Abdulmexhiti II (Turqishtja osmane: عبد المجید ثانی, Abdü’l-Mecîd-i-sânî, Turqisht: Halife Abdülmecit Efendi, 29 maj 1868 – 23 gusht 1944) ishte kalifi i fundit i Dinastisë Osmane, nominalisht kreu i 37-të i Shtëpisë Perandorake Osmane nga vitit 1922 deri më 1924.

Abdylmexhiti II

Biografia

Redakto

Abdylmexhiti II lindi në Pallatin Dolmabahçe, Beşiktaş, te prindërit Sulltan Abdyl Aziz dhe Hayranidil Kadın. Ai ishte vëllai më i ri i plotë i Nazime Sulltan.

Në përputhje me zakonin e vonë osman, Abdylmexhiti ishte i mbyllur në pallat deri sa ishte 40 vjeç. Më 4 korrik 1918, kushëriri i tij i parë Mehmeti VI u bë sulltan dhe Abdylmexhiti u emërua Princ i Kurorës. Kur kushëriri i tij u rrëzua më 1 nëntor 1922, Sulltanati Osman u shfuqizua. Por më 19 nëntor 1922, Princi i Kurorës u zgjodh kalif nga Asambleja Kombëtare TurkeAnkara. Ai u vendos në Stamboll më 24 nëntor 1922.

Më 3 mars 1924, gjashtë muaj pas themelimit të Republikës Turke nga Qemal Atatyrk, hilafeti osman u shfuqizua dhe dinastia osmane u rrëzua dhe u dëbua nga Turqia.

Abdylmexhitit iu dha titulli i Gjeneralit në Ushtrinë Osmane, por nuk kishte prirje të forta ushtarake. Ai kishte një rol më domethënës si Kryetar i Shoqatës së Artistëve Osmanë.

Ai konsiderohet si një nga piktorët më të rëndësishëm të artit osman të periudhës së vonë. Pikturat e tij të Harem, që tregojnë një mbledhje moderne muzikore, dhe të gruas së tij, Şehsuvar Hanım, duke lexuar romanin e Gëtes Faust, shprehin ndikimin e Evropës perëndimore në rrethin e tij elitar. Këto u shfaqën në një ekspozitë të pikturave osmane të vitit 1918 në Vjenë. Autoportreti i tij personal mund të shihet në muzeun Istanbul Modern.

Abdylmexhiti ishte gjithashtu një koleksionist i zjarrtë i fluturave, një aktivitet që ai ndoqi gjatë 20 viteve të fundit të jetës së tij. Revista e tij e preferuar ishte Revue des deux Mondes.

Më 23 gusht 1944, Abdylmexhiti II vdiq në shtëpinë e tij në Bulevardin Suchet, Paris. Vdekja e tij përkoi me Çlirimin e Parisit nga pushtimi gjerman. Ai u varros në Medinë me rekomandimin e Mbretit SaudArabisë Saudite.