Selimi I
Selimi i I ose Sulltan Selim Javuzi (Osm. سليم الأول بن بايزيد الثاني بن محمد الفات;) lindi në vitin 1470 dhe jetoi gjer me 1520. Pushtetin e kishte prej vitit 1512. Sipas shkrimeve të historianëve osman Selimi i I ishte edhe Kalifi i parë i Perandorisë Osmane.
Jeta e tijë
RedaktoIa merr pushtetin babait Bajazitit të II. Selimi lufton kundër Shiitve, dhe e zgjeron perandorinë në Siri dhe Egjipt. Sulltan Selimi I mbahet mend për shkak të luftës së njohur dhe ekspeditës së madhe në Egjipt, gjatë të cilës shtetit Osman ia bashkoi Sirinë, Palestinën, Irakun verior, Hixhazin dhe Egjiptin. Kur kthehej nga ajo ekspeditë për në Stamboll dhe u afrua afër qytetit, ai mësoi se banorët e Stambollit kishin dëgjuar për kthimin e tij, ndaj për çdo ditë dilnin në rrugët e Stambollit duke pritur kthimin e tij, të etur për ta parë dhe për t’i përgatitur një pritje dinjitoze dhe për të festuar që është kthyer i gjallë dhe që atë ekspeditë ushtarake e kurorëzoi me fitore të lavdishme.
Sulltan Selimi I mësoi këtë dhe kjo informatë e shtrëngoi në gjoks. Prandaj urdhëroi që ushtria të vendosin kampin e tyre në pjesën aziatike dhe të mos hynë në Stamboll, e cila në atë kohë ishte në pjesën evropiane, deri sa të mos merret urdhër tjetër Vezirët, komandantët dhe ushtria u habitën me këtë veprim, meqë nuk e dinin shkakun dhe as që kishin guxim të pyesin sulltan Selimin I për përgjigje ndaj kësaj fshehtësie. Akoma ishte ditë dhe deri në Stamboll kishte gjithsejtë edhe një deri dy orë ecje, ndaj vezirët, komandantët dhe ushtria pyeteshin përse ndodh vonesa e qëllimshme e hyrjes në qytet. Të gjithë ata dëshironin që sa më parë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe t’i takojnë të dashurit e tyre.
Pas të gjithave, përse është vonesa kur banorët e Stambollit presin me padurim kthimin e tij dhe duan t’u përgatitin mirëpritjen e merituar dhe të bëjnë dua për Sulltanin e vet dhe ushtrinë e tij të madhe. Ushtria dhe komandantët ishin në siklet dhe çdonjëri priste dhe shpresonte se sulltan Selimi I do të ndërroj vendimin dhe do të lejoj hyrjen në Stamboll. Megjithatë, orët kalonin dhe dielli i afrohej perëndimit, ndërsa akoma nuk ka asnjë shenjë ndryshimi. Mandej filluan të mendojnë kush ka mundësi dhe të drejtë që të bisedoj me Sulltanin rreth vonimit të hyrjes në Stamboll. Vezirët dhe komandantët jepnin sugjerime dhe nuk gjetën person më të përshtatshëm se dijetarin e njohur, shejh Ibnul-Kemalin të cilin sulltani e donte dhe respektonte jashtë mase. I sugjeruan Shejh Ibën-Kemalit dhe ai pranoi. Kërkoi të merr leje tek sulltan Selim I dhe ai e pranoi.
Pasi që ul para Sulltanit, Ibnul-Kemali i tha: “Sulltani im, kam ardhur të pyes dhe transmetojë atë që pyeten komandantët dhe ushtria.” Sultan Selim I iu përgjigj: “Thuaj lirshëm çfarë ke, shejh Ibnul-Kemal.” Ibn-Kemal ka thënë: “Sulltan, ushtria juaj është e hutuar. Ata pyesin veten pse sulltani nuk lejon hyrjen në Stamboll, ndërsa banorët e qytetit janë duke na pritur për të festuar kthimin e tij dhe ta falënderoj Allahun që është i gjallë dhe mirë dhe për të festuar një fitore të madhe.” Sulltan Selim I me dinjitet iu përgjigj: “O Ibnul-Kemal, ty sikur nuk më njeh mua?! Ty e di që unë nuk bëj xhihad për famë dhe reputacion, dhe që pas kthimit nga betejat dikush të kremtoj që jam kthyer i gjallë. Unë luftoj dhe bëj xhihad vetëm në emër të Allahut dhe arritjen e kënaqësisë së tij.”
Kur ra nata, sulltan Selimi I urdhëroi lëvizjen dhe hyrjen e ushtrisë në qytet. Mandej ai me disa shokë dhe rojet hipi në barkë dhe hyri në Stamboll dhe shkoi në drejtim të kalasë së tij, ndërkaq banorët e Stambollit nuk e panë dhe nuk e dinin që sulltan Selimi ka hyrë në Stamboll.