Hape menynë kryesore

Perandoria Ruse ishte një shtet qe kishte ekzistuar prej vitit 1721 deri në rrezimin e saje në revulocionin në muajin e shkurtit të vitit te 1917-es. Kjo perandori kishte njera nder perandorite me të medheja në histori, qe perfshinte tre kontinente të botës, dhe ishte e treta perandori ma e madheja sipas sipërfaqes tokësor të saj qe kishte 22.800.000 km2 tokë në vitin e 1866-es. Në vitet e 1812-ës deri në vitin e 1814-es, ambiciet e Napoleanit te Frances për te kontrolluar Evropën ishin mundur nga perandoria Ruse, dhe pastaj kjo perandori kishte rritur terrenin e saj tokësor në perendim dhe në jug. Shpesh herë kishte qene në luftëra kunder perandorisë Osmane, e cila zakonisht ishte e mbështetur nga perandoria Britanike.

Në fillim te shekullit te 19-ët, Rusët kishin zgjatur trevën e tyre në oqeanin Arktik në veri, deri në Detin e Zi në jug, dhe prej Detit Balltik në perendim tek Oqeani Paqesore, dhe me në fund në Alask dhe Amerikes Veriore në lindje. Në regjistrimin e popullsise e vitit 1897, kjo perandori kishte rreth 125.600.000 banore, qe ishte vendi i tretë me popullatën ma të lartë në tërë tokën përreth, pas perandorisë Qing te Kines dhe perandorisë Britanik. Si të gjitha perandoritë, përfshinte një pabarazi të madhe lidhur me ekonominë, etnive të ndryshëm dhe besimet fetar, keshtu qe kishte revoltë dhe përpjekje vrasës të shumta qe ishin duke u mbikqyrur nga policia e fshehtë, dhe si pasojë me mijëra veta ishin internua ne Siberi.

Në anen e ekonomisë, shumica e perandorise ishte bujqësor, me prodhimtari te uleta në prona të mëdha, qe ishin punuar nga bujkrobet dhe skllevër (Rusisht: serf) të tjerët, deri në lirimin e tyre në vitin 1861. Industrializimi i ngadalshëm ekonomik me ndihmën e investimev të huaja për hekurdhurat dhe fabrikat. Vendi ishte nën sundimin e nje fisnikërie te quajtur "Bojaret", prej shekujve te 10-ët dhe te 17-ët, kur pas kesaj periudhë ishte sunduar nga një perandor i quajtur "Tsar".

Tsar Ivani i 3-te që kishte sunduar prej vitit 1462 deri në vitin e 1505, e kishte shtruar temelin për perandorin që do ishte e vendosur më vonë. Ai e kishte trefishuar trevën e shtetit të ti, dukë e perfunduar sundimin e "Hordhisë se Artë", me rinovimin e Kremlinit në Moskë dhe me shtrimin e themeleve shtetëror Rus. Tsari Pjetri i Madh (ose përndryshe Pjetri i I i Rusisë) që sundoj prej vitit 1682 deri në vitin 1725, kishte luftuar në luftra te shumta dhe e ndertoj nje perandori të stërmadhe që ishte bëre nje fuqi e madhe Evropian. Ai e nderroi kryqytetin prej Moskes ne qytetin e ri të Shen Pjeterburgut, duke e udhehequr nje revolucion kulturor, në zëvendsim te sistemit social dhe politik mesjetar, me nje tjeter që ishte modern, racionalist dhe të orientuar në mënyrë evropiane.

Perandoresha Katerina (ose perndryshe Katerina I ) që sundoi prej vitit 1761 deri në vitin 1796 kryesoje nepermjet një kohë të artë dhe e rriti shtetin shpejtë me diplomaci, kolonizim dhe pushtim. Ajo e vazhdoje veprimin e Pjetrit te Madh për modernizim ne linjat e Evropës perëndimor.

Tsari Alexandri i II-t (1855- 1881) që prëkrahte reforma të shumta, sidomos ajo e qlirimit të të gjithë bujkroberve (serfe) ne vitin 1861, qe kishin qene rreth 23 million veta. Linja e veprimit të ti ne Evropen lindore ishte për ti mbrojtur krishterët Ortodoks që ishin nën qeverisjen e Perandorisë Osmane.. Ajo pjesëmarrje në vitin 1914 e futi ne Luftën e Parë Botëror ne anen e Francës, Britanisë dhe Serbisë kunder perandoritë Gjermane, Austriake dhe Osmane. Rusia kishte qen mbretëri tërësor deri ne vitin 1905, ku mas andej u be një mbetëri kushtetuese. Perandoria u shemb ne Revolucionin e shkurtit të vitit 1917, ku arsyeja kryesore ishte pasojë e deshtimeve te medhaja te pjesëmarrjes në luftën e I botëror.