

Në korrik të vitit 2009, Mamusha kishte 5.500 banorë. 95 për qind e tyre janë turq.[1] Pjesa e mbetur (5 %) përbëjnë Shqiptarët, Romët dhe Ashkalinjtë.[1] Mamusha është komuna e vetëm në Kosovë në të cilën turqit janë shumica e popullsisë.

Përbërja Etnike
Viti / Banorë
Turqit  % Serbët  % Romë  % Shqiptarët  % Banorë gjithsej
1961 1,220 76.73 - - - - 367 23.08 1,590
1971 1,794 88.03 - - - - 241 11.83 2,038
1981 2,372 85.19 - - - - 366 13.30 2,752
1991 2,752 93.64 18 0.61 152 5.17 7 0.24 2,939
Të dhënat nga regjistrimet jugosllave

Historia

Redakto

Thonë se Mamusha ka marrë emrin nga një Sulltan Mahmud II (turqisht Mahmut Paşa). Ai ka pushtuar këtë vend në fillim të shekullit IXX dhe ka themeluar qytetin duke vendosur emrin e vet. Më vonë, ishte një qytet në Perandorinë Osmane dhe pati disa saraje dhe xhami të ndërtuara. Gjatë gjithë kësaj kohë, u vendosën në qytet turq, kryesisht nga Tokat. Ata deri më sot janë shumica në Mamushë.

Pas luftës së Kosovës në vitin 1999, në Mamushë janë vendosur 80 ushtaret turq që marrin pjesë në KFOR. [1]

Burimet

Redakto
  1. ^ a b c Organisation für Sicherheit und Zusammenarbeit in Europa (OSZE): Mamuşa/Mamushë/Mamuša Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine (PDF; 289 kB)

Lidhje të jashtme

Redakto