Gjermania Naziste, e njohur zyrtarisht si Rajhu Gjerman nga 1933 deri në 1943, dhe Rajhu i Madh Gjerman nga 1943 deri në 1945, ishte shteti gjerman midis viteve 1933 dhe 1945, kur Adolf Hitleri dhe Partia Naziste kontrolluan vendin, duke e transformuar atë në një diktaturë. Nën sundimin e Hitlerit, Gjermania u bë shpejt një shtet totalitar ku pothuajse të gjitha aspektet e jetës kontrolloheshin nga qeveria. Rajhu i Tretë, që do të thotë "Mbretëria e Tretë" ose "Perandoria e Tretë", aludoi në pretendimin nazist se Gjermania naziste ishte pasardhëse e Perandorisë së Shenjtë Romake (800–1806) dhe Perandorisë Gjermane (1871–1918). Rajhu i Tretë, të cilin Hitleri dhe nazistët e quanin Rajhu Mijëvjeçar, përfundoi në maj 1945 pas vetëm 12 vjetësh kur aleatët mundën Gjermaninë, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Rajhu Gjerman
(1933–1943)
Deutsches Reich

Rajhu i Madh Gjerman
(1943–1945)
Großdeutsches Reich
1933–1945
Flag of Gjermania Naziste
Flamuri
(1935–1945)
Stema (1935–1945) e Gjermania Naziste
Stema
(1935–1945)
Himnet: 
Das Lied der Deutschen
("Kënga e Gjermanëve")

Horst-Wessel-LiedStampa:Hsp[a]
("The Horst Wessel Song")
Greater German Reich (1942).svg
Kontrolli territorial i Gjermanisë në maksimum shtrirja gjatë Luftës së Dytë Botërore (në fund të vitit 1942): Stampa:Parabr
Kryeqyteti
dhe qyteti më i madh
Berlin
52°31′N 13°23′E / 52.517°N 13.383°E / 52.517; 13.383
Gjuhët e zakonshmeGjermanisht
Besimi
[1]
NofkaGjerman
Qeveria
Lloji i qeverisjesShteti unitar nazist njëpartiak fashist nën një diktaturë totalitare
Kreu i shtetit 
• 1933–1934
Paul von Hindenburg[c]
• 1934–1945
Adolf Hitler[d]
• 1945
Karl Dönitz[c]
Kancelari 
• 1933–1945
Adolf Hitler
• 1945
Joseph Goebbels[e]
• 1945
Lutz von Krosigk[f]
KuvendiReichstag
Reichsrat (u shkri më 1934)
Epoka historikendërluftaStampa:*Lufta e Dytë Botërore
30 janar 1933
23 mars 1933
• Anschluss
12 mars 1938
1 September 1939
30 prill 1945
2 maj 1945
• Dorëzimi
8 maj 1945
5 qershor 1945
Sipërfaqja
1939633,786 km2 (244,706 sq mi)
1940823,505 km2 (317,957 sq mi)
Popullsia
• 1939
79,375,281
• 1940
109,518,183
Ekonomia
MonedhaReichsmark (ℛℳ)
Të dhëna të tjera
Paraprirë nga
Pasuar nga
Republika e Weimarit
Shteti Federal i Austrisë
Gjermania Lindore
Gjermania Perëndimore
Austria
  1. ^ Më 12 korrik 1933, Reichsinnenminister Wilhelm Frick, Ministri i Brendshëm, urdhëroi që Horst-Wessel-Lied të luhej menjëherë pas himnit kombëtar Das Lied der Deutschen, më së miri i njohur si Deutschland Über Alles.Tümmler 2010, p. 63.
  2. ^ Përfshirë Protektoratin e Bohemisë dhe Moravisë dhe Qeverinë e Përgjithshme
  3. ^ a b si President
  4. ^ si Führer und Reichskanzler
  5. ^ De jure nga 30 prilli deri më 1 maj.
  6. ^ De jure nga 2 maji deri më 23 maj.

HistorikuRedakto

Më 30 janar 1933, Hitleri u emërua kancelar i Gjermanisë nga presidenti i Republikës së Vajmarit, Paul von Hindenburg. Me ardhjen e tij në pushtet, Hitleri nisi procesin e prishjes së sistemit të kontrolleve dhe balancave, duke krijuar mundësinë e krijimit të shtetit totalitar me ligjet dhe strukturat ekzistuese të Republikës së Vajmarit.

Djegia e Rajhstagut u përshkrua nga nazistët si fillimi i një revolucioni komunist dhe Hitleri i kërkoi Hindenburgut të miratonte Dekretin presidencial të Zjarrit të Rajhstagut, i cili frenoi ndjeshëm të drejtat civile për qytetarët gjermanë dhe pezulloi lirinë e shtypit dhe të drejtat e habeas corpus.

Akti mundësues i vitit 1933 ishte një ligj special që i dha kabinetit gjerman dhe kryesisht kancelarit kompetencat për të krijuar dhe zbatuar ligje pa përfshirjen e Parlamentit ose të Presidentit të Republikts. Miratimi i këtij ligji, solli de facto krijimin e Gjermanisë naziste. Partia Naziste që në hartimin e këtij ligji, dhe më pas me manovrat për të arritur kuorumin e votimit, nisi përpjekjet për eleminimin e partive politike në Gjermani. Me miratimin e Aktit Mundësues dhe dekreteve që pasuan, Hitleri eleminoi të gjithë opozitën politike.

Hindenburgu vdiq më 2 gusht 1934 dhe pas vdekjes së tij, Hitleri u bë diktator i Gjermanisë duke bashkuar zyrat dhe kompetencat e kancelarisë dhe presidencës. Një referendum kombëtar i mbajtur më 19 gusht 1934 konfirmoi Hitlerin si Führer (udhëheqës) i vetëm i Gjermanisë. I gjithë pushteti u përqendrua në personin e Hitlerit dhe fjala e tij u bë ligji më i lartë. Qeveria nuk ishte më një organ i koordinuar dhe bashkëpunues, por një koleksion fraksionesh që luftonin për pushtet dhe favore nga Hitleri. Në mes të Depresionit të Madh, nazistët rivendosën stabilitetin ekonomik dhe i dhanë fund papunësisë masive duke përdorur shpenzime të rënda ushtarake dhe një ekonomi të përzier. Duke përdorur shpenzimet e deficitit, regjimi ndërmori një program masiv të fshehtë riarmatimi, duke formuar Wehrmacht (forcat e armatosura) dhe ndërtoi projekte të gjera të punëve publike, duke përfshirë autostrada dhe investime në infrastrukturë që do i shërbenin dhe industrisë së saj të luftës. Kthimi në stabilitetin ekonomik rriti popullaritetin e regjimit.

Gjenocidi, vrasja masive dhe puna e detyruar në shkallë të gjerë u bënë shenja dalluese të regjimit. Duke filluar nga viti 1939, qindra mijëra qytetarë gjermanë me aftësi të kufizuara mendore ose fizike u vranë në spitale dhe azile. Skuadrat paraushtarake të vdekjes Einsatzgruppen shoqëruan forcat e armatosura gjermane brenda territoreve të pushtuara dhe kryen gjenocidin e miliona hebrenjve dhe viktimave të tjera të Holokaustit. Pas vitit 1941, miliona të tjerë u burgosën, punuan deri në vdekje ose u vranë në kampet e përqëndrimit nazist dhe kampet e shfarosjes.

Ndërsa pushtimi gjerman i Bashkimit Sovjetik në 1941 ishte fillimisht i suksesshëm, ringjallja sovjetike dhe hyrja e Shteteve të Bashkuara në luftë do të thoshte që Wehrmacht humbi iniciativën në Frontin Lindor në 1943 dhe nga fundi i 1944 ishte shtyrë në kufirin e para vitit 1939. Bombardimet ajrore në shkallë të gjerë të Gjermanisë u përshkallëzuan në vitin 1944 dhe Fuqitë e Boshtit u zmbrapsën në Evropën Lindore dhe Jugore. Pas pushtimit aleat të Francës, Gjermania u pushtua nga Bashkimi Sovjetik nga lindja dhe aleatët e tjerë nga perëndimi, dhe kapitulluan në maj 1945. Refuzimi i Hitlerit për të pranuar humbjen çoi në shkatërrim masiv të infrastrukturës gjermane dhe vdekje të tjera të lidhura me luftën në muajt e fundit të luftës. Aleatët fitimtarë filluan një politikë denazifikimi dhe vunë në gjyq shumë nga udhëheqja naziste e mbijetuar për krime lufte në gjyqet e Nyrëmbergut.

ReferimeRedakto

BurimiRedakto

  • Ericksen, Robert P.; Heschel, Susannah (1999). Betrayal: German Churches and the Holocaust (në anglisht). Minneapolis: Augsberg Fortress. ISBN 978-0-8006-2931-1.
  • Tümmler, Holger (2010). Hitlers Deutschland: Die Mächtigen des Dritten Reiches (në gjermanisht). Wolfenbüttel: Melchior Verlag. ISBN 978-3-941555-88-4.