Perandoria Osmane (osmanisht: دولت عليه عثمانیه‎, Devlet-i ʿAlīye-i ʿOsmānīye; turqisht: Osmanlı İmparatorluğu ose Osmanlı Devleti), e njohur edhe si Perandoria Turke,[1] ishte një perandori e themeluar në fund të shekullit XIIIAzinë e Vogël veriperëndimore, gjëgjësisht në rrethinën e Bilexhikut dhe Sëgytit, nga kreu fisnor oguz turk Osmani.[2] Pas vitit 1354, osmanët kaluan në Evropë, dhe me pushtimin e Ballkanit, Bejllëku Osman u kthye në një perandori transkontinentale. Osmanët i japën fund Perandorisë Bizantine në vitin 1453 me pushtimin e Konstandinopojës nga Mehmet Fatihu.[3]

Perandoria Osmane
دَوْلَتِ عَلِيّهٔ عُثمَانِیّه
Devlet-i Âliyye-i Osmâniyye
1299–1923
Flamuri Stema
Motoja
دولت ابد مدت
Devlet-i Ebed-müddet
(Shteti i Përjetshëm)
Perandoria Osmane në vitin 1683
Kryeqyteti Sögüt
(1299-1335)
Bursa
(1335-1363)
Adrianopoja
(1335-1453)
Stamboll
(1453-1922)
Gjuhë Osmanishtja
Feja Islami
Qeveria Monarkia Absolute
(1299-1876)
(1878-1908)
(1920-1922)
Monarki Kushtetuese
(1876-1878)
(1908-1920)
Sulltan
 -  1299-1326 Osmani i I (i parë)
 -  1918-1922 Mehmet VI (i fundit)
Vezir i Madh
 -  1320-1331 Aladdin Pasha (i parë)
 -  1920-1922 Ahmet Tevfik Pasha (i fundit)
Legjislatura Kuvendini Osmanet
 -  Upper house Senat
Historia
 -  Themelimi 1299
 -  Republika e Turqisë themeluar 1923
Sipërfaqja
 -  1683 5,200,000 km² (2 sq mi)
 -  1914 1,800,000 km² (1 sq mi)
Popullsia
 -  1856 est. 35.350.000 
 -  1906 est. 20.884.000 
 -  1912 est. 24.000.000 
Valuta Akçe, Para, Kurus, Lira, Sultanî
Kujdes: Vlera për parametrin "emri_dhanore"|- style="font-size: 85%;" Kujdes: Vlera e specifikuar për "kontinenti"

Gjatë shekujve XVI dhe XVII, në kulmin e fuqisë së saj nën sundimin e Sylejmanit të Madhërishëm, Perandoria Osmane ishte një perandori shumëkombëshe e shumëgjuhëshe, që sundonte mbi pjesën më të madhe të Evropës juglindore, pjesë të Evropës qendrore, Azisë perëndimore, Kaukazit, Afrikës veriore, dhe Bririt të Afrikës.[4] Në fillimin e shekullit XVII, perandoria përfshinte 32 elajete dhe shtetet e shumta vasale.

Me Konstandinopojën si kryeqytet dhe me kontrollin e tokave rreth Detit Mesdhe, Perandoria Osmane ishte qendra e ndërveprimeve mes Lindjes dhe Perëndimit për gjashtë shekuj. Përderisa dikur ishte menduar se perandoria kishte hyrë në një periudhë rënieje pas vdekjes së Sylejmanit të Madhërishëm, kjo pikëpamje nuk mbështetet më nga shumica e historianëve akademikë.[5] Perandoria vazhdoi të ruante një ekonomi, shoqëri, dhe ushtri të fuqishme gjatë shekullit XVII dhe shumicës së shekullit XVIII.[6] Sidoqoftë, gjatë një periudhe të gjatë paqeje nga viti 1740 deri në vitin 1768, sistemi ushtarak osman mbeti pas sistemit të rivalëve të tyre evropianë, Perandorisë Habsburge dhe Ruse.[7] Osmanët vazhdimisht pësuan humbje të rënda ushtarake në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, gjë që i nxiti ata që të fillojnë një proces gjithëpërfshirës të reformimit dhe modernizimit të perandorisë, të njohur si Tanzimati. Kështu, gjatë rrjedhës së shekullit XIX, Perandoria Osmane u bë më e fuqishme dhe e organizuar, pavarësisht humbjeve të mëtejshme territoriale, veçanërisht në Ballkan, ku u shfaqën një numër i shteteve të reja.[8] Perandoria lidhi aleancë me Gjermaninë në fillim të shekullit XX, duke shpresuar të arratisej nga izolimi diplomatik që kishte kontribuar në humbjet territoriale të saj, dhe kështu filloi Luftën e Parë Botërore në anën e Fuqive Qendrore.[9]

Ndërsa perandoria ishte në gjendje të mbajë vetën gjatë luftës, ajo po përballej me mospajtime të brendshme, veçanërisht me Revoltën Arabe. Gjatë kësaj kohe, krime të mëdha u kryen nga qeveria osmane kundër armenëve, asirianëve dhe grekëve pontikë.[10]

Disfata e Perandorisë Osmane dhe pushtimi i një pjese të territorit të saj nga Fuqitë Aleate si rrjedhojë e Luftës së Parë Botërore rezultuar në copëtimin e saj dhe humbjen e territoreve të saj në Lindjen e Mesme, të cilat janë ndarë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, sipas Marrëveshjes Sykes–Picot. Lufta e suksesshme turke për pavarësi kundër aleatëve pushtues çoi në shfaqjen e Republikës së Turqisë në Azinë e Vogël dhe në heqjen e Dinastisë osmane.[11]

Përmbajtja

Shtrirja GjeografikeRedakto

 
Perandoria Osmane

HistoriaRedakto

Pas vdekjes së Sulltanit Selxhuk Anadolli ishte i ndarë si një mozaik ku çdo pjesë e Anadollit ishte si një shtet i pavarur,kjo ndarje e Anadollit dhe disa pjesëve të Turqisë ndodhi gjatë fillimit të vitit 1300 e deri në fund të këtij shekulli.Keto shtete të ndara të Anadollit quheshin Emiratet e Gazit.Emiratet e Gazit apo shtetet e ndara ishin të udhehequra nga Osmani I (1258 - 1326) ku edhe mori emrin Perandoria Osmane nga Sulltani Osman I (1258-1326),si themelues i Perandorisë Osmane ai tha dhe qellimi i tij ishte: "Unë si themeluesi i kesaj Perandorie,do te zgjeroj kufijte e Perandorisë Osmane drejt Perandorisë Osmane.Me këto reforma pjesët e ndara të Anadollit tashmë ishin të bashkuara.

Pas vdekjes së Sulltan Osmanit I Perandoria Osmane filloi të zgjerohej prej mesdheut Lindor e deri në Ballkan.Djali i Sulltan Osmanit Orhani pas shumë sukseseve të bëra ai pushtoi Bursën dhe Bursa u bë kryeqyteti i kësaj Perandorie.Rënia e Bursës nënkuptonte humbjen e kotrollin Bizantin mbi Anadollin.Fitorja Osmane në Kosovë në vitin 1389 në mënyrë efektive shënoi fundin e pushtetit serb në rajon duke hapur rrugën për zgjerimin e Perandorisë Osmane në Evropë.Beteja e Nikopolit ne vitin 1396 mes forcave Otomane dhe Kryqtareve ne Bullgari ishte beteja e cila Perandoria Osmane i dha fund kryqëzatave të asaj kohe në fund të shekullit XIV.

Perandoria Osmane në shek. XVII-XVIIIRedakto

Anglia e udhëhequr nga qëllimet e saj në luftën kundër shteteve të tjera evropiane, filloi të mbështesë shtetin osman dhe të ndikojë në politikën e tij të jashtme. Në sajë të ndihmës së vërtete, osmanët në vitin 1645 morën nga venecianët ishullin e Kretës, qendrën e rëndësishme tregtare në Mesdhe

Perandoria Osmane në shek. XVIII-XIXRedakto

Perandoria Osmane në gjysmën e parë shek. XVIII-XIXRedakto

Ngjarjet në shek. XVII e keqësuan shumë gjendjen të brendshme dhe të jashtme e Perandorisë Osmane. Klasa sunduese kërkonte të dilte nga situata me anë të pushtimeve të reja. Nga ana tjetër Rusia dhe shtete të tjera filluan të marrin nën mbrojtje popullsi të krishtera që ndosheshin nën shtetin osman. Për këto arsye në 40-vjetët e parë, Perandoria Osmane u ndodh në disa luftëra me shtetet të vetme ose me disa shtet së bashku.

Perandoria Osmane në gjysmën e dytë të shekullit XVIII-XIXRedakto

Në vitet 30-40 të shek XVIII, krahas varësisë ekonomike filloi dhe rritja e ndikimit politik të shteteve evropiane në shtetin osman. Në këtë periudhë u ashpërsuan edhe më shumë kontradiktat midis shteteve evropiane për Perandorinë Osmane. Nga një vend që e kërcënonte Evropën në shek XVI, shteti osman ishte kthyer në një objekt për diskutim.

Kriza LindoreRedakto

 Artikulli kryesor: Kriza Lindore.

Kriza lindore është emri i konfliktit mes Perandorisë Osmane dhe Evropës që rezultoi në ndryshimin e kufijve të vendeve Evropiane midis të cilave dhe Perandoria Osmane.

Perandoria Osmane në shek. XIX-XXRedakto

 Artikulli kryesor: Perandoria Osmane në shek. XIX-XX.

Fuqitë e Mëdha vazhdonin të ndërhynin në punët e brendshme të shtetit osman për shumë probleme. Një nga këto ishte çështja greke. Anglia nuk dëshironte luftën e Rusisë kundër shtetit osman. Qeveria angleze dhe ruse nënshkruan një protokoll të ashtuquajtur protokolli i Petërburgut (4 janar 1826). Perandoria Osmane që prej mesit të shekullit XIX shkonte drejt rënies.Ndikim të madh në rënien e saj pati edhe Pavarësia e Shqipërisë me 1912 dhe kështu me 1913 Perandoria Osmane thuajse u largua përgjithmonë nga Ballkani.Me 1923 Perandoria Osmane u bë Republike dhe sundimi si Perandori Otomane kishte mbaruar.

BibliografiaRedakto

  • Marre nga PETRIKA THENGJILLI "Historia e Perandorisë Osmane" Tiranë 1997, fq. 177-197

Lidhje të jashtmeRedakto

ReferencaRedakto

  1. ^ Hamish Scott (2015). The Oxford Handbook of Early Modern European History, 1350–1750: Volume II. p. 612. "The Ottoman Empire-also known in Europe as the Turkish Empire"
  2. ^ Finkel, Caroline. Osman's Dream: The Story of the Ottoman Empire, 1300–1923. Basic Books. pp. 2, 7. ISBN 978-0-465-02396-7. 
  3. ^ Quataert, Donald (2005). The Ottoman Empire, 1700–1922 (2 ed.). Cambridge University Press. p. 4. ISBN 978-0-521-83910-5. 
  4. ^ "Ottoman Empire". Oxford Islamic Studies Online. 6 May 2008. Marrë më 26 August 2010. 
  5. ^ Hathaway, Jane (2008). The Arab Lands under Ottoman Rule, 1516–1800. Pearson Education Ltd. p. 8. ISBN 978-0-582-41899-8. historians of the Ottoman Empire have rejected the narrative of decline in favor of one of crisis and adaptation 
    • Tezcan, Baki (2010). The Second Ottoman Empire: Political and Social Transformation in the Early Modern Period. Cambridge University Press. p. 9. ISBN 978-1-107-41144-9. Ottomanist historians have produced several works in the last decades, revising the traditional understanding of this period from various angles, some of which were not even considered as topics of historical inquiry in the mid-twentieth century. Thanks to these works, the conventional narrative of Ottoman history – that in the late sixteenth century the Ottoman Empire entered a prolonged period of decline marked by steadily increasing military decay and institutional corruption – has been discarded. 
    • Woodhead, Christine (2011). "Introduction". In Christine Woodhead. The Ottoman World. p. 5. ISBN 978-0-415-44492-7. Ottomanist historians have largely jettisoned the notion of a post-1600 ‘decline’ 
  6. ^ Ágoston, Gábor (2009). "Introduction". In Ágoston, Gábor; Bruce Masters. Encyclopedia of the Ottoman Empire. p. xxxii. 
    • Faroqhi, Suraiya (1994). "Crisis and Change, 1590–1699". In İnalcık, Halil; Donald Quataert. An Economic and Social History of the Ottoman Empire, 1300–1914. 2. Cambridge University Press. p. 553. ISBN 0-521-57456-0. In the past fifty years, scholars have frequently tended to view this decreasing participation of the sultan in political life as evidence for “Ottoman decadence,” which supposedly began at some time during the second half of the sixteenth century. But recently, more note has been taken of the fact that the Ottoman Empire was still a formidable military and political power throughout the seventeenth century, and that noticeable though limited economic recovery followed the crisis of the years around 1600; after the crisis of the 1683–99 war, there followed a longer and more decisive economic upswing. Major evidence of decline was not visible before the second half of the eighteenth century. 
  7. ^ Aksan, Virginia (2007). Ottoman Wars, 1700–1860: An Empire Besieged. Pearson Education Ltd. pp. 130–5. ISBN 978-0-582-30807-7. 
  8. ^ Quataert, Donald (1994). "The Age of Reforms, 1812–1914". In İnalcık, Halil; Donald Quataert. An Economic and Social History of the Ottoman Empire, 1300–1914. 2. Cambridge University Press. p. 762. ISBN 0-521-57456-0. 
  9. ^ Findley, Carter Vaughn (2010). Turkey, Islam, Nationalism and Modernity: A History, 1789–2007. New Haven: Yale University Press. p. 200. ISBN 978-0-300-15260-9. 
  10. ^  • Quataert, Donald (2005). The Ottoman Empire, 1700-1922. Cambridge University Press (Kindle edition). p. 186.   • Schaller, Dominik J; Zimmerer, Jürgen (2008). "Late Ottoman genocides: the dissolution of the Ottoman Empire and Young Turkish population and extermination policies – introduction". Journal of Genocide Research. 10 (1): 7–14. doi:10.1080/14623520801950820. 
  11. ^ Howard, Douglas A. (2016). A History of the Ottoman Empire. Cambridge University Press. p. 318.